- Opinion
- Opinion
- Opinion
-
Opinion
Kisha ku isha
Erdhën nga an' e anës ustallarët më të mirë për t'a ndërtuar sa më madhështore Kishën. Zbrazën veglat, sharrët, sqeparët, gozhdët, te vëndi që iu duk më i përshtatshëm. Kur erdhën të nesërmen për të nisur punën, veglat nuk i gjetën ku i kishin lënë, por më poshtë, në një vend tjetër në thellësi të luginës. Po kështu edhe të nesërmen edhe të pasnesërmen: I linin veglat këtu, i gjenin atje. Derisa ustallarët kuptuan se ishte Shën Marena Ajo që i çonte veglat natën në vendin ku e donte Kishën.
16 Gusht 2021, 10:35 -
Opinion
Koncert
Rruga e Arbërit nis te Kanioni i Dajtit. Sapo hyn në atë Kanion, provon ca mornica në lëkurë, fërgëllim të trupit, rrënqethje të shpinës, ndjehesh si në korridorin hyrës të Teatrit ku po shkon me pa një çfaqje të rrallë me skena mahnitëse dhe aktorë virtuozë që e ke pritur gjatë, dhe më së fundi, rasti fatlum erdhi.
10 Gusht 2021, 16:10 - Opinion
-
Opinion
Si ta kuptosh që je komunist
Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist, si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla duke u fshehur pas pseudonimit, s'ia asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke shokun. T'ia hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falënderosh për të gjitha të mirat 1 njeri të vetëm, je komunist i rrezikshëm, je komunist kërmë, komunist lëpirës.
4 Gusht 2021, 13:04 - Opinion
- Opinion
-
Opinion
Edison Ypi: Zemra Roskovecare
Duke vajtur në Roskovec, befas, shtrirë nën hije pranë e pranë, më dolën para ca roskovecarë të rrumbullakët me zemra të kuqe.Janë të urtë. Janë të pasherr. Rrinë në hall' të vet. Ikin edhe në kurbet. Por nuk qahen, nuk ankohen. Nuk flasin. Nuk bërtasin. S'janë në Facebook. S'janë në Instagram. S'kanë email. S'lexojnë gazeta. S'shëtisin në Internet. Thonë: Jemi roskovecarë. Zemrën e kemi të kuqe dhe të ëmbël. Kaq na mjafton.
23 Korrik 2021, 13:48 - Opinion
- Opinion
-
Opinion
Shko në Lapardha
Mos shko në Lapardha duke pyt njërin e tjetrin: A ka ndonjë restorant të mirë andej nga Lapardhaja ? Në Lapardha nuk shkohet me mbush barkun. Në Lapardha shkohet me mbush Shpirtin. Kur të jesh në Gramsh, mos i pyet gramshakët për cilësinë e rrugës për Lapardha. Ngaqë s'dinë, i bien shkurt, të thonë rruga është e pakakueshme, dhe mërzitesh, dekurajohesh. Mos pyet për rrugën as shqiptarë barkderra që rrinë ulur nëpër kafenera ose bordura, as shoferë me makina të pastra. Njerëz që lëvizin, shofera me makina me rrota me baltë, vetëm ata e dinë, dhe ta thonë, si është rruga.
6 Korrik 2021, 16:09 -
Opinion
Edison Ypi: Majlinda Bufi
Majlinda Bufin, Kryetaren e Roskovecit, zor se e ka bërë mami dhe babi.
30 Qershor 2021, 16:07 -
Opinion
'Vrite tjetrin'
Vritini të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë, bijat, nipat, mbesat, kushërinjtë, kushërirat, fshatin, qytetin, të gjithë, derisa nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta të mbeten vetëm ata dhe ato që nuk e vrasin njëri-tjetrin, qentë, zagarët, buçet, derrat dosat, gjarpërinjtë, nëpërkat, krimbat, zhabat, gaforret.
27 Qershor 2021, 12:59 -
Opinion
Password
Passwordi "pushtetinukështëkokërrfikuqëpasipiqetbiengadegadrejtenëgojë" është aq i bukur e i vërtetë sa me këtë Password Guglli do mahnitet, ndoshta dhe do çmendet, mund ti ndali zemra ose ti bjeri damllaja. Këtë Password nuk e vë, jo se mëshiroj ata që e presin pushtetin tu bjerë në gojë si kokërr fiku, por ngaqë më vjen keq për Gugllin.
24 Qershor 2021, 15:44 - Opinion
-
Mbledhje Partie
Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç'i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të përgatisim garuzhdet, të mprehim kthetrat, të thërresim në ndihmë George Orwellin, të përsosim Newspeakun, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat.
16 Shkurt 2021, 19:51 -
Përqafimi
S'la vënd pa e kërkuar. Kur pasi kishte humbur çdo shpresë se një ditë përqafimin do ta gjente dhe do ta përqafonte, një mbrëmje të ngrohtë gjatë një muzgu të magjishëm, përqafimi i doli para i përkulur në gjysëm errësirë. Nuk e zgjati. U mbush me frymë. Hapi krahët. Mbylli sytë. E përqafoi përqafimin me gjith shpirt. U kënaq pafund. Hapi sytë. Kishte përqafuar një shtyllë.
25 Janar 2021, 17:33 -
Venat e Qytetit
Shqipëria i ndërtoi më së fundi grataçelat, autostradat, tunelet, supermarkatat, restorantet, hotelet, dhe të tjera kollajllëqe të shumpritura konsumistike. Por nuk po e shtojnë proporcionalisht lumturinë. Përkundrazi, po shkaktojnë një dëshpërim misterioz që s'kuptohet nga vjen e ku po shkon.
16 Dhjetor 2020, 15:00 -
Ju që protestoni këto ditë në daçi të mos ju marrë historia për Bitëllsa të paguar, por Shqiptarë Trima zbuloni fytyrat e ndalni shkatërrimet
Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.
14 Dhjetor 2020, 16:20 -
Biçikleta
Biçikleta ishte një rraqe metalike pa moshë. Si sot edhe para edhe pas dhjetë vjetësh mbetej gjithmonë as e re as e vjetër.Biçikleta ishte një "imobiliare" e lëvizëshme që trashëgohej, shitej, falej, këmbehej, vidhej, flinte, zgjohej, plagosej, rënkonte, sëmurej, shërohej, por kurrë nuk vdiste.
24 Qershor 2020, 10:16 -
Qeveria ime
Qeveria ime do ketë prioritet largimin e budallenjve nga jeta publike. Arritjen e këtij objektivi madhor, qeveria ime nuk do ta bëjë si budallenjtë e meritojnë, me krematoriume hitleriane, furra gëlqereje, turrë drush, helmime, mbytje, por përmes reduktimit të rolit të budallenjve me metodën përça e sundo.
22 Qershor 2020, 09:46 -
Caro Sgarbi
Faleminderit që vizitove Shqipërinë, vendin tonë, vendin ku çfarë thuhet është rrenë, çfarë mendohet është herezi, çfarë ndodh është iluzion, çfarë shihet është magji, çfarë dëgjohet është marramendje, çfarë ndjehet është vdekjeprurëse, çfarë vlen vidhet, çfarë lëviz shkërdhehet.
16 Qershor 2020, 09:22 -
Loja e Liut
Ali Zorba ishte tironc. Liu e kishte shtëpinë te palca e tironcllikut, përballë Dervish Hatixhesë, ku rrugicat dhe shtëpitë duken si tru njeriu. Liu dhe unë punonim në një ofiçinë. Liu axhustator, unë inxhinier. Liu vinte në punë dy minura para orarit dhe ikte tre minuta pas orarit.
8 Tetor 2019, 18:43