-
Sali Berisha ka akuzuar Agron Kapllanaj, kreun e komanduar të degës së PD Fier, se ka përfituar milionat nga PS për ndërtimet. Kjo ka sjellë reagimin e Kapllanajt duke i cilësuar shpifje pasi Berisha nuk e pranon dot se demokratët e Fierit janë me Bashën. Ndërsa vetë PD shkruan se këto sulme janë të padëmshme kur vijnë nga persona të korruptuar si Sali Berisha.
26 Janar 2022, 19:13 -
Berisha mëson SHBA-në si të luftojë korrupsionin, sulmon Yuri Kim: Mos u sill si sekretare ideologjike e PS dhe mos inkurajo prokurimet direkte
26 Janar 2022, 17:17Edhe pse vetë u fut në listën e zezë të SHBA pikërisht për korrupsionin që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në qeverisje të vendit, Berisha ka vendosur "t'i jap leksione" ambasadores Yuri Kim duke i rekomanduar që në vend që të inkurajojë prokurimet direkte, duhet të këmbëngul në tenderat e hapur.
-
Masakra e Lushnjës në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin! Rrëzohet akuza për atentat ndaj Xhulio Shkurtit
25 Janar 2022, 18:15GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, pasi janë deklaruar fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017
-
Harta e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Lushnjë kundër: Do shtojë varfërinë e qytetarëve! 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore
25 Janar 2022, 17:11Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë Lushnjë, Durim Meta u shpreh se përkrah këtë nismë të avokatëve, teksa shton se Lushnjë do kthehet në një 'fshat të madh'. Ai shton se me mbylljen e Gjykatës Civile rreth 40 mijë qytetarët do të duhet të shkojnë në Fier për çdo çështje gjyqësore.
-
Ambasadori rumun dhuron pajisje në spitalin rajonal të Fierit: Donacionet do të vazhdojnë! Balla: Janë njësoj të rëndësishme gjatë dhe pas pandemisë
25 Janar 2022, 13:12Ambasador rumun Octavian Serban, në kuadër të spitalin rajonal të Fierit disa pajisje të domosdoshme jo vetëm përgjatë kohës së pandemisë, por edhe pas saj, në kuadrin e një projekti i cili financohet nga Rumania.
-
Fier/ Të dehur në timon, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 10 shoferë! 1,231 gjoba në javën që lamë pas
25 Janar 2022, 10:21Mësohet se ‘Rrugorja’ ka pezulluar 5 leje drejtimi ndërsa në total janë vendosur 1,231 masa administrative. Policia ka arrestuar në javën që lamë pas 10 persona.
-
Rritet interesi i të rinjve fierakë për kurse profesionale! Zanatet më të kërkuara: hidraulik, parukeri dhe kuzhinë
25 Janar 2022, 08:07Dëshira për të marrë një profesion apo zanat të kërkuar në tregun e punës ka rritur interesin e të rinjve që ndjekin kurse trajnimi në Fier. Janë mbi 330 të rinj që aktualisht janë të regjistruar falas në një Qendër, ku profesionet më të kërkuara janë elektricist, hidraulik, kuzhinier, parukier dhe estetikë.
-
Gledis Nano nga Vlora: Efektivët që merren me kanabis, jashtë policisë! Së shpejti rezultate për vrasjet mafioze mister
24 Janar 2022, 18:01Nga Vlora, ku zhvilloi analizën vjetore të policisë, drejtori i përgjithshëm, Gledis Nano tha se do shkarkohen të gjithë ata efektivë që përfshihen në trafik kanabisi. Nano tha se së shpejti do ketë rezultate në zbardhjen e vrasjeve mafioze.
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PS nis punën! Rama takime me drejtuesit e qarqeve
24 Janar 2022, 16:35Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, drejtuesit politik dhe deputetët e qarqeve ku do të mbahen zgjedhjet.
-
-
-
-
-
Temperatura deri në -16 gradë, ngricat 'mbërthejnë' Dibrën! Zona të thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës e Kalasë së Dodës të izoluara nga dëbora! Një pjesë prej tyre pa energji elektrike
23 Janar 2022, 09:41Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet, ndërsa disa zona janë prej 72 orësh pa energji elektrike
-
ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes në lëvizje dhe pajisuni me zinxhirë e goma dimërore
23 Janar 2022, 09:29Prej ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura ekstremisht të ulta, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C. Reshje dëbore gjatë natës ka pasur në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj si dhe në zonën Hani i Hotit Tamarë, ndërsa nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve
-
Gjanica 'vishet' me pllaka guri, por rrjedh uji i ndotur nga hidrokarburet
22 Janar 2022, 18:57Sheshi që po shtrohet me pllaka guri ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Gjanica. Faza e dytë e punimeve po kryhet me një fond prej 630 milion lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
-
PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës
21 Janar 2022, 18:30Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, tha se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në
-
Ngriti shtëpi bari bashkë me tre shokët në Lushnjë, pas një viti në kërkim arrestohet 32-vjeçari
21 Janar 2022, 10:06Një 32-vjeçar është arrestuar pas thuajse një viti në kërkim, si autor i ngritjes së një shtëpie bari në Lushnje së bashku me 3 shokë të tjerë, të cilët ishin arrestuar më herët. Sot ra në pranga Klevis (Klajdi) Kasa, 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar "Laboratori".
-
Zgjedhjet në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit propozon deri tani 7 kandidatë për Lushnjën, zbulohen 3 më të spikaturit: Vendos anëtarësia kush do përfaqësojë demokratët
20 Janar 2022, 18:57Komisioni i Rithemelimit deri tani ka propozuar 7 emra si kandidatë për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e 6 marsit. Emrat do i nënshtrohen një votimi nga anëtarësia e PD-së ku do të vendoset për emrin përfundimtar. 3 nga emrat më të spikatur janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.
-
Prej 12 ditësh i zhdukur! Humb kontaktet me familjen 35-vjeçari në Mallakastër, policia nis kërkimet
20 Janar 2022, 13:50Një 35-vjeçar është larguar pa lënë gjurmë në Fier, pasi prej 12 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të
-
-
Radhë sfilitëse në qendrat shëndetësore të Durrësit, qytetarët: Tmerr, rrezikohemi nga COVID! Rritje e rasteve në Fier, nga 100 teste ditore, 40 rezultojnë pozitivë
19 Janar 2022, 16:50Me qindra qytetarë të Durrësit po përballen me radhë sfilitëse në dyert e qendrave shëndetësore. Mungesa e stafeve mjekësore bën që të mos përballohet fluksi i shtuar i pacientëve. Një situatë e ngjashme paraqitet dhe në Fier, ku ka rritje alarmanteve të infektimeve me COVID.
-
Shiste drogë në dyqan, arrestohet 26-vjeçari në Fier! I gjenden 88 doza kokainë dhe 40 grirëse kanabisi (EMRI)
19 Janar 2022, 12:03Mësohet se në dyqanin e tij tabakino, 26-vjeçari shiste edhe kokainë. Sakaq, gjatë kontrollit të dyqanit dhe banesës së të riut janë sekuestruar 88 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 40 grirëse kanabisi.
-
E pazakontë në Fier/ Babai tenton t'i fusë kokainë të birit në burg...vendi i çuditshëm që e kishte fshehur
19 Janar 2022, 11:22Një situatë aspak e zakontë është regjistruar në Burgun e Fierit! Një baba ka tentuar që t'i fusë kokainë të birit në burg, i cili ishte i dënuar.
-
Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar ‘non grata’ merr 10 njerëz në telefon dhe i detyron të bëjnë anti-mitingje (VIDEO)
19 Janar 2022, 10:12Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën, pas anti-mitingjeve që ky i fundit ka thirrur kundrejt Lulzim Bashës, teksa zhvillon takime me strukturat
-
Bankers Petroleum investon 100 mijë dollarë për rikonstruktimin e shkollës 'Koli Dimo' në Fier, 200 nxënës do mësojnë në kushte më të mira (VIDEO)
17 Janar 2022, 18:24Fëmijët e fshatrave Frashër, Verbas dhe Sheqishtë në qarkun e Fierit e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise të rikonstruktuara.
-
E rëndë, Motori përplaset me ‘Audin’, humb jetën drejtuesi 29-vjeçar në Divjakë, nuk kishte kaskë mbrojtëse
17 Janar 2022, 11:59Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Këmishtaj në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar.
-
Shpendi i rrallë migrator viziton ujërat e Liqenit të Prespës, eksperti: Censusi ka zbuluar ‘banorë’ të rinj
16 Janar 2022, 21:37Në parkun Kombëtar të Prespës dhe Divjakës ka nisur censusi i shpendëve migrator, i cili këtë vit po zhvillohet njëkohësisht në Shqipëri, Greqi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Specialistët tregojnë se për shkak të ngrohjes globale numri i shpendëve ka ardhur duke u pakësuar, po jo llojshmëria e tyre. Këtë herë në Liqenin e Prespës është zbuluar një shpend i rrallë “Gavia arktika” .
-
‘Eja, do bëjmë qejf’/ Lihet në burg biznesmeni që ngacmoi seksualisht të miturën në Fier! Foto në rrjete sociale me Ramën, ministrat dhe Yuri Kim
16 Janar 2022, 20:19Mësohet se teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: 'Eja, do bëjmë qejf'. Në rrjete sociale Vesaf Musa shihet mjaft aktiv, ndërsa më herët ka publikuar edhe foto me kryeministrin Rama dhe ministrat e qeverisë.
-
-
-
-
-
-
Basha në Fier: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit! E shkuara le të vejë në djall! I thashë Berishës që t'i thërriste mendjes por e kaloi vijën e kuqe (VIDEO)
16 Janar 2022, 11:08Teksa Lulzim Basha i fliste sot demokratëve në Fier, Sali Berisha ishte në Shkodër, por që mbrëmë kishte menduar t'ia 'prishte festën fierake' pasardhësit të tij. Një grup prej disa dhjetëra mbështetësish të 'Foltores', të nxitur nga ish-Kryeministri, ishin mbledhur në protestë kundër ardhjes së Bashës në Fier pasi sipas tyre e kishin shpallur 'Non Grata'. Momente të vogla tensioni pati herë pas herë por policia ishte aty për të ruajtur qetësinë.
-
Deti 'merr' tokën, Semani dhe Darëzeza më Fier drejt 'zhdukjes'! Erozioni detar shkatërron plazhin dhe pyllin
15 Janar 2022, 15:59Plazhi i bregdetit të Semanit dhe Darëzezës çdo vit e më shumë po shkon drejt zhdukjes për shkak të fenomenit të erozionit detar. Banorët ankohen se për shkak të përparimit të përvitshëm të detit drejt tokës dhe brezit pyjor veç natyrës, po dëmtohen dhe bizneset e vogla lokale përgjatë zonës bregdetare.
-
Policia aksion ‘blic’ për kapjen e personave në kërkim, 3 në pranga! Sekuestrohen një shumë eurosh, kokainë, armë e municion luftarak
14 Janar 2022, 20:19Policia e Shtetit ka kryer një kontroll blic në të gjithë vendin për kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që posedonin armë zjarri me vete. Në pranga kanë rënë 3 persona ndërsa, 32 të tjerë janë shoqëruar në polici
-
Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 64-vjeçari në Fier
14 Janar 2022, 12:57Policia e Fierit ka vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi ngacmonte seksualisht një të mitur.
-
Është përdorur në ngjarje kriminale? Gjendet i djegur Volkswagen-i pa targa në Fier
13 Janar 2022, 16:56Një makinë është gjetur plotësisht e djegur në fshatin Frakull, Fier. Makina është tip “Volkswagen”e ndërsa nga sa bëjnë me dije burimet zyrtare nga Policia mjeti ishte pa targa, çka e bën më të vështirë punën e grupit hetimor për të shkuar deri te pronari apo motivet e djegies së makinës.
-
Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier
13 Janar 2022, 12:43Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë më 12 janar nga një sëmundje e rëndë.