-
27 Prill 2023, 15:12
-
Vrasja e Nikulajt, Imeraj në Report Tv: Të huajt u zgjodhën për të humbur gjurmët, vetëm ata mund t’i afroheshin! Mënyrë për të shkëputur zinxhirin e hakmarrjes
27 Prill 2023, 14:45Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në Report Tv mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.
-
Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën e fshatit, në pranga 48-vjeçari në Kurbin! Pretendonte se ishte prona e tij
27 Prill 2023, 14:19Një ngjarje e mundshme kriminal është parandaluar në Kurbin këtë të enjte. Një 48-vjeçar i identifikuar si Ardjan Dervishi ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit e një firme private të cilët ishin duke shtruar rrugën. Ai pretendonte se ky territor ishte pronë e tij dhe mori armën “Shotgun” që kishte në banesë dhe kërcënoi punonjësit.
-
'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit
27 Prill 2023, 14:04Haxhia iku 7-vjeç nga Shqipëria, nuk harroi gjakmarrjen! ADN e gjetur në shtëpinë e Edmond Haxhisë dhe në makinat me qira ‘morën në qafë’ vrasësit e Ardian Nikulajt. Gazetarja e Report TV Keti Banushi ka zbuluar se kjo është prova më e madhe shkencore e grupit hetimor. Provat e ADN në shtëpinë e Haxhisë dhe makinat me qira ‘morën në qafë’ vrasësit e Nikulajt!
-
KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Lezhës, Ylli Pjetërnikaj
27 Prill 2023, 12:59Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 27 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj.
-
-
-
-
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Porositësi u tradhtua nga një e afërme, dëshmoi lëvizjet e tij dhe të 5 të dyshuarve! Edmond Haxhia mori në Rinas të huajt! Pritet nisja e letërporosive
27 Prill 2023, 11:28Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët.
-
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, ministri Manja: Sapo të jenë gati, nisim urgjent letërporositë për homologët e huaj për 6 personat në kërkim
27 Prill 2023, 11:05Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë duke thënë se sapo të përgjatiten, do të nisin me urgjencë letërporositë për 6 autorët e dyshuar dhe të nisin puna me homologët e vendeve të tjera.
-
-
Report TV zbërthen me pamje dinamiken e vrasjes së Nikulajt! ‘Spiuni’ anglez në hotelin e biznesmenit 8 ditë para krimit! Ekzekutori portugez hyn në lokal pas informatave
26 Prill 2023, 22:53Pasi kishte marrë porosinë dhe paratë nga Edmond Haxhia, shtetasi anglez Steven Hunt që shërbeu si informator, shkoi i qetë në hotel Coral në pronësi të Adrian Nikulajt, për të mbikëqyrur çdo lëvizje të tij e për të informuar më vonë ekzekutorin portugez Ruben Saravia të cilin po e shihni në këtë foto ekskluzive të siguruara nga Report Tv.
-
FOTO/ Ky është vrasësi i Ardian Nikulajt! Portugezi përshëndeti në shqip biznesmenin për ta bërë konfuz
26 Prill 2023, 21:10Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt.
-
Ja FOTO ekskluzive e porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia
26 Prill 2023, 20:05Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia. Report Tv ka siguruar foton e tij. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin.
-
-
JA VIDEO/ 'Spiuni' anglez në hotelin e Ardian Nikulajt prej ditësh, e vëzhgonte dhe informonte vrasësin portugez! Momenti kur gjen recepsionistin në gjumë
26 Prill 2023, 19:48Report TV ka siguruar videon e momentit kur shtetasi anglez, Steven Hunt ka mbërritur në hotelin e Ardian Nikulajt në datën 11 prill ku ka gjetur duke fjetur recepsionistin e hotelit
-
-
-
-
-
-
Tani që vrasësi nuk është Edi Rama, çfarë i mbetet Berishës dhe gazetarëve të tij të thonë?
26 Prill 2023, 18:36Menjëherë pas vrasjes së Ardjan Nikulajt në Lezhë, mediat dhe gazetarët e Sali Berishës, pa respektuar asnjë kod normal jo të gazetarisë, se ato nuk i njohin, por as njerëzor, deklaruan se atë e vrau Edi Rama.
-
-
-
Kandidati i PD-së për Mirditën në Report Tv: Fokusi ynë, frenimi i largimit të të rinjve! Jemi të gjithë të bashkuar për ndryshimin
26 Prill 2023, 17:13Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës, Albert Melyshi, në një intervistë për Report Tv prezantoi disa nga pikat e programit të tij, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj
-
Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)
26 Prill 2023, 16:29Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Mësohet se organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes është Edmond Haxhia. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 4 persona të tjerë të huaj.
-
‘Vendoret’, Pjerin Ndreu në Report tv: Qytetin e gjetëm si gërmadhë në degradim nga menaxhimi i keq! Kemi sjellë ekuilibër financiar në bashki
26 Prill 2023, 16:29Ndreu u shpreh se bashkinë e gjetën në një gjendje shumë të renduar nga ana financiare, ndërsa theksoi se qyteti kishte i ngjante një gërmadhe në degradim. Sipas Ndreut ato kanë sjellë një ekuilibër financiar në bashki dhe janë rritur investimet
-
-
U kapën duke transportuar mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë, gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për Manukën dhe Loshën
25 Prill 2023, 17:15Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg, pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv.
-
VIDEO /Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç përplas 65-vjeçaren pranë fshatit Zejmen në Lezhë
25 Prill 2023, 14:04Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç ka përplasur një person pranë fshatit Zejmen të Lezhës.
-
-
-
Vajza e Ardian Nikulajt poston VIDEO-n prekëse të të atit: Fluturo lart engjëll i bukur
24 Prill 2023, 18:56Gleida Nikulaj, vajza e biznesmenit-politikan në Lezhë, Ardian Nikulaj ka publikuar një video prekëse të të atit nga momenti kur ai ka festuar 50-vjetorin në festën madhështore.
-
Plagosi me thikë 27 vjeçarin në Lezhë pas konfliktit të çastit, arrestohet i riu (EMRI)
24 Prill 2023, 17:10Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë të riun A.K, 27 vjeç.
-
-
-
-
VIDEO-FOTO/ Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, kamerat filmuan makinën ‘Land Rover Deefender’ që dyshohet se mori autorin bashkë me motorin e tij
23 Prill 2023, 21:21Report Tv ka siguruar video dhe foto, të fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku duket një makinë "Land Rover deefender" me targa zvicerane në fshatin Kukël në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Ardian Nikulaj. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për gjetur mjetin.
-
Video Lajm/ Automjeti lëviz përmes shëtitores së Shëngjinit, rrezikon qytetarët
23 Prill 2023, 15:51Teksa temperaturat janë rritur zona turistike e Shëngjinit ka nisur te frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave
-