-
Sonte ndeshjet e Champions/ Interi në dorë të Barcelonës, Liverpool-Napoli 'luftë' për një biletë
Mbrëmje e zjarrtë në Champions League në ndeshjet e fundit në grupe. Interit i duhet të fitojë me PSV-në por pret edhe një nder nga Barcelona. “Luftë” për një biletë në 1/8 do të ketë edhe në takimin e grupit C Liverpool-Napoli.
11 Dhjetor 2018, 12:33 -
-
Champions dhuron spektakël, PSG dërgon Liverpulin në Europa League, Totenhem i merr vendin e dytë Interit
Aktualisht me këtë renditje të grupit Liverpuli, finalist i edicionit të kaluar ndodhet në Europa League, por për të thënë fjalën përfundimtare pritet ndeshja e fundit ku anglezët kanë shpresë, pasi ndodhen 3 pikë pas Napolit dhe dy pas PSG-së.
29 Nëntor 2018, 08:45 -
-
Champions League/ Inter kërkon kualifikimin në Londër, Paris SG synon fitoren kundër Liverpool
“Champions League” pritet të dhurojë edhe sonte emocione të forta. Në Angli Interi do të kërkojë kualifikimin kundër Tottenham, ndërsa në Francë Paris SG synon të fitojë me patjetër kundër Liverpool.
28 Nëntor 2018, 15:20 -
7 skuadra ne 1/8 e Champions League, Real Madrid 'pushton' Romën
7 janë skuadrat që kanë siguruar mbrëmë kualifikimin në fazën e 1/8 të Champions League. Real Madrid pushtoi “Olimpicon” duke mundur 2-0 Romën dhe kalon si e para në grupin G. Një biletë për më tej siguruan edhe Juventus, Bayern Mynih, Roma, dy Manchesterët dhe Ajax.
28 Nëntor 2018, 10:06 -
-
'Champions'/ Ndeshjet e sotme, spikat Roma-Real Madrid
Në ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Champions sonte spikat Roma-Real Madrid. Në kryeqytetin italian luhet një finale mes dy skuadrave që janë në krizë në kampionatet respektive. Në fushë zbresin edhe Bayern, Juventus, dhe dy Manchesterët.
27 Nëntor 2018, 11:53 -
Ranieri rikthehet në 'Premier League', Paris SG rrezikon të përjashtohet nga Champions League
Afërisht dy sezone pasi u largua nga Leicester, Claudio Ranieri është rikthyer në “Premier League” pasi ka marrë drejtimin e Fulham. Ndërkohë te Paris SG gjithmonë e më shumë po shtohen këmbanat e alarmit për një përjashtin nga kompeticionet e Europës si pasojë e kontratave të rreme që klubi ka nënshkruar me shtetin e Katarit.
14 Nëntor 2018, 16:38 -
United përmbys Juven në Champions, fitojnë me goleadë Real dhe City
Manchester United përmbys Juventusin duke fituar ndeshjen e grupit H në Champions League. Goli i Ronaldos nuk u mjftoi bardhezinjve që hedhin një hap fals ndërsa Mourinho feston në mënyrë të ekzagjeruar në fund të takimit. Fitore me goleadë kanë arritur Real Madrid dhe Manchester City ndërsa tre pikët i kanë marrë edhe Bayern e Roma.
8 Nëntor 2018, 10:06 -
-
Champions, Interi ndaj Barcelonës në provimin e pjekurisë, spikasin edhe Napoli-PSG e Atletico-Dortmund
Ndizet Champions League. Në “San Siro-n” e 78 mijë të pranishmëve Interi pret Barcelonën në një provë force dhe pjekurie. Ende nuk dihet nëse Leo Messi do jetë titullar apo jo. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme për Champions spikasin edhe Napoli-PSG dhe Atletico Madrid-Dortmund.
6 Nëntor 2018, 11:54 -
Transferta e Beogradit, Klopp lë jashtë Xherdan Shaqirin: Po shkojmë për futboll
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për ndeshjen që Liverpool do të luajë të martën në Champions ndaj Crvena Zvezda. Vendimin e ka marrë trajneri Jurgen Klopp, i cili thotë se Liverpool shkon në Beograd për futboll dhe jo politikë. Shaqiri është vërshëllyer në ndeshjen e parë nga tifozët serbë pas festimit me shqiponjë që bëri në ndeshjen e Botërorit Zvicër-Serbi.
5 Nëntor 2018, 12:11 -
Milani fitore me aromë Championsi, Real e Barca OK në Kupën e Mbretit
Milani fiton 2-1 ndaj Genoas ndeshjen e prapambetur dhe kap zonën Champions. Protagonist ishte kapiteni Alessio Romagnoli me autogol dhe golin e fitores në kohën shtesë. Ndërsa në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona kanë fituar në Kupën e Mbretit.
1 Nëntor 2018, 09:22 -
PSG barazon në ‘frymën e fundit’ me Napolin, Interi pëson disfatë, shkatërrohet Atletico
Interi nuk arriti që të ndalte Barcelonën duke humbur 2-0 në Camp Nou, ndërsa Totenham bëri një hap fals duke barazuar me PSV 2-2. Pas tre ndeshje, Barcelona kryeson e qetë me 9 pikë, e ndjekur nga Interi me 6, ndërsa Totenhem dhe PSV kanë vetëm nga një pikë.
25 Tetor 2018, 08:22 -
Interi rikthehet pas 8 vitesh në “Camp Nou”, Napoli kërkon pikë në Francë kundër Paris SG
E mërkura në darkë pritet të dhurojë emocione të forta për shkak të “Champions League”. Interi do të rikthehet në “Camp Nou” pas 8 vitesh për t’u përballur me Barcelonën, ndërkohë Napoli i Anchelotti-t do të udhëtojë në Francë për të sfiduar Paris SG, në një takim ku italianët kërkojnë të mos dalin pa pikë.
24 Tetor 2018, 13:45 -
-
-
-
Man.United-Juventus në Champions, Ronaldo rikthehet në shtëpi, në fushë edhe Real, Bayern e City
Manchester United-Juventus është dueli që spikat në ndeshjet e sotme në Champions League. Në Angli luhet për vendin e parë në grupin H ndërsa vëmëndja është zhvendosur tek Cristiano Ronaldo që rikthehet si kundërshtar në “Old Traford”. Në fushë zbresin edhe Real Madrid, Bayern Mynih dhe Manchester City.
23 Tetor 2018, 10:05