-
Sinan Hajdari, fermer nga Fieri, i cili ka ngritur stanin prej vitesh në Shtyllas, Levan, thotë se i kanë helmuar më shumë se 15 kokë dele në stanin që i kanë ngritur prej 13 vitesh. Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se këtë mund të kenë bërë persona me të cilët ai kishte pasur konflikte të mëparshme
24 Dhjetor 2021, 11:41 -
Abuzuan me tenderat, SPAK çon për gjykim drejtorin e burgut të Lushnjës dhe 5 punonjës
24 Dhjetor 2021, 10:47Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO, ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhin, Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish punonjes në IEVP Lushnje dhe Xhesika Kajën për moskallëzim krimi
-
Shpërndanin kokainë e heroinë, prangosen 2 persona në Fier, mes tyre një vajzë 30-vjeçare (EMRAT)
23 Dhjetor 2021, 12:33Elinor Gjyshja 33 vjeç dhe Irena Nana 30-vjeçare janë vënë sot në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohen se shpërndanin në qytet droga të forta, kokainë dhe heroinë.
-
Investimi i Bankers Petroleum Albania për banorët e lagjes Bishanakë në Fier, mjedise të gjelbërta e hapësira shplodhëse për qytetarët
22 Dhjetor 2021, 11:30Banorët e lagjes Bishanakë në Fier kanë në dispozicionin e tyre një sipërfaqe të gjelbërt në sajë të investimit të kryer nga Bankers Petroleum Albania.
-
VIDEO/ Nuk kanë kontejnerë, banorët e Golemit në Lushnje në shenjë proteste bllokojnë rrugën me plehra
22 Dhjetor 2021, 09:39Banorët e fshatit Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara
-
I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, arrestohet autori në Divjakë
21 Dhjetor 2021, 19:54Mësohet se ka qenë Ll.M., që ka denoncuar Edmond Gjinin se i ka vjedhur portofolin me një sasi parash duke e goditur me sende të forta.
-
U arrestua nga SPAK, Fatos Tushe përfundimisht jo më kryebashkiak i Lushnjës! Tërhiqet nga kërkesa në Gjykatën Kushtetuese
21 Dhjetor 2021, 12:20Fatos Tushe është tërhequr nga kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra si kryebashkiak i Lushnjës.
-
Në qarkun e Fierit, vetëm 20 anëtarë votuan kundër shkarkimit të Bashës
19 Dhjetor 2021, 18:20 -
Në Cakran votohet tek zyrat e Njësisë Vendore, Subashi për Report Tv: E pakuptimtë, do të nxirren përgjegjësit
18 Dhjetor 2021, 11:46Pas situatën në Cakran, ku votimi i referendumit për shkarkimin e Bashës po mbahej në zyrat e Njësisë Vendore, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për Report Tv. Ai thotë se u morën masat e menjëhershme dhe Policia Bashkiake pezulloi votimin. Sipas tij, të hënën do të bëhet një analizë e detajuar mbi këtë situatë dhe nëse është e nevojshme do të merren masa administrative.
-
-
Aktori i madh i humorit, Luftar Paja feston 80-vjetorin, dekorohet me çmimin ‘Qytetar Nderi’
17 Dhjetor 2021, 21:14Aktori i mirënjohur Luftar Paja u gjend mes miqve, artistëve dhe njerëzve të skenës në Teatrin Bylis në Fier kur mori urimet dhe emocionet për 80-vjetorin e tij.
-
I biri vrau gruan e kunatën 2 vite më parë, i ati i Gazment Mustës: Të pezullohet dënimi me burgim të përjetshëm, ka shkelje! Më ndalojnë të takoj nipërit
14 Dhjetor 2021, 13:15Babai i Gazment Mustës është kundër vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të djalit të tij, edhe pse e pranon se i biri është fajtor për krimin e dyfishtë. Ai thotë se gjyqet në shkallën e parë dhe në Apel janë kryer me shkelje pasi nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët.
-
Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 27-vjeçari në Fier
14 Dhjetor 2021, 09:4727-vjeçari Klaudio Tringa ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër.
-
-
-
Tokat bujqësore në Fier nën ujë, shtëpitë 'nën pushtetin' e baltës
13 Dhjetor 2021, 08:59 -
Situata e përmbytjeve në vend, ministrja e Arsimit pezullon zhvillimin e mësimit në disa shkolla në qarkun e Vlorës e të Fierit
12 Dhjetor 2021, 20:34Për shkak të përmbytjeve në disa zona në qarkun e Vlorës dhe të Fierit, Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë mësimin deri në përmirësimin e situatës në terren. Kështu bëri me dije, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, duke shtuar se po ndjek ne kujdes situatën në terren.
-
-
-
Gjendet i pajetë në një dhomë pronari i një hoteli në Fier
11 Dhjetor 2021, 14:38Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fier në një dhomë hoteli, që ishte në pronësi të tij. Ngjarja u regjistrua në lagjen "8 shkurti", ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit me inicialet H.O..
-
U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA arreston punonjësin e policisë dhe inspektorin e Kukësit
10 Dhjetor 2021, 19:49Tundimit për të nxjerrë të ardhura nga emigrantët e paligjshëm, duket se nuk i kanë shpëtuar edhe efektivë të policisë. Bëhet fjalë për Y. L. inspektor në Policinë e Kukësit. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe I. Ç.
-
Përfshihet nga flakët një çerdhe në Fier, evakuohen fëmijët! Nga zjarri fatmirësisht vetëm dëme materiale (VIDEO)
9 Dhjetor 2021, 11:15Një çerdhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk ka patur fëmijë apo staf të lënduar. Zjarri përfshiu çerdhen numër 4 në qytet, teksa fëmijët u evakuuan nga stafi i edukatorëve në një hyrje tjetër.
-
Vidhnin naftë me autobote në zonën naftëmbajtëse, arrestohen 4 punonjës të kompanisë Albpetrol
8 Dhjetor 2021, 15:084 punonjës të kompanisë Albpetrol janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë të përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës në zonën e Visokës. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës.
-
U shkarkua nga detyra pasi u arrestua nga SPAK! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak i Lushnjës
8 Dhjetor 2021, 13:37Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.
-
VIDEO/ Lushnjë, protestë kundër ARRSH për kalimin tek 'Pushimi i shoferit'
8 Dhjetor 2021, 13:32Banorët dhe tregtarët tek Pushimi i Shoferit në rrugën Lushnjë Fier i kanë paraprirë aksionit të ARRSH që po mbyll hyrje daljet e rrezikshme Protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetë të Partisë demokratike Luan Baci dhe Saijmir Koreshi.
-
Dyshohet se po vidhnin naftë me dy autobote në Visokë-Qafë Kash, policia shoqëron disa persona
7 Dhjetor 2021, 22:56Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës.
-
Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin
7 Dhjetor 2021, 10:15Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
-
Bankers Petroleum Albania 7.5 milionë dollarë në projekte në shërbim të komunitetit, kryebashkiakja e Roskovecit: Investimet për qytetarët, në qendër të vëmendjes së kompanisë
6 Dhjetor 2021, 14:26Kompania ka ngritur dhe zbatuar projekte të veçanta që kanë mundësuar zhvillimin ekonomiko-social të banorëve të zonës. Ndër projektet më të rëndësishme janë ai i granteve në bujqësi dhe ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
-
Fier/ Zetori bie në kanal, humb jetën 55-vjeçari, plagoset e bija 10 vjeçe
5 Dhjetor 2021, 16:23Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit pasditen e sotme ku një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur vajza e tij vetëm 10 vjeçe, pasi zetori me të cilin ata po lëviznin ra në kanal.
-
Aksion kundër lojërave të fatit në Fier, tre të arrestuar, dy nën hetim, shpallet në kërkim pronari i një lokali! Sekuestrohen 9 celularë
5 Dhjetor 2021, 09:33Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
-
Operacion gjatë gjithë natës kundër lojërave të fatit në Vlorë dhe në Fier, 6 në pranga dhe 5 të tjerë që po vinin baste në hetim! Bllokohen disa pika llotosh
5 Dhjetor 2021, 08:593 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që 3 të tjerë janë prangosur në Fier nga një operacion i veçantë i policisë atje.
-
Çmontimi i Rafinerisë, Alibeaj pyet Ramën: Për llogari të cilit oligark po e çon për skrap uzinën e Ballshit? Ndalni presionin ndaj punëtorëve
4 Dhjetor 2021, 18:33Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një statusi në rrjete sociale ka pyetur kryeministrin Edi Rama se për llogari të cilit oligark e çoi për skrap uzinën e Ballshit ndërsa pyet gjithashtu kryeministrin se për llogari të kujt po çohen në ndjekje penale disa protestues. Alibeaj thekson se qeveritarët duhet të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare.
-
Demokratët e qarkut të Shkodrës lexojnë emrat, Shala: 70% e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit
4 Dhjetor 2021, 12:53Delegatët e Partisë Demokratike nga qarkut i Shkodrës, kanë verifikuar sot në selinë blu firmat që kanë hedhur në favor të ‘Foltores’, së ish-kryetarit Berisha, për të mbledhur Kuvendin e PD-së më datën 11 dhjetor
-
Kuvendi i 11 dhjetori, njerëzit e Berishës vijojnë me leximin e emrave: Në Fier kanë firmosur 88.6%, në shkodër 70%
4 Dhjetor 2021, 11:52Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës kanë dalë para mediave dhe kanë publikuar emrat e delegatëve të cilët sipas tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-Kryeministri.
-
Protestuan para Rafinerisë së naftës në Ballsh, procedohen penalisht 4 naftëtarë, policia: Bllokuan rrugën
4 Dhjetor 2021, 10:224 naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër
-
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Erion Braçe: Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati një aset kombëtar jetik
4 Dhjetor 2021, 10:12Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës. Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Për këtë situatë të krijuar ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe.
-
Vendimi i qeverisë/ Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Fierit, ja kush e zëvendëson
3 Dhjetor 2021, 16:44Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala është liruar nga detyra. Ky vendim marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar Lefter Shehaj.
-
GJKKO rikthen në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës: Ka nevojë për hetime shtesë! Qerim Isamili akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit
3 Dhjetor 2021, 14:13Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot në SPAK dosjen për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Isamili, me argumentin se ka nevojë për hetime shtesë, duke rëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për kalimin për gjykim të çështjes.
-
-
Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën
3 Dhjetor 2021, 11:09Një ditë pasi Report TV zbuloi ekskluzivisht shitjen e rafinerisë së Ballshit, naftëtarët janë ngritur sërish në protestë sot, duke kërkuar me forcë ndaljen e punimeve për demontimin e uzinës deri në marrjen e 13 pagave të prapambetur, ose në të kundërt do të rifuten në grevë urie.