-
Ngërçi i Kushtetueses/ Meta i 'ankohet' Ruçit: Fajtor është KED, unë e kam bërë detyrën
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, avokates së popullit Erinda Ballanca dhe anëtarit të vetëm të 'Kushtetueses', Ardian Dvorani, ku bën fajtor kryesor Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për ngërçin e krijuar lidhur me anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetutese.
10 Nëntor 2019, 10:38 -
Anëtari i dytë i 'Kushtetueses', Meta: Kompetencë e Kuvendit, jo e presidentit
Kreu i shtetit, Ilir Meta duke cituar Kushtetutën, bën me dije se kompetencë e tij është emërimi i anëtarit të parë, e ndërsa anëtari i dytë zgjidhet nga Kuvendi dhe i tretë nga Gjykata e Lartë. Në njoftimin zyrtar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi shkruhet se Meta e ka bërë detyrën e tij duke emëruar prokurorin Besnik Muçi më 15 tetor.
9 Nëntor 2019, 20:39 -
Arta Vorpsi anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk fillon detyrën pa u betuar para Metës
A do ta thërrasë Presidenti Arta Vorpsin për të bërë betimin? Propozimi i Metës për ‘ngrirjen’ e afateve për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses akt i nul si dekreti për zgjedhjet e 13 tetorit, afatet nuk pezullohen pa ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin për Gjykatën Kushtettuese. E vërteta e emërimit sipas radhës dhe çfarë fshihet pas
9 Nëntor 2019, 20:22 -
-
Meta jashtë loje, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Sot ishte afati i fundit për Presidentin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Kushtetueses, ja çfarë ndodh më tej, kreu i KED që akuzohet nga kreu i shtetit ishte i vetmi që kërkoi shpalljen fajtor të Metës për videoskandalin me Dritan Priftin.
7 Nëntor 2019, 17:59 -
Meta fut në ngërç krijimin e Kushtetueses, refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë (Sqarimi i plotë)
Ilir Meta ka futur në ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga kushtet e Berlinit për negociatat. E ndërsa zgjodhi anëtarin e parë, Besnik Muçi pak ditë më parë, kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese duke futur në ngërç procesin.
7 Nëntor 2019, 14:12 -
-
Kontaktet me krimin e pasuria rrezikojnë karrierën e prokurorit të 'Babales' e kryegjyqtarin e Elbasanit
Kontaktet me persona me të shkuar kriminale dhe pasuria rrezikojnë të ngelin në vetting Përparim Kullurin njohur si prokurori i dosjes ‘‘Babalja‘‘ kur ishte tek Krimet e Rënda, si dhe të kryegjyqtarit të Elbasanit Sulejman Kurti, të cilët kanë dalë këtë të hënë para vettingut.
4 Nëntor 2019, 10:27 -
KED drejt riformatimit/ KLGj, Kushtetuesja e KLP duhet të dërgojnë emrat brenda 15 nëntorit
Brenda nëntorit kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësorë deklaron se do të përzgjidhen gjyqtarët e lartë që do të zhbllokojnë ngërçin me 32 mijë dosje, ndërsa sipas ligjit pritet që këshilli i emërimeve në drejtësi institucioni që përzgjedh gjyqtarët kushtetues dhe inspektorin e lartë të drejtësisë ti nënshtrohet riformatimit.
1 Nëntor 2019, 15:10 -
Shkollimi dhe përfshirja në politikë/ Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve (VIDEO)
Ka nisur mbledhja në Komisionin e Ligjeve, lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ku prezentë do të jenë edhe 3 kandidatët për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
29 Tetor 2019, 10:29 -
KED fillon pikëzimin e vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur pikëzimin dhe vlerësimin e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. 6 emrat që kanë shprehur interes për garën janë: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.
23 Tetor 2019, 12:04 -
-
-
Nard Ndoka në Report Tv: Nëse Rama s'na mbledh bashkë në një tryezë për 9 kushtet e Bundestagut, bëjmë protesta
Protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut. Ka qenë kjo deklarata e kreu të PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në Report Tv.
22 Tetor 2019, 16:50 -
Gjykata Kushtetuese/ Meta shpall listën me 6 kandidatë për zëvendësimin e Besnik Imerajt
Presidenti Ilir Meta ka botuar emrat e 6 kandidatwve për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj. Tani i takon KED të vendosë.
22 Tetor 2019, 09:07 -
Ende pa kaluar Vettingun, anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi betohet para Presidentit Meta
Besnik Muçi, bëri betimin para presidentit Ilir Meta. Në fund pas betimit Presidenti Meta i ka dorëzuar Muçit edhe dekretin e emërimit si anëtari i parë i gjykatës Kushtetuese.
18 Tetor 2019, 19:39 -
Negociatat/ Rama: Nesër fjala e fundit, po s'u hapën kërkojini llogari Macronit, por zgjedhje të parakohshme nuk ka!
Nesër paradite do të vendoset zyrtarisht fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë për negociatat. Kryeministri Rama pas kthimit nga Brukseli ku bëri lobimet e fundit për të marrë 'PO' u shpreh se është besimplotë deri në fund, ndërsa rrëfeu edhe bisedën me presidentin francez për cështjen e azilkërkuesve. Përsa i përket reformës zgjedhore, Rama tha se me apo pa PD-në brenda dhjetorit do të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE-së. Ai i preu shpresat opozitës për zgjedhje të parakohshme kur u shpreh se edhe nëse nuk hapen negociatat do të vijojë punën dhe llogaria duhet t'i kërkohet Macronit dhe jo qeverisë, pasi sipas tij i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli.
17 Tetor 2019, 21:22 -
Ekskluzive/ Anëtari i ri i sapoemëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese rrezikon shkarkimin nga Vettingu
Besnik Muçi kërkohet të shkarkohet nga Komisioneri Publik, ja dokumenti i dorëzuar i 1 tetorit 2019 me parashtrimet e fundit për pasurinë e tij. Dje u zhvillua seanca e radhës.
17 Tetor 2019, 08:03 -
Fillon plotësimi i Kushtetueses, Meta emëron Besnik Muçin, por prokurori s'ka larë akoma hesapet me vettingun
Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur që të dekretojë emërimin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese të prokurorit Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur hesapet me vettingun, pasi kaloi shkallën e parë, por komisioneri publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë, ndërsa sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
16 Tetor 2019, 10:32 -
