-
Si mund ta ndëshkojë Perëndimi Rusinë nëse pushton Ukrainën?
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët europianë po përgatisin atë që përshkruhet në të dy anët e Atlantikut si paketa më agresive e sanksioneve ekonomike dhe financiare të mbledhura ndonjëherë për të ndëshkuar presidentin rus Vladimir Putin nëse ai miraton një pushtim të Ukrainës.
1 Shkurt 2022, 16:13 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, NATO në gatishmëri të lartë, nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore
Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.
1 Shkurt 2022, 13:27 -
-
Anijet ruse ‘zbarkojnë’ në kanalin e Sicilisë, kriza e Ukrainës ka një tjetër front! NATO ndjek lëvizjet e flotës, Biden: Gati për çdo gjë
Disa lundrime me anije nga pala ruse në kanalin e Sicilisë si pjesë e stërvitjeve të paralajmëruara detare në Mesdhe, duke shkaktuar shqetësime
31 Janar 2022, 23:58 -
Tensionet Rusi-Ukrainë/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit, amabasadori i Shqipërisë në OKB: Sulmi ushtarak nga Rusia, sfidë për sigurinë evropiane
Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB), ka nisur seancën e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën mës gjithë ngjarjeve që kanë cënuar në mënyrë direkte sigurinë e saj. Në seancë, ka qëne i pranishëm gjatë diksutimit ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
31 Janar 2022, 23:32 -
ANALIZA: Qëndrimi i paqartë i Gjermanisë, po e dëmton unitetin e Perëndimit përballë Rusisë
Kjo është një çështje serioze pasi si shteti anëtar më i rëndësishëm në Bashkimin Evropian, Gjermania duhet të luajë një rol kyç në përpjekjet për zgjidhjen e krizës aktuale. Por ndërkohë ajo është shumë larg përmbushjes së kësaj përgjegjësie
31 Janar 2022, 13:49 -
Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës”
Ndërsa vazhdojnë të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, po rritet edhe rëndësia e të kuptuarit të mendësisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë kuadër, me interes të veçantë janë dy pyetje:A është racional udhëheqësi rus? Dhe a mund të pengohet ai që të realizojë kërcënimet që artikulon?
31 Janar 2022, 10:22 -
Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë nëse pushtohet nga Rusia
NATO nuk ka plane për të dërguar trupa luftarake në Ukrainën, në rast të një pushtimi nga Rusia. Kështu bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC.
30 Janar 2022, 14:32 -
Ekspertja e politikave të sigurisë në Uashington: Putin si Millosheviç, i fiksuar pas armiqve historikë, inateve dhe nevojës për hakmarrje
Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë - gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër saj.
30 Janar 2022, 10:46 -
Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus
Udhëheqësi i Ukrainës dhe ndihmësit e tij të mbrojtjes e sigurisë po i vlerësojnë qëllimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin ndryshe nga shumë prej homologëve të tyre perëndimorë. A janë thjesht ata duke u treguar stoikë pas tetë vitesh provokime të vazhdueshme ruse dhe një lufte të gjatë në Ukrainën lindore, apo thjesht po e keqkuptojnë kundërshtarin e tyre rus?
29 Janar 2022, 22:31 -
'Të lodhur duke pritur', fotoreporterët ukrainas përshkruajnë gjendjen në front
Dy prej fotoreporterëve më me përvojë të luftës në Ukrainë kanë folur për Radion Evropa e Lirë rreth atmosferës përgjatë vijës ndarëse në Donbas, teksa frika për një pushtim të plotë nga Rusia po rritet.
29 Janar 2022, 21:48 -
Pentagoni paralajmëron pasoja tragjike në Ukrainë, nëse Moska i shmanget diplomacisë
Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë paralajmëruan se Rusia do të ‘mbjellë’ një rrugë përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake.
29 Janar 2022, 16:18 -
Tensionet me Rusinë, shqiptari në Ukrainë: Nuk do ketë luftë, Kievi është më pranë NATO-s! Kjo është një Luftë e Ftohtë tjetër mes SHBA dhe Rusisë
Në një kohë kur tensionet në Ukrainë janë në rritje dhe retorika e luftës mes SHBA dhe Rusisë sa vjen e përforcohet çdo ditë, duket se kjo gjë nuk shikohet nga i njëjti këndvështrim nga vetë popullsia ukrainase. Kreu i Unionit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermentli në një intervistë për Report Tv tha se nuk do ketë luftë dhe se të gjitha deklaratat mes SHBA dhe Rusisë i konsiderojnë si retorikë mes politikanëve për të treguar forcën e tyre.
29 Janar 2022, 11:59 -
Pas paralajmërimit se Ukraina mund të pushtohet në shkurt, SHBA dërgon 81 tonë municione në Kiev! Gjenerali amerikan: Sulmi rus do të ishte i tmerrshëm për civilët ukrainas
Gjenerali i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Milley, ka paralajmëruar se nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, pasojat do të jenë të rënda dhe fatale. Pas paralajmërimeve se në shkurt Rusia pushton Ukrainën, Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ngarkesën e katërt me ndihma ushtarake në Ukrainë, ku përfshihen 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm.
29 Janar 2022, 09:59 -
-
-
Shtetet e Bashkuara denoncojnë publikisht dizinformimin rus për Ukrainën, foto nga stërvitja e trupave
Në dallim nga praktika e deritanishme, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë duke i bërë publike gjithnjë e më shumë gjetjet e shërbimeve të zbulimit, ndërsa përballen me përgatitjet e Rusisë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kjo synon të dobësojë planet e Presidentit Putin, duke i ekspozuar ato dhe synon të devijojë përpjekjet e tij për të ndikuar tek opinioni publik.
28 Janar 2022, 20:27 -
Biden paralajmëron pushtimin e Kievit në shkurt, Presidenti ukrainas: Mos përhapni panik, s'ka përshkallëzim të tensioneve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik në krizën me Rusinë. Fjalimi i Zelensky-t vjen pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden, ku ky i fundit përmendi “mundësinë konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”.&ldq
28 Janar 2022, 20:01 -
Berisha-Meta, aleatët kryesorë të Putinit në Shqipëri?! Fakte dhe rrethana
Ditët e fundit, jo rastësisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po nxitojnë të ekspozohen si anti-rusë, duke kritikuar qeverinë shqiptare, për qëndrim pasiv në raport me situatën e tensionuar në Ukrainë, e cila është para një rreziku serioz për t’u pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit. Shqipëria është pjesë e NATO-s. Dhe NATO është sot fuqia më e madhe ushtarake mbi tokë, rrjedhimisht edhe pengesa kryesore e planeve okupuese të Vladimir Putinit, i cili ka mbështetjen e Kinës, disa shteteve satelite dhe segmenteve në Ballkan, kryesisht në Beograd, por edhe në Athinë.
28 Janar 2022, 13:15 -
-
-
Biden paralajmëron: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt! Reagon Kremlini: S'duam luftë! Kievi Zyrtar: Të mos përhapim panik, s'ka përshkallëzim të tensioneve
Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se ka shumë gjasa që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm. Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte "pak vend për optimizëm" në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.
28 Janar 2022, 08:21 -
Takimi i ‘sikletshëm’ virtual i Putinit dhe biznesmenëve italianë, mes tensioneve të perëndimit
Presidenti rus Vladimir Putin u takua përmes një video konference me drejtues biznesi nga kompanitë kryesore italiane të mërkurën, pavarësisht tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për Ukrainën dhe NATO-n
28 Janar 2022, 04:41 -
Nafta bie nga niveli më i lartë i shtatë viteve pasi tensionet në Rusi
Çmimet e naftës ranë të enjten pasi nafta e papërpunuar Brent arriti në nivelin më të lartë të shtatë viteve mbi 90 dollarë për fuçi, pasi tregu balancoi shqetësimet rreth furnizimit të ngushtë në mbarë botën me pritshmëritë që Rezerva Federale e SHBA së shpejti do të shtrëngojë politikën monetare.
28 Janar 2022, 04:02 -
-
-
'Po rritet grumbullimi i trupave ruse', ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Kjo është përgatitje për pushtim
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia.
27 Janar 2022, 13:09 -
-
SHBA hedh poshtë kërkesat e Rusisë për Ukrainën, përsërit thirrjet për zgjidhje diplomatike
Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim Moskës, në lidhje me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën, në përpjekejt më të diplomatike që synojnë të parandalojnë fillimin e një konflikti të armatosur.
27 Janar 2022, 07:44 -
-
Blinken thotë se SHBA i përgjigjet kërkesave të Rusisë, kërkon dialog: ‘Topi’ në anën e tyre
Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigje me shkrim të mërkurën ndaj kërkesave gjithëpërfshirëse të sigurisë ruse, një hap kyç në një proces të brishtë diplomatik ndërsa Rusia organizoi stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det pranë Ukrainës.
26 Janar 2022, 23:48 -
Tensionet në Ukrainë, NATO: Situatën ta zgjidhim me dialog! Nëse forcat ruse nuk largohen nga kufiri, 5000 trupat tanë janë në gatishmëri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur një konference urgjente në lidhje me krizën në Ukrainë. Kundërpërgjigja ndaj 100 mijë trupave të Rusisë në kufi me Ukrainën ka qene e drejtpërdrejte kur Stoltenberg u shpreh se rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Megjithatë shefi i NATO-s i bëri thirrje Moskës për dialog dhe zgjidhje diplomatike.
26 Janar 2022, 20:57 -
-
Rreziku për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Biden kërcënon se do të ndërmarrë sanksione ndaj Putin: Pasoja të rënda të presin
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se do të ndërmerren sanksione personale ndaj Vladimir Putin nëse Rusia pushton Ukrainën. Biden tha se do të kishte "pasoja të mëdha" për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor
26 Janar 2022, 10:44 -
-
Nga ndëshkimet financiare te 'goditja' e të afërmve, ja sanksionet që mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit nëse sulmon Ukrainën
Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikanë dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.
25 Janar 2022, 19:32 -
-
A mund ta shpëtojë diplomacia sigurinë evropiane?
Përballë kërcënimit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, dhe kërkesave që NATO të ndalë zgjerimin e mëtejshëm, Perëndimi po dëshiron një dialog me Moskën. Por përpjekjet diplomatike që nuk mbështeten nga fuqia e fortë, mund të mos jenë të mjaftueshme për të shmangur një luftë.
25 Janar 2022, 14:37 -
-
Spartak Ngjela: Presioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, a po rrezikohet edhe Kosova nga Serbia?
Rusia, në kufirin e Ukrainës, ka vendosur 100 mijë trupa ushtarake. Dhe ndërkohë, nga analizat për luftën e mundshme, po mendohet se, Rusia kërkon që, me këtë akt, të krijojë tension, njëherësh, në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor. Aq sa, analistët pro Rusisë, po arsyetojnë se, në kohën që Rusia do të mësyjë Ukrainën; Serbia do të sulmojë Kosovën.
25 Janar 2022, 10:53