-
Tepelenë/ 7 anëtarët e familjes Duro jetojnë në kasolle, gjyshja: Apelojmë për ndihmë, jemi në kushte të mjerueshme
Familja Duro prej shtatë anëtarësh në Tepelenë ndodhet në kushte të vështira ekonomike. Ata jetojnë në kasolle që dikur shërbentë për bagëtitë. Me babain në burg dhe nënën e sëmurë, fëmijët apelojnë për ndihmë, pasi për ta edhe një vakt ushqimi është luks.
17 Tetor 2018, 15:51 -
Rrëfimi/ Klora Merlika, të fshehtat tronditëse në kampin e vdekjes së fëmijëve në Turan
Dosja K në Report Tv, solli pamjet ekskluzive nga kampi i Turanit në Tepelenë duke bërë një udhëtim tronditës përmes fakteve e dëshmive të gjetura atje. Ja rrëfimet dhe dëshmitë e të mbijetuarës së këtij kampi, Klora Merlika.
13 Shtator 2018, 07:36 -
Tepelenë, arrestohen babë e bir, autorët e vrasjes së informatorit të policisë, Alket Muho
Policia ka arrestuar autorët e vrasjes së 43-vjeçarit nga fshati Rabie, Alket Muho. Në prangat e policisë kanë rënë Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, babë e bir. Shkak për krimin e rëndë është bërë konflikti për pronën.
7 Shtator 2018, 21:56 -
DETAJE/ Kush e tradhtoi 43 vjeçarin e ekzekutuar me shtatë plumba në Tepelenë?
Pas vrasjes së teplenasit Alket Muho një ditë më parë të shumta janë dyshimet e ngritura. Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për të zbuluar kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator të policisë
7 Shtator 2018, 10:10 -
Rruga e shkatërruar në Tepelenë, banorët apelojnë për ndihmë: Premtimet janë të njëjta, puna zero
3 mijë banorë të njësive administrative Luftinjë e Buz të Tepelenës thuajse janë të izoluar shkak për këtë është bërë rruga e shkatërruar. Ky aks me gjatësi gati 20 km nga qyteti i Memaliajt e deri në kufi me Beratin, nuk është rregulluar ndonjëherë.
4 Shtator 2018, 17:20 -
FOTO/ Arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në Tepelenë, zbulohet pse u dënua në 2016-n
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim"
18 Gusht 2018, 14:22 -
Tepelenë/ Ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, mësuesi 63-vjeçar arratiset pas lirimit nga Gjykata
Arratiset mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena i cili u denoncua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij 11-vjeçare. Gjykata e Gjirokastrës e la në detyrim paraqitje për akuzat, ndërsa prej dy ditësh ai është larguar nga banesa.
16 Korrik 2018, 13:35 -
Nis puna për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë
Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën.
14 Korrik 2018, 11:32 -
Tepelenë, fshati Anë Vjosë pa energji elektrike, banorët: Sa herë që bie shi nuk kemi drita
Linja e energjisë elektrike të shkatërruara kanë bërë që sa herë që bie qoftë edhe një vesë shi, banorët e fshatit Anë Vjosë në rrethin e Tepelenës, ngelen pa drita. Banorët e zonës thonë se kjo situatë është prej shumë vitesh
25 Qershor 2018, 20:12 -
Breshëri shkatërron të mbjellat në Tepelenë, fermerët: Të ndërhyjë shteti
Qindra hektar të mbjella janë shkatërruar nga breshëri i një dite më parë në fshatin Luftinj të Tepelenës. Fermerët shprehen se gjithçka është shkatërruar dhe investimet e tyre kanë shkuar dëm. Një problematikë e tillë nuk është parë ndonjëherë.
22 Qershor 2018, 18:56 -
Tepelenë, gjykata liron mësuesin që u denoncua për abuzim seksual, e mitura tenton vetëvrasjen
Lirohet në sallën e gjyqit, mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores
9 Qershor 2018, 12:52 -
Tepelenë, skandal pedofilie në shkollë, mësuesi ngacmon seksualisht të miturën/Policia e liron: S'ka prova
Një tjetër skandal seksual është regjistruar në shkollat e vendit. Rasti i rëndë i pedofilisë është shënuar në një fshati të rrethit Tepelenë, ku një mësues ka ngacmuar seksualisht një nxënëse minorene.
8 Qershor 2018, 08:18 -
Bashkëpunëtor me tre të rinjtë që transportonin 31 kg kanabis, ndalohet 31 vjeçari nga Tepelena
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar E. Zholi 31 vjeç banues në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim policor i dyshuar si bashkëpunëtor për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
4 Qershor 2018, 15:58 -
Ushtron dhunë në familje, arrestohet autori 29-vjeçar
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka arrestuar një 29 vjeçar, Ervis R, banues në Progonat, Tepelenë, pasi ka ditën e djeshme ka kërcënuar prindërit e tij, shtetasit me inicialet 73 vjeç dhe H.R , 66 vjeçe.
13 Prill 2018, 09:36 -
Tepelenë, i grabitën pronën 66-vjeçarit, procedohen dy zyrtarë të Hipotekës
Tjetërsimi i pronave me dokumente të falsifikuara ka prekur edhe Tepelenën. Dy punonjës të Hitepokës Asim Dervishi dhe V.K, i kanë përjetërsimin e pronën private një 66-vjeçari duke e regjistruar si tokë shtetërore.
6 Prill 2018, 18:17 -
U kapën 'mat' duke vjedhur, arrestohen dy hajdutët në Tepelenë e Gjirokastër
Dy persona janë arrestuar në Tepelenë dhe Gjirokastër, pasi mbi ta rëndon akuza e vjedhjes. Në pranga ka rënë 47-vjeçari Sokol Bajraktari, i kapur duke vjedhur në supermarket, si dhe 49-vjeçari Zija Çollaku, që ka tentuar të vjedhë të moshuarin.
27 Mars 2018, 10:14