-
Ypi: Masazhatori i diktatorit
Ta dëshmosh diktatorin është punë po aq serioze sa dhe të dëshmosh krimet e tij. Nuk e bëjnë dot nostalgjikët, as zagarët e kockave të portaleve dhe gazetave, dhe as ata që duke rrëfyer si i kanë matur sheqerin, pulsin, tensionin, më tepër janë kujdesur të publicizojnë veten.
10 Shtator 2019, 18:55 -
Dashurohemi
-Haj fiq. Këputi me dorën tënde. E kam lidhur qenin. Degët e fikut që varen jashtë gardhit janë të udhëtarit. Ju të qytetit kur vini në fshat hani fiq me dijeninë tonë. Ne të fshatit kur vijmë në qytet dashurojmë gratë tuaja pa dijeninë tuaj. Të dashurosh nuk është aq kollaj sa të hash fiq. Ne të fshatit i duam gratë më tepër se ju të qytetit. Unë, për shembull, e dua gruan çmendurisht.
16 Gusht 2019, 18:46 -
Ypi: 100 metra qef
Disa kafene më elegante se kafenetë e Milanos dhe Romës. Nga një rrugicë anësore vjen zhurma e një matrapiku që po hap kanale për fibra optike. Tjetër piceri. Shqipëria e sotme nuk e njeh dyndjen, turmën, kallaballëkun; brenda lokaleve dhe restoranteve nuk ka më tepër se nga katër a pesë klientë
4 Gusht 2019, 10:42 -
Ypi: Filmi shqiptar
Në vendin ku i vetmi kamjon ishte ZIS-i, e vetmja veturë ishte GAZ-i, i vetmi vend gatimi ishte haleja, e vetmja këpucë që nuk fuste ujë ishte çizmja e ushtarit, e vetmja dashuri ishte imagjinata, e vetmja dashnore ishte dora, e vetmja dëshirë ishte të ikje nga syt këmbët; çfarë thoshin se prodhonin, ishin të gjitha rrena. Shqipëria diktatoriale prodhoi vetëm 1 gjë.
24 Korrik 2019, 18:32 -
Edison Ypi: Libri dëgjohet
Për gjithkend që nuk e njeh Letësinë, Artin, por edhe zeje, nuk thuhet "nuk merr sy" apo "nuk merr hundë", por "nuk merr vesh", pra nuk dëgjon muzikat përkatëse. Me gjasa, rilindasit që ishin seriozë dhe "merrnin vesh" nga shumçka, ata duhet të falenderojmë për këtë dhuratë linguistike që zor se ka të dytë në botë për të shquar injorantët.
3 Korrik 2019, 19:37 -
Ypi: Dhjam qeni
Unë e di të vërtetën e thjeshtë, si të dhjamit, të qenit, të dhjamit të qenit dhe të qenit të dhjamit. Dhe dua ta them. Por nuk mundem. Se atë të vërtetë mund ta shkruaj, për shembull, ku ka më tepër dhjamë se qen, në gazetë. Por teprica e dhjamrave ndaj qenve do të pengojë ta kapësh mesazhin, do të lodhi njësoj si për të gjetur gjëlpërën në kashtë.
20 Qershor 2019, 17:57 -
Ypi: Pasul
Pa makinë, pa shok, pa shoqërues, pa këshilla, sugjerime, spjegime. Erresirë, ftohtë, shi, erë. Përpara një vend i panjohur. Ja një taksi. E vetme, e vogël, delikate, e mjerë, Tico-ja koreanojugore, antipodi i Benzave tanë, në rrugët e Shqipërisë, kjo biçim taksie do të ishte zhubravitur në njëqind kilometrat e para.
12 Qershor 2019, 15:47 -
Ypi: Ç'Kushtetutë
Kryeveprat e letërsisë, Librat e shenjtë, Kushtetutat, Ligjet, Kanunet, dukumentat e rëndësishme shkencore etj, janë të gjitha të derdhura në tekste të përsosura, të rrjedhëshme, të pasura ne gjuhë, rreptësisht kompakte dhe koherente në përmbajtje, prandaj dhe është kënaqësi ti kesh e t’i lexosh.
10 Qershor 2019, 19:55 -
Budallai i bukur
Budallenj të bukur kemi pasur gjithmonë. Por kanë qënë pak dhe të pazararshëm, shihnin punën e vet, budallallëkun e vet. Budallallëku dhe budallenjtë e kanë dramatizuar frikshëm tablonë tani që shtimi i budallenjve të bukur po rrezikon budallenj dhe jo-budallenj të bëhen të gjithë budallenj të bukur.
28 Prill 2019, 12:59 -
Komshiu
Të kishe komshi një mediokër që kishte lexuar vetëm "Shvejkun" dhe "Tre Shokët" dhe të shurdhonte me dromca për të vjellë nga ato dy libra, ishte një mënxyrë që nuk rrëfehet dot. Gjysmaku e hidhte aq përpjetë sikur nuk ishit njësoj komshinj të dy, por vetëm ti komshiu i tij.
26 Janar 2019, 17:56