-
Gati për luftë?/ Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e fortë të Blinken: Rusia ka 2 rrugë para! Ia kemi bërë të qartë
Rusisë ia kanë bërë të qartë të gjithë 2 rrugët që ka përpara. Mesazhin e fortë të Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa flet për Ukrainën, Rusinë dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë sot ambasada amerikane në Tiranë.
25 Janar 2022, 10:21 -
Presidenti Biden takime me udhëheqësit evropianë për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia! Aleatët bashkë kundër agresionit rus
Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë paisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.
25 Janar 2022, 09:36 -
-
-
Takimi virtual mes liderëve evropian dhe NATO-s për Ukrainën, SHBA vendos në gatishmëri 8500 trupa
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni
25 Janar 2022, 02:24 -
Johnson i Britanisë së Madhe paralajmëron Moskën se Ukraina mund të bëhet 'Çeçeni e re' nëse pushtohet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson paralajmëroi të hënën se një pushtim i supozuar rus i Ukrainës do të ishte "katastrofik" dhe një "biznes i dhimbshëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm" që mund të bëhet "një Çeçeni* e re" për Moskën
25 Janar 2022, 01:18 -
Ukrainë, NATO shton forcat dhe mjetet luftarake! Pushtim rus? Stoltenberg: Mbrojmë aleatët e rrezikuar! SHBA dhe Britani tërheqin një pjesë të stafit diplomatik
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka nisur instalimin e trupave ushtarake në Ukrainë, nga frika e pushtimit të vendit nga Rusia. Jens Stoltenberg u shpreh i gatshëm për të ndihmuar çdo aleat në nevojë, ndërsa SHBA e Britania kanë nisur tërheqjen e stafit në ambasadat e Kievit
24 Janar 2022, 14:50 -
-
Blinken: SHBA i di taktikat e Rusisë për të minuar Ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Rusinë të dielën se Uashingtoni i di "të gjitha taktikat dhe teknikat" që Moska mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohet në bisedime diplomatike me shpresën për të lehtësuar tensionet në Evropën Lindore
24 Janar 2022, 07:40 -
-
Ministria e Jashtme ruse 'shpërthen' me pretendimet e Britanisë se Kremlini synon qeveri ‘kukull’ në Ukrainë
Pak më parë, Britania e Madhe akuzoi Rusinë se synonte të instalonte një qeveri kukull në Ukrainë, duke shkuar aq larg sa emëroi pesë politikanë ukrainas me lidhje të supozuara me përpjek
23 Janar 2022, 02:48 -
Britania e Madhe akuzon Kremlinin se po përpiqet të vendosë liderin pro-rus në Ukrainë
Britania akuzoi të shtunën Kremlinin se kërkon të instalojë një udhëheqës pro-rus në Ukrainë dhe tha se oficerët e inteligjencës ruse kishin qenë në kontakt me një numër ish-politikanësh ukrainas si pjesë e planeve për një pushtim
23 Janar 2022, 00:26 -
-
NATO hedh poshtë kërkesën e Rusisë për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria
NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.
22 Janar 2022, 01:24 -
Tensioni në Ukrainë, Presidenti Zelensky i kundërpërgjigjet ashpër deklaratave të Biden: Nuk ka inkursione të vogla e as kombe të vogla!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu përgjigj ashpër të enjten deklaratave të Presidentit Biden mbi situatën në Ukrainë, duke postuar në Twitter në anglisht dhe ukrainisht. Duke ironizuar parimin e demokracisë dhe barazisë që SHBA ‘promvon’, Zelenskiy i rikujton SHBA-ve se nuk ka ‘inkursione të vogla dhe as kombe të vogla’
21 Janar 2022, 02:30 -
FOTOT/ Ushtria ruse mes dëborës pranë kufirit me Ukrainën, gati për luftë
Pamje të kapura nga sateliti janë publikuar së fundmi që tregojnë ushtrinë ruse të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, vetëm pak orë nga deklarata e fortë e Joe Biden. Presidenti amerikan u shpreh se besonte që Rusia do të futet në Ukrainë.
20 Janar 2022, 21:16 -
Tensionet mes dy vendeve, Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën
Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ai paralajmëroi homologun e tij rus që të zgjedhë rrugën diplomatike e të mos sulmojë Ukrainën, një mesazh që u theksua edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev këtë javë.
20 Janar 2022, 16:39 -
-
Estonia, Lituania, Letonia në pritje të miratimit të SHBA për të dërguar armë në Ukrainë
Estonia, Lituania dhe Letonia janë duke pritur për miratimin e SHBA për të dërguar armë vdekjeprurëse të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, në mënyrë që të pengojnë një pushtim të supozuar rus
20 Janar 2022, 01:16 -
-
SPECIALE/ Aleksandër Novik në gjurmët e alfabetit 500-vjeçar të shqipes tek arbëreshët e Rusisë
Albanologu rus rrëfen ekskluzivisht për Report TV se në vitin 2015 arkeologët rusë në brigjet e detit Azov kanë zbuluar tullat me germat e tri alfabeteve shqiptare. Novik tha se 'po punojmë me kolegët për studimet në terren për të zbuluar enigmën e tullave që ruajnë alfabetin e vjetër të shqipes'
18 Janar 2022, 22:23 -
Mes tensioneve me Rusinë, Blinken vizitë të mërkurën në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.
18 Janar 2022, 21:06 -
SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment
Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur drejt Kievit e më pas edhe Berlinit për bisedime urgjente, me qëllim të shmangies së ndonjë lufte të re në Ukrainë.
18 Janar 2022, 21:01 -
-
Britania thotë se po furnizon Ukrainën me armë antitank
Britania tha të hënën se kishte filluar të furnizonte Ukrainën me armë antitank për ta ndihmuar atë të mbrohej nga një pushtim i mundshëm, gjatë një përplasjeje me Rusinë, e cila ka grumbulluar trupa pranë kufirit ukrainas. Vendet perëndimore thonë se kanë frikë se Rusia po përgatit një pretekst për një sulm të ri ndaj Ukrainës, të cilën e pushtoi në vitin 2014.
18 Janar 2022, 00:43 -
-
Një vit pas burgosjes, Navalny po jeton në 'ferr të gjallë'
Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, është duke shënuar përvjetorin e parë të arrestimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny me thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar që të kërkojë nga autoritetet ruse lirimin e politikanit opozitar.
17 Janar 2022, 11:19 -
Ndihmuan qeverinë të shtypte protestën, trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan teksa protestat kundër qeverisë tronditën vendin, janë kthyer në shtëpi. Trupat ishin pjesë e një force të dërguar si paqeruajtëse nga Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv, një aleancë e udhëhequr nga Rusia që përfshin gjashtë shtete ish-sovjetike.
15 Janar 2022, 13:41 -
Analiza/ A u panë pak shenja të përparimit pas negociatave mes Rusisë dhe Perëndimit?
Pas disa orëve të bisedimeve më të rëndësishme për sigurinë e Evropës ndër vite, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksander Grushko, është ulur para një morie mikrofonash dhe ka nisur deklarimet. Sipas tij, degradimi i mëtejmë i situatës me NATO-n do të çojë në “pasoja më të ashpra dhe të paparashikueshme për sigurinë evropiane”.
15 Janar 2022, 09:38 -
Sulme kibernetike masive godasin faqet e internetit të qeverisë së Ukrainës, SHBA paralajmëron një luftë nga Rusia
Një sulm kibernetik gjithëpërfshirës rrëzoi shkurtimisht faqet kryesore të internetit të qeverisë në Ukrainë të premten mes tensioneve të tensionit të lartë midis Rusisë dhe Perëndimit për sigurinë e Ukrainës.
15 Janar 2022, 00:25 -
Analizë: SHBA po grumbullon frontin evropian, strategjia e Biden për të përballuar presionet ruse
Një javë diplomaci nga presidenti amerikan Joe Biden nuk arriti të qetësojë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, por ka ruajtur unitetin me aleatët evropianë kundër Moskës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kërkon të ekspozojë çarjet, thonë analistët e politikës së jashtme.
15 Janar 2022, 00:10 -
Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës
Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për luftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.
14 Janar 2022, 22:22 -
Mes pretendimeve nga Rusia se bisedimet për Ukrainën janë 'rrugë pa krye', Polonia paralajmëron riskun e luftës
Ministri i Jashtëm i Polonisë tha të enjten se Evropa ishte në rrezik për t'u zhytur në luftë pasi Rusia tha se nuk po heq dorë ende nga diplomacia, por se ekspertët ushtarakë po përgatisnin opsione në rast se tensionet rreth Ukrainës nuk mund të të çaktivizohet.
14 Janar 2022, 00:58 -
Polonia paralajmëron: Në Evropë rreziku për një luftë është më i madhi në 30 vite
Evropa është më afër luftës sesa ka qenë më parë në këto 30 vjet. Paralajmërimi është bërë nga ministri i Jashtëm i Polonisë. Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbignieë Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.
13 Janar 2022, 13:00 -
-
Kush ishin 8 spiunët e Rusisë, që u shtirën si diplomatë në NATO
Një nënkolonel me lidhje të nivelit të lartë në Kremlin, një agjent i shërbimit kundër-inteligjent, dhe një specialist i të dhënave të mëdha (Big Data), identitetet e 8 rusëve të dëbuar së fundmi nga selia e NATO-s në Bruksel, na japin disa nga arsyet se pse Moska reagoi kaq ashpër dhe shpjegojnë se çfarë po bënin atje operativët e saj
12 Janar 2022, 20:07 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?
Wendy Sherman, një nga diplomatet më të fuqishme në botë, e cila njihet edhe me nofkën “Dhelpra e Argjendtë” do të jetë pjesë e bisedimeve SHBA-RUSI për tensionet e në Ukrainë.
12 Janar 2022, 14:52 -
-
-
Bisedimet e Gjenevës mes Moskës dhe SHBA-ve, Rusia mohon të ketë plane për të pushtuar Ukrainën
Ditën e djeshme, më 10 janar, janë zhvilluar disa bisedime diplomatike në Gjenevë pas dy bisedave telefonike mes dy liderëve politik Joe Biden dhe Vladimir Putin. Edhe këtë herë, Rusia ka mohuar të ketë qëllim hapjen e zjarrit në Ukrainë, ndërsa SHBA ka theksuar vënien e sakisioneve në rast sulmi
10 Janar 2022, 23:51