Shqiptarja logo
E martë 5 Korrik 2022 - Përditësimi i fundit 23:01

Loading...
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Lajmet për: UNAZA E MADHE /168 Rezultate (0.02 seconds)

  • 'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 32-të, i pranishëm edhe Basha: S'do ndalim rezistencën

    Siç do pasdite, edhe sot për rreth 2 orë me radhë u paralizua trafiku i automjeteve në segmentin "Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja". Banorët e "Astirit" zhvilluan protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. 
    5 Dhjetor 2018, 17:21
  • Veliaj: Edhe Kabuli ka 'Unazë', Tirana jo, kush ka zaptuar e ka ndërtuar pa leje s'e mban dot peng qytetin

    Gjatë ceremonisë festive me rastin e 106 vjetorit të FA-ve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj evidentoi paradoksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon ushtarakisht për të vendosur paqen Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infrastrukturën e duhur rrugore, përfshirë edhe "Unazën" ndryshe nga Tirana.
    4 Dhjetor 2018, 19:52
  • Pas rivlerësimit në terren, ARRSH nis shpronësimet për 46 objektet e para tek 'Unaza e Re'

    Pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit.
    4 Dhjetor 2018, 19:21
  • Mbyllet protesta te 'Unaza e Re', zhbllokohet rruga dhe rinis qarkullimi i automjeteve

    Pas rreth dy orësh banorët e "Unazës së Re" kanë mbyllur protestën. Të ndihmuar nga deputetët e PD, ndërsa në mbështetje sot ishte edhe analisti Fatos Lubonja, banorët zhvilluan protestën në ditën e 31-të.
    4 Dhjetor 2018, 18:55
  • Protesta te 'Unaza e Re'/ Lubonja në mbështetje të banorëve: Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një

    I veshur me jelek portokalli, Lubonja ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin
    4 Dhjetor 2018, 18:32
  • Banorët dhe PD-ja bllokojnë rrugën te 'Unaza e Re', pak metra më tej IMT vijon shembjen e banesave (VIDEO)

    Siç shihen nga këto pamje të xhiruara pasditen e sotme në zonën e "Astirit" radhën e ka pasur një objekt dy katësh që është shembur në tokë, ndërkohë puna vijon per shembjen e një tjetër ndërtimi pa leje po aty.
    4 Dhjetor 2018, 17:50
  • 'Unaza e Re'/ Banorët në ditën e 31-të të protestës, bllokojnë për 2 orë rrugën, në mbështetje edhe Lubonja

    Edhe sot, si 30 ditë me radhë, banorët bllokuan rrugën në të dyja anët e saj, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Në mbështetje të banorëve ishin deputetë të PD si dhe analisti kritik me qeverinë, Fatos Lubonja.
    4 Dhjetor 2018, 17:22
  • Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit

    Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Artan Lame u shpreh se ndarja e tokave është bërë me një proces abuziv dhe për këtë arsye banorët protestojnë. Lame ka folur edhe në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
    4 Dhjetor 2018, 10:25
  • Protesta e banorëve të Unazës së Re në ditën e 30-të (FOTO)


    3 Dhjetor 2018, 20:01
  • Mbyllet protesta dhe lirohet rruga te 'Unaza e Re', banorët: Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë, do mbrojmë pronat

    Banorët e "Unazës së Re" paralajmëruan sot në ditën e 30-të të protestës se nuk do dorëzohen dhe do mbrojnë me çdo kusht pronat e tyre. Ata i bënë thirrje sërish kryeministrit Rama që të tërheqë projektin. 
    3 Dhjetor 2018, 18:53
  • Protesta te 'Unaza e Re', Balliu: Makinat me xhama të zinj po kërcënojnë qytetarët

    Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" u shpreh se ata po kërcënohen. Sipas tij, banorëve u janë dërguar njerëz në shtëpi për t'i kanosur që të tërhiqen nga protestat.
    3 Dhjetor 2018, 18:32
  • 'Unaza e Re'/ Rruga e bllokuar nga protestuesit, banorët lejojnë kamionin të kalojë (VIDEO)

    Banorët e "Unazës së Re" kanë vijuar sot në ditën e 30 protestën kundër prishjes së ndërtimeve që do t'i hapin rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.
    3 Dhjetor 2018, 17:39
  • Protestuesit e 'Unazës së Re' kopjojnë francezët, vishen me jelekë portokalli (FOTO)

    Protesta e banorëve të "Unazës së Re" vijon sot në ditën e 30-të. Banorët kanë bllokuar të dyja anët e rrugës në shenjë proteste kundër prishjes së shtëpive.
    3 Dhjetor 2018, 17:54
  • 'Unaza e Re'/ Protesta në ditën e 30-të, Basha nuk shkon, banorët vishen me jelekë portokalli (FOTO)

    Ka nisur protesta e banorëve të "Unazës së Re" në ditën e 30-të. Banorët kanë bllokuar të dyja anët e rrugës duke paralizuar edhe qarkullimin e automjeteve. 
    3 Dhjetor 2018, 17:22
  • Unaza e Madhe/Prishen dhe dy objekte pa leje në zonën e Astirit, bashkia ngre grupe pune për zhvendosjen e pemëve

    Prej disa ditësh Inspektoriati i Mbrojtjes sëTerritorit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur shembjen e ndërtesave pa leje në kuadër të përmbushjes së projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ditën e sotme janë shembur edhe dy objekte të tjera duke e çuar në 12 numrin e objekteve të shembura, si pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti në kryeqytet, që i hap më tej rrugë realizimit të tij.
    3 Dhjetor 2018, 16:24
  • Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)

    Në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, sot janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Unazës së Re.
    30 Nëntor 2018, 11:37
  • Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit

    Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.
    29 Nëntor 2018, 14:56
  • Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe (VIDEO-FOTO)

    Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben. Familjet të cilat kanë humbur shtëpitë deri tani nga shembjet në "Astir" janë akomoduar te banesat sociale në Shkozë ku do të qëndrojnë paafat. 
    29 Nëntor 2018, 12:23
  • Vazhdon puna në Unazën e Madhe: Hiqen shtyllat dhe bimësia, hapet kantieri i ri (VIDEO-FOTO)

    Pavarësisht protestës së disa banorëve që kanë ndërtuar paligjshmërisht aty dhe sot përdoren nga opozita, puna vazhdon në të githa drejtimet për zbatimin e projektit.
    28 Nëntor 2018, 12:10
  • Efekti elektoral i 'Astirit'

    ...Edhe pas tronditjeve “Tahiri”, “Babale”, “Protesta e Kalimashit” etj., dy partitë opozitare, së bashku nuk kanë arritur të kenë ndaj PS-së epërsi statistikore në kuotat elektorale. Këto rezultate të së shkuarës së afërt, më bëjnë të mendoj se edhe ngjarjet e Astirit nuk do të jenë në gjendje t’i japin opozitës një injeksion të fortë në kuotat elektorale.
    27 Nëntor 2018, 14:55
  • 'Unaza e Re', ARRSH: Ditën e sotme u krye vlerësimi për 18 objekte tjera

    Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.
    27 Nëntor 2018, 14:37
  • 'Unaza e Re', del lista e 107 subjekteve që përjashtohen nga procesi i legalizimit (EMRAT)

    ALUIZNI ka publikuar listën me 107 pronarët që përjashtohen nga procesi i legalizimit të banesave të ndërtuara në zonën e "Astirit" të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhë".
    27 Nëntor 2018, 14:22
  • ‘Unaza e Madhe’, Veliaj inspekton banesat sociale në Shkozë: Të aplikojnë dhe banorët e 'Astirit', ose bonus qiraje

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në zonën e Shkozës ku inspektuar kushtet komode që ofrojnë banesat sociale që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. Teksa ka përgëzuar punën e bërë të Inspektoriatit Kombëtar të Territorit tha se banorët e Unazës së Madhe po përdoren politikisht, por kjo nuk do ta ndalojë zhvillimin e duhur që të marrë kryeqyteti.
    26 Nëntor 2018, 14:35
  • Unaza e Madhe, IKMT nis shembjet e 16 banesave në Shkozë (VIDEO)

    Ka nisur nga Shkoza aksioni i IKMT për shembjen e banesave për t'i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Në zonën e Shkozës janë 16 objekte të cilat do prishen. 
    26 Nëntor 2018, 10:30
  • 'Unaza e Re', policia procedon kreun e PD Lulzim Basha dhe deputetë të PD e LSI (EMRAT)

    Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të "Unazës së Re" që kallëzohen nga policia pas bllokimit te Unazës ne mbremje e të premtes së 23 nëntorit duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve.
    25 Nëntor 2018, 18:27
  • Pas ARRSH-së, banorët e Unazës së Madhe vërshojnë edhe në Bashki për të përfituar bonusin e qirasë

    Mësohet se 7 familje janë paraqitur në zyrat e njësisë për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qerassh për tre vite, ashtu siç është ofruar nga qeveria për të gjithë familjet e prekura nga zhvillimi i projektit të Unazës së Madhe dhe që nuk dispononojnë dokumente pronësie. 
    23 Nëntor 2018, 18:44
  • Shpronësimet te 'Unaza e Re', ARRSH ngre tre grupe pune: Dorëzimi i kërkesave, brenda dhjetorit (Dokumenti)

    Ngrihen tre grupe pune nga ARRSH për shpronësimet që parashikohen të bëhen te "Unaza e Re" në kuadër të projektit për zgjerimin e "Unazës së Madhe". Zbatimi i projektit prek rreth 300 banesa, një pjesë e mirë e të cilave të ndërtuara pa leje gjatë viteve të tranzicionit. Banorët pretendojnë se vlerësimi nuk është bërë sipas çmimit të tregut, ndërsa dëmshpërblime kërkojnë edhe ata që i kanë të palegalizuara.
    21 Nëntor 2018, 18:58
  • Protesta te Unaza e Re, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën, nesër në orën 10:00 para parlamentit

    Protesta e banorëve ka hyrë në ditën e 18-të. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ditën e sotme, protesta ka qenë e qetë dhe pa përplasje. Banorët kanë njoftuar se protesta ditën e nesërme do të zhvendoset para parlamentit. 
    21 Nëntor 2018, 17:25
  • Si nisi përplasja e banorëve te Unaza e Re

    TIRANE - Për të 17-ën ditë me radhë, banorët e "Unazës së Re" kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e "Unazës së Madhe", i cili prek edhe banesat e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë pa leje. Por protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre, duke u paraqitur në ARRSH për ndjekjen e procedurave të kompensimit për objektet që preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe". 
    20 Nëntor 2018, 21:15
  • Fëmijët e Unazës së Re hedhin kapsolla gjatë protestës (FOTO)


    20 Nëntor 2018, 18:42
  • Banorët e 'Unazës së Re' përplasen me njëri-tjetrin (FOTO)


    20 Nëntor 2018, 18:20
  • 'Spiunë dhe tradhtarë'/ Banorët e 'Astirit' përplasen me njëri-tjetrin gjatë protestës (VIDEO)

    Protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre pasi u paraqitën në ARRSH për shpronësimet.
    20 Nëntor 2018, 17:38
  • ‘Unaza e Madhe’ /Veliaj: Projekti një zhvillim për kryeqytetin, banorët u përdorën politikisht

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, gjatë takimit me nxënësit e shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re do të jenë përfitues të paketave sociale dhe do të shpronësohen 100 %. 
    20 Nëntor 2018, 16:20
  • Protesta tek 'Unaza e Re'/ Banorët përplasen me FNSH, sulmojnë kantierin e firmës private (VIDEO)

    Kjo është dita e 16-të e protestës së banorëve të Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje me policinë, pasi banorët nuk pranuan të lirojnë rrugën si dhe tentuan të shkatërrojnë kantierin e firmës private. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
    19 Nëntor 2018, 17:05
  • Protesta tek Unaza e Re, banorët 'zaptojnë' rrugën: Nëse s’ka përgjigje, nesër bllokim pa afat

    Banorët kërkojnë dëmshpërblim dhe kundërshtojnë opsionin e ofruar nga Bashkia Tiranë për të marrë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar. Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën pa afat ditën e nesërme nëse nuk do të ketë një përgjigjie. Policia ndodhet në zonën ku po protestohet dhe po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen, por shumë makina janë kthyer pas.
    17 Nëntor 2018, 17:38
  • Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin

    Pas protestave të banorëve të “Astirit” të cilët prej më shumë se dy javësh kanë dalë për të protestuar kundër projektit të qeverisë, për  banesat e tyre të cilat preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, Institucioni i Avokatit ka njoftuar së fundi se ka nisur një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje.
    17 Nëntor 2018, 12:49
  • Nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”, ja si duket segmenti i përfunduar i “Unazës së Madhe” (Video)

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka publikuar një video në profilin e tij në Fcaebook. Aty shihet segmenti i përfunduar i “Unazës së Madhe”, nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”.
    15 Nëntor 2018, 19:58
  • Akuzat e Bashës për Unazën e Madhe, reagon ARRSH: Projekti, vazhdim i atij të kryedemokratit, në përputhje të plotë me ligjin

    Në një deklaratë për mediat, ARRSH sqaron se projekti për Unazën është në përputhje të plotë me ligjin, dhe se akuzat e PD janë të pavërteta.
    15 Nëntor 2018, 17:12
  • Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'

    Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!
    14 Nëntor 2018, 14:55
  • Banorët e ‘Astirit’ nisin ditën me protesta, bllokohet rruga deri në kryqëzimin e Selitës (VIDEO-FOTO)

    Prej ditësh banorët e zonës protestojnë kundër vendimit për shembjen e banesave, për shkak të punimeve që do të kryhen për projekin e Unazës së Madhe.Si pasojë e protestave janë bllokuar rrugët dhe qytetarët janë detyruar që të ecin në këmbë.
    9 Nëntor 2018, 08:58
  • Prev
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

© 2011 - 2022 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje