-
Zelensky firmos urdhrin: Çdo i huaj që kërkon të luftojë në Ukrainë s'ka nevojë për vizë! Rusia po bën krime lufte
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një urdhër ekzekutiv që prezanton një sistem të përkohshëm të heqjes së vizave për të huajt që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës duke filluar nga 1 marsi 2022.
28 Shkurt 2022, 23:25 -
Pro e kundër/ Çfarë mendojnë shqiptarët për luftën në Ukrainë? Qytetarët: S’kemi fuqi ushtarake, vetëm dimë të flasim! Shumë të drejta sanksionet
Report Tv pyeti qytetarët se çfarë mendojnë për qëndrimin e shtetit shqiptar kundër Rusisë, dhe nëse do t’i hapnin apo jo dyer ukrainasve në nevojë.
28 Shkurt 2022, 22:17 -
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin.
28 Shkurt 2022, 19:20 -
Oligarkët rusë rebelohen ndaj Putin: Kemi humbur 128 miliard dollarë deri tani
Oligarkët rusë kanë nisur të shfaqin publikisht pakënaqësinë e tyre për vendimet e Putin në lidhje me Ukrainën. Oligarku rus Pjetër Aven, është ndër 36 biznesmenët që u takuan me presidentin Putin në Kremlin.
28 Shkurt 2022, 18:25 -
Banorja nga Ukraina për Report Tv: Situata është e tensionuar, ka tanke në rrugë! Janë vrarë mbi 17 fëmijë dhe rreth 1 mln banorë kanë lënë banesat! Putin të ndalë këtë agresion
Situata në Ukrainë është e tensionuar, ndërsa nga sulmet ruse kanë mbetur të vdekur edhe 17 fëmijë. Kështu tha në një intervistë për emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Lyudmila Bilyashevich, banore në Lviv Ukrainë, e cila tha se tanket ruse janë në rrugë, ndërsa u shpreh se qyteti ende nuk ka rënë në dorë të ushtrisë ruse. Ajo tha se rreth 100 civilë kanë humbur jetën
28 Shkurt 2022, 17:33 -
Zvicra heq dorë nga 'neutraliteti', do të miratojë të njëjtat sanksione si BE kundër Rusisë
Zvicra ka njoftuar se do të heqë dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti federal zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se sanksionet e Zvicrës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian
28 Shkurt 2022, 16:00 -
Një ditë pas kërcënimit, grupi Anonymous në 'aksion'! Hakohen faqet e mediave ruse, publikojnë mesazhe kundër Putinit: Na detyron të gënjejmë e na vë në rrezik
Disa uebfaqe të mediave ruse duket se janë hakuar dhe të paktën tre prej tyre po shfaqin mesazhe kundër luftës dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
28 Shkurt 2022, 14:02 -
Ish-presidenti i Chelsea, Abramovich si ndërmjetësues në bisedimet midis rusëve dhe ukrainasve, ja përse u zgjodh nga Kievi
Biznesmeni rus, Roman Abramovich, u kërkua nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime. Kjo për shkak se ai u cilësua si 'njeri i paqes', pasi dha dorëheqjen si President i klubit të Chelse në Angli për të mos e dëmtuar atë, pasi u përmend si oligark i afërt i Vladimir Putin.
28 Shkurt 2022, 13:50 -
Shishe me imazhin e Putin, fabrika e birrës në Ukrainë prodhon 'kokteje' molotov në vend të pijes alkoolike (VIDEO)
Një fabrikë birre në qytetin perëndimor të Lvivit ka vendosur të kontribuojë në përpjekjet e luftës duke bërë kokteje molotov, në vend të pijes alkoolike. Lënda shpërthyese është futur në shishe me etiketa që shfaqin imazhet e presidentit rus Vladimir Putin.
28 Shkurt 2022, 13:21 -
FSHF-ja e Dukës ndër të paktat në Europë pa masa kundër Rusisë! Polonia letër publike: Vendimet e FIFA-s qesharake
Federata shqiptare e futbollit me në krye Armand Dukën është ndër të paktat në Europë që nuk ka marrë masa ndaj Rusisë për shkak të luftës me Ukrainën. Ndërkohë FIFA ka publikuar planin e saj, por edhe ajo është kritikuar nga Polonia, që e konsideron të turpshëm.
28 Shkurt 2022, 13:11 -
Kievi del nga shtetrrethimi, pas izolimit në bodrumet e ndërtesave, banorët dynden në markete për të marrë ushqime, radhë kilometrike
Sikurse mund të shihet në videon e siguruar nga Report Tv, shihet radhë e gjatë pritje në markete, për të marrë ushqime. Qytetarët në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, e kanë përshkruar situatën si kaotike, ndërsa vijojnë t'i rezistojnë pushtuesve rusë.
28 Shkurt 2022, 10:25 -
Harta/ Putin alarmoi me vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore, ja cilat vende në botë kanë armë nukleare
Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues kundër sulmeve.
28 Shkurt 2022, 09:17 -
Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB për pushtimin e Ukrainës, Këshilltari në qeverinë gjermane: Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha dha deklaratat më të qarta e të vendosura
Këshilltari në qeverinë gjermane, Wolfgang Lucht ka vlerësuar maksimalisht deklaratat e Ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit ka deklaruar mes të tjerash se Ukraina po sulmohet vetëm se kërkon të ekzistojë si vend demokratik.
27 Shkurt 2022, 14:06 -
VIDEO/ Ukraina rimerr kontrollin e qytetit kyç, Kharkiv! Pamje nga luftimet e ashpra në rrugë
Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal. Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë. Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan përleshje e ashpra në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.
27 Shkurt 2022, 13:14 -
FOTOLAJM/ Të shtrirë në tokë me duart pas shpine, arrestohen në Ukrainë diversantët e liderit të Çeçenisë
Ukraina po i bën ballë pushtimit rus, që prej ditësh po bombardon qytetet të ndryshme përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin. Në një foto shihen dy diversantë të udhëheqësit të Çeçenisë, , Ramzan Kadyrov, të shtrirë në tokë e me duar pas shpine, pas arrestimit nga forcat ukrainase. Sipas mediave të huaja, diversantët po udhëtonin me një ambulancë, ku u bë i mundur arrestimi i disa prej diversantëve, ndërsa disa të tjerë u qëlluan për vdekje.
27 Shkurt 2022, 12:25 -
Ekskluzive/ Deputetët e Ukrainës të shpërndarë në disa shtete, koordinojnë ndihmën ndërkombëtare me armatime dhe ushqime! Ngrihen edhe baza për të pritur luftëtarët e huaj
Ukraina duket se po lufton në të gjithë frontet dhe me të gjitha mënyrat Rusinë dhe në ditën e katërt të pushtimit, rezistenca është e fortë. Report Tv mëson se disa deputetë ukrainas janë shpërndarë në disa shtete fqinjë, duke koordinuar ndihmat ndërkombëtare me armatime dhe ushqime.
27 Shkurt 2022, 12:18 -
Sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë, si paralizojnë bankën qendrore ruse dhe ulin fuqinë e instrumentit kryesor financiar me të cilin Putin kishte përgatitur luftën
Efektiviteti i sanksioneve të tjera ndaj bankave, më i rëndësishmi i paketës së lançuar mbrëmë bllokon një sërë institucioneve tregtare ruse, të cilëve u ndalohet qasja në operacione në euro dhe dollarë dhe për rrjedhojë edhe rifinancimi i borxheve të tyre në euro dhe dollarë.
27 Shkurt 2022, 12:14 -
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putinin! Konflikti nuk do të mbarojë shpejt dhe do të jetë i përgjakshëm
Sipas Truss, Putin "po bënte një gabim strategjik" duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore do t'i bëjnë ekonomisë ruse. Por ajo shtoi se lufta mund të zvarritet për "disa vite", duke theksuar: "Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë shpejt. Kam frikë se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm".
27 Shkurt 2022, 10:41 -
FOTOGALERI/ Të strehuar në bunkerë mes frikës së bombardimeve, jeta e ukrainasve e kthyer përmbys nga lufta
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për rekrutët civilë dhe për vendasit që të bëjnë bomba molotov si pjesë e luftimit. Rreth 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, por mijëra janë larguar nga kryeqyteti që nga fillimi i pushtimit të enjten.
27 Shkurt 2022, 09:59 -
Si arrijnë të mbijetojnë banorët e qytetit Jakuck, nën temperaturat -50 gradë Celsius?
Nga ky moment, harroni çdo koncept që keni për “të ftohtin”. Mos thoni“Jashtë është pak ftohtë, ndaj duhet të vendos shallin rreth qafës”,“Ta lë të ngrohet pak motorin e makinës, që të shkojë në kohë në punë”apo “Do të vdes nga i ftohti, nëse qëndroj jashtë më shumë se sa disa minuta”.
26 Shkurt 2022, 22:59 -
Sa do të sakrifikojë Perëndimi për Ukrainën?
Për shumë nga ne që jetojmë rehat në Perëndim, kriza në Ukrainë mbetet një luftë e çuditshme, shkalla e së cilës është e vështirë për t’u kuptuar. Udhëheqësit tanë e kanë bërë të qartë që në krye të herës se asnjë ushtar perëndimor nuk do të luftojë për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës.
25 Shkurt 2022, 18:35 -
Komiteti Olimpik thirrje Federatave të të gjitha sporteve: Anuloni aktivitetet e planifikuara në Rusi e Bjellorusi
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u kërkon të gjitha Federatave Ndërkombëtare të Sporteve që të zhvendosin ose anulojnë ngjarjet e tyre sportive të planifikuara aktualisht në Rusi ose Bjellorusi. Ata duhet të marrin parasysh shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveritë ruse dhe bjelloruse dhe t'i japin përparësi a
25 Shkurt 2022, 17:57 -
Rusët shpërthejnë në lot, protesta kundër Putin: Ky është një turp! Ukraina nuk është armiku jonë, do të na urrejë e gjithë bota
Kritikët e Vladimir Putinit në Rusi folën sot duke e akuzuar atë për shkatërrimin e vendit të tyre dhe ‘fillimin e Luftës së Tretë Botërore’ ndërsa protestuesit dolën në rrugët e më shumë se 50 qyteteve pavarësisht kërcënimit se do të akuzoheshin për tradhti.
25 Shkurt 2022, 17:24 -
Ekskluzive/ Gazetarja ukrainase flet në Report Tv pas pushtimit rus, Marina Frolova: S'ka energji elektrike, mungon ushqimi! Gati të luftojmë për vendin tonë
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gazetarja nga Ukraina, Marina Folova, thotë se populli atje po kalon gjendje tmerri, me mungesë energjie, uji e ushqimi. Ajo thotë se Kievi është boshatisur pas thirrjes së qeverisë për të mos dalë nga banesat. Gazetarja thotë se ukrainasit janë të gatshëm të dalin në luftë.
25 Shkurt 2022, 15:03 -
Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë 2022
Formula 1 njoftoi sot se nuk do të garojë në Rusi këtë vit, pasi vendi pushtoi Ukrainën. Çmimi i Madh i Rusisë, i cili iu bashkua kalendarit në vitin 2014, ishte planifikuar për 25 shtator në Parkun Olimpik të Soçit, por organizatorët e F1 thanë se ishte "e pamundur" të zhvillohej gara n&eum
25 Shkurt 2022, 13:53 -
Jetoi tre vite në Luhansk, ish-futbollisti Parid Xhihani hap derën për miqtë e tij në Ukrainë: Kam kontaktuar me 3 shokët e mi, janë të shokuar! Do t'i pres në Shqipëri
Parid Xhihani ish-futbollist shqiptar, i cili ka jetuar dhe luajtur me ekipin Zorya Luhansk, për 3 vite në Luhansk në Ukrainë, rajonin ku nisi konflikti me Rusinë, thotë se ka hapur dyert për miqtë e tij në Ukrainë. Xhihani tha se ka kontaktuar me 3 miqtë e tij në Ukrainë, për të cilët ka hapur dyert e shtëpisë në Shqipëri dhe tha se nëse ato do të kalojnë kufirin në Poloni do të strehohen tek ai.
25 Shkurt 2022, 13:03 -
Lufta në Ukrainë, Kosova i vendos sanksione Rusisë
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit në Ukrainë. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë
25 Shkurt 2022, 11:22 -
Garry Kasparov: Nuk më dëgjuat për vite me radhë për Putinin! Më dëgjoni tani!
Dakord, pasi paralajmërimet e mia janë injoruar për vite të tëra dhe pasi kam dëgjuar gjithë ditën sot fjalët “Garry, kishe të drejtë”, po përsëris ato që kam thënë në vitin 2014. Ndaj, mjaft më thatë që kam të drejtë dhe dëgjoni ato që do ju them
25 Shkurt 2022, 11:11 -
Lufta ndryshon finalen e Champions League, UEFA e zhvendos nga Rusia! Ndikim edhe për kombëtaren! Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë 2022
Kjo do të thotë që edhe ndeshja Rusi-Shqipëri për Ligën e Kombeve e parashikuar për t'u luajtur me 13 qershor 2022 të luhet në fushë neutrale jo në Rusi, deri në një vendim të dyte. Po ashtu Formula 1 njoftoi sot se nuk do të garojë në Rusi këtë vit.
25 Shkurt 2022, 10:51 -
Pushtimi i Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: Rusia po krijon rrezik të paprecedentë për Europën! I bashkohemi vendimeve të NATO, qofshin politike apo ushtarake
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Kodheli tha se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina, duke theksuar se po krijohet një rrezik i paprecedentë për Europën dhe më gjerë.
25 Shkurt 2022, 10:20 -
'Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar' DW: Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp
E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë
25 Shkurt 2022, 10:11 -
Raketat ruse vijojnë të godasin pa pushim në ditën e dytë të pushtimit, 5 shqiptarë ende në Ukrainë! Ja qytetet në të cilët ndodhen
Report Tv mëson se nga 11 shqiptarë tani kanë mbetur 5 të cilët ndodhen atje në ditën e dytë të luftës, pas pushtimit që Rusia bëri një ditë më parë në Ukrainë
25 Shkurt 2022, 09:26