-
‘Mund të isha unë, motra apo mamaja jote’ Dafina Zeqiri shpërthen në lot për të miturën e abuzuar në Kosovë: Komentet tuaja, absurde (VIDEO)
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video në rrjetin social Tik Tok ku shfaqet e përlotur dhe e prekur nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku një e mitura 11-vjeçare u përdhunua nga disa burra.
30 Gusht 2022, 16:45 -
Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën e Beogradin, përpjekje për të bindur palët për marrëveshje
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.
22 Gusht 2022, 14:18 -
FOTOT/ Refuzoi të takonte Begajn në Kuvend, por kreu i LDK takoi Gjukanoviçin në hotel dhe Ramën në kafe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku refuzoi të zhvillojë një takim me Begajn me arsyetimin se ky i fundit nuk pranoi t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë. Sipas një reagimi LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.
16 Gusht 2022, 16:34 -
Nga J Balvin te Mahmood dhe 'Babastars'! Dua Lipa zgjedh emra të famshëm për të performuar në festivalin 'Sunny Hill' në Prishtinë (LISTA)
Vetëm pak ditë na ndajnë nga festivali “Sunny Hill” që do të mbahet në Prishtinë në Parkun e Gërmisë. Nga data 4 deri më 7 gusht do të performojnë artistë shqiptarë dhe të tjerë me famë botërore, mes tyre edhe vetë Dua Lipa.
31 Korrik 2022, 18:44 -
Dua Lipa 'letër dashurie për Kosovën': E lumtur që 'Sunny Hill' do rikthehet në Prishtinë! Që në fëmijëri ëndërroja të kisha muzikantët e preferuar në qytetin tim
Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga festivali “Sunny Hill” që do të sjellë një sërë artistësh shqiptarë dhe të huaj, Dua Lipa e ka cilësuar si ëndërr të bërë realitet. Duke folur në vlogun e saj “Service95”, Dua Lipa tha se dëshira e saj për të sjellë festivalin e saj në Kosovë nuk do të mungojë asnjëherë.
28 Korrik 2022, 19:15 -
Pas takimit me Osmanin, reagon Meta: Të ruajmë qëndrimet pro BE-së dhe NATO-s si e vetmja rrugë e stabilitetit në Rajon
Kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale, thotë se është jetike që të ruhet konsensusi dhe qëndrimi pro BE-së dhe NATO-s, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas Metë
22 Korrik 2022, 19:51 -
Veliaj në Kosovë, nderohet me 'Çelësin e Prishtinës': Të lëmë populizmin! Ata që merren me politikë e kanë mision për të bashkuar dhe sheshuar ndasitë
Në vizitën e tij dje pasdite në Kosovë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Kryetarët e dy bashkive diskutuan edhe për projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, që i afrojnë edhe më shumë Tiranën dhe Prishtinën.
22 Korrik 2022, 13:36 -
Rezoluta Dick Marty, Osmani: Shtrembëroi të vërtetën, Kuvendi tha atë që themi çdo ditë! Meta: Duhet të koordinohemi
Presidentja Vjosa Osmani dhe Meta kanë zhvilluar një takim në Kosovë. të pyetur për miratimin e rezolutës nga Kuvendi Shqiptar dhe nëse ishte i vonuar Osmani u shpreh se Kuvendi ka thënë atë kemi thënë gjithnjë. Nga a
22 Korrik 2022, 11:19 -
Meta: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën! Ju jap fjalën se do bëj më tepër nga mëngjesi i 25 korrikut
Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë p&eu
22 Korrik 2022, 10:54 -
Vjosa Osmani-Metës: Ju keni qenë zëri edhe i Kosovës në sfida të rëndësishme
Në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e tij edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.“Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një
22 Korrik 2022, 10:48 -
E nisi dhe e mbylli me Kosovën, Meta në Prishtinë: Do bëj më shumë pasi të lë detyrën! Osmani: Keni qenë edhe zëri i Kosovës! Dick Marty gënjeu
Atje ku nisi presidencën Ilir Meta në ditët e tij të fundit si kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmanin
22 Korrik 2022, 09:52 -
FOTOLAJM/ Lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e shtetasve të BE-së, protestë për mos liberalizimin e vizave
Një lokal në Prishtinë proteston në mënyrë të veçantë për dështimin e radhës të Bashkimit Evropian për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Pronari i barit ka vendosur një tabelë ku thuhet se u ndalohet hyrja pa viza shtetasve të Bashkimit Evropian, si një reagim më shumë se legjitim i qytetarëve të Kosovës, si i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen.
25 Qershor 2022, 14:16 -
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, ka paralajmëruar të hënën sërish protesta, nëse nuk ndryshohet projektligji për pagën minimale, i cili tashmë është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
20 Qershor 2022, 10:38 -
Sunny Hill Festival rikthehet sërish në Prishtinë, do të mbahet edhe në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht
Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Edicioni special i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Lajmin e ka bërë me dijë kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj
20 Qershor 2022, 09:53 -
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet pas një ndalimi të shkurtër për arsye siguri
Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke evakuuar personelin dhe pasagjerët për arsye sigurie por që pas kontrolleve ka rezultuar një alarm i rremë.
16 Qershor 2022, 18:55 -
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen 2 persona, autori është efektiv policie
Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtënash arme zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës. Bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Mësohet se autori është një efektiv policie.
1 Maj 2022, 19:14 -
Reportazh/ 'Zhdukja më e rëndë se vdekja'
Shaip Ramabaja nga lagjja Hajvali e Prishtinës, tash e 23 vjet, është duke kërkuar djalin e tij, Bashkimin, të cilin për herë të fundit e ka parë më 18 prill të vitit 1999. Asokohe, familja e tij, për shkak të dhunës së forcave serbe në Kosovë, është zhvendosur në fshatin Mramor, rreth 15 kilometra në lindje të kryeqytetit. Por, të përndjekur sërish nga forcat serbe, Shaipi, sikurse edhe një numër shumë i madh i të zhvendosurve të tjerë shqiptarë që ua kishin mësyrë fshatrave të Gollakut, është detyruar të kthehet në Hajvali.
27 Prill 2022, 13:46 -
Të ecësh drejt lirisë me Madeleine Albright
“Edhe pse ne na ndan një oqean, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës”.
24 Mars 2022, 15:00 -
Nata lezhjane në Prishtinë, turizmi, historia dhe trashëgimia kulturore e Lezhës u prezantuan në panairin e kryeqytetit të Kosovës (VIDEO)
Turizmi, historia dhe trashëgimia kulturore lezhjane u prezantuan në një panair në Prishtinë, si një mundësi për njohjen e traditës historike të qytetit.
19 Mars 2022, 16:05 -
Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e kam lëshuar
“Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbetet përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën.
16 Janar 2022, 09:56 -
Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, prokuroria në Prishtinë padit ish-ministrin e Jashtëm, rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vjet
Sipas padisë theksohet se Skënder Hyseni në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volksvagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij
11 Janar 2022, 19:36 -
Pas vizitës në Tiranë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama rezulton pozitiv me COVID
Përparim Rama, kryetari i komunës së Prishtinës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije vetë Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se për momentin nuk ka asnjë simptomë, ndërsa shton se është izoluar në shtëpinë e tij. Kujtojmë se dy ditë më parë, Përparim Rama zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj
11 Janar 2022, 16:28 -
Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, homazhe te shtatorja e Rugovës! Takim me Presidenten Osmani: SHBA-të do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot kishte ditën e tij të parë të punës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës.
10 Janar 2022, 13:24 -
Masat anti-COVID nga Italia, 100 qytetarë bllokohen në aeroportin e Prishtinës
Rreth 100 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar sot që të udhëtojnë drejt Italisë, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. Ajo tha se qytetarët janë ndaluar për shkak të masave të reja nga qeveria italiane, si masa mbrojtëse nga COVID-19.
17 Dhjetor 2021, 20:22 -
Vrau të birin, gjykata e Prishtinës merr vendimin për babanë e Albert Krasniqit: Dënohet me 3 vite dhe 5 muaj burgim për 'vrasje nga pakujdesia'
Skender Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi
7 Dhjetor 2021, 15:46 -
Përparim Rama mori detyrën si Kryetar i Prishtinës, Veliaj: Suksese dhe të priftë e mbara
Përparim Rama është betouar sot si Kryetari i ri i Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kolegun e t
7 Dhjetor 2021, 13:56 -
Përparim Rama merr detyrën e kryebashkiakut të Prishtinës: Nga sot nisimin punën për transformimin e kryeqytetit
Përparim Rama kam marrë zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Prishtinës. Ai ka dhënë betimin ditën e sotme përpara anëtarëve të Kuvendit. Në fjalën e tij Rama ka thënë se nga sot do të vijoj puna për transformimin e Prishtinës.
7 Dhjetor 2021, 13:14 -
‘Një Zë i heshtur shprese’, dokumentari i gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja fiton çmim në Prishtinë
"Një Zë i heshtur shprese”, dokumentari kushtuar personave të Projektit Shpresa në Shkodër, realizuar nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, është fituesi i çmimit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Art Without Limit” që zhvilloi edicionin e tij të dytë në Prishtinë.
4 Dhjetor 2021, 10:11