-
Përplasje në Kamëz, militantët tentuan të shqyejnë derën ku ndodhet KZAZ-ja, policia gaz lotsjellës (VIDEO)
Punonjësit e bashkisë së Kamzës që drejtohet nga Xhelal Mziu, përfaqësues i PD-së, të mbështetur edhe nga militantë të shumtë të opozitës paraditen e sotme mësynë në shkollën 'Ibrahim Rrugova' ku është vendosur KZAZ-ja nr. 27. Pas tensionimit të situatës, at
19 Qershor 2019, 10:33 -
Kamëz/ Militantët e PD tentojnë të sulmojnë KZAZ-në brenda shkollës, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)
Tensionohet situata në Kamzës. Punonjësit e bashkisë dhe militantët e PD-së po tentojnë që të hapin me forcë derën e shkollës 'Ibrahim Rrugova' ku ndodhet KZAZ-ja 27, për të shkatërruar materialet zgjedhore.
19 Qershor 2019, 10:26 -
12 të arrestuar për sulmet e KZAZ-ve, 20 në kërkim! Arrestohet 'live' ish-deputeti i PD-së (VIDEO)
12 të arrestuar, 20 persona janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë. Është ky bilanci i përfundimtar i Policisë së Shtetit, pas sulmeve që u regjistruan në 14 KZAZ-të e vendit të martën në mbrëmje dhe të mërkurën.
19 Qershor 2019, 12:15 -
Demokratët e Kavajës afat KZAZ-së: Largohuni deri në 16:00 ose do u sulmojmë (VIDEO)
Demokratët e Kavajës janë mbledhur para KZAZ-së ndërsa i kanë lënë afat deri në orën 16.00 të ditës së sotme për të larguar dokumentet në të kundërt do të sulmojnë. Report Tv sjell pamjet e momentit kur demokratët dhe militantë të opozitës së bashkuar janë
19 Qershor 2019, 09:56 -
Opozita i vuri zjarrin KZAZ-së në Shkodër, Hajdari: Traumë kombëtare, dhuroj pagën time për riparimin e shkollës
Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari e cilëson si traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare zjarrin që iu vendos shkollës dje në Shkodër, brenda së cilës ishte vendosur KZAZ-ja.
19 Qershor 2019, 09:33 -
Dje iu vendos KZAZ-së zjarri nga PD-ja, përfaqësuesit e OSBE zbarkojnë në Shkodër (VIDEO)
Një ditë pasi militantët e PD-së i vendosën flakën KZAZ nr. 3 në Shkodër, kanë mbërritur përfaqësuesit e OSBE-së për të monitoruar situatën. Report Tv sjell edhe pamjet nga shkolla ku ndodhet KZAZ-ja në Shkodër që u sulmua dhe iu vendos zjarri.
19 Qershor 2019, 11:59 -
Sulmuan KZAZ-në e Tropojës, 7 të arrestuar, 6 shpallen në kërkim
Shtatë persona janë arrestuar në Tropojë, 6 janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë pas sulmit dje në KZAZ-në e këtij qyteti që është vendosur te Muzeu. Mes të arrestuarve ka punonjës të bashkisë, por edhe militantë të PD-së, ndërsa akuzohen për
19 Qershor 2019, 08:52 -
Pas sulmeve ndaj 14 KZAZ-ve, në mbrëmje shpërthen edhe në Kavajë! Kryebashkiaku i PD-së nxjerr zjarrfikësit kundër policisë (VIDEO)
Kanë vijuar në mbrëmje tensionet në Kavajë, në KZAZ nr. 42 kur disa militantë të PD janë konfrontuar me forcat e sigurisë. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i PD Isa Sakja i cili ka nxjerrë në terren edhe forcat zjarrfikëse të bashkisë për të sulmuar forcat e policisë.
19 Qershor 2019, 08:29 -
Saraçi: Boll më, rracë e keqe!
Të gjithë aktorët politike për kredo personale po i vënë flakën këtij vendi. Nga njëra anë një kryeministër që betohet për kushtetutë, por duket se harron që është mandatuar jo vetëm për të qeverisur por edhe për të garantuar stabilitet si shef ekzekutivi.
19 Qershor 2019, 08:15 -
Sulmi kundër KZAZ-ve, Brozi: Mafia politike e ndihmuar nga anti-perëndimorët po destabilizojnë vendin
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel prokurorisë që të vendosë para drejtësisë pa asnjë tolerancë të gjithë ata që po tentojnë që t'u vendosin zjarrin qendrave të votimit.
19 Qershor 2019, 07:38 -
'Gjeni ndryshimin'/ Veliaj krahason militantët e PD me talebanët në Afganistan!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas djegies së shkollës në Shkodër nga militantë të PD.Përmes një postimi në twitter ai e krahason aktin e sotëm të ndodhur në Shkodër me ngjarje të ndodhur në Afganistan ku talebanët kundërshtojnë me forcë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe dalin kundër SHBA-ve.
18 Qershor 2019, 22:31 -
Deklarata e fortë e Topallit: Një demokrat i vërtetë nuk djeg as mandate, as shkolla
Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli në zonën e Shkodrës, një ndër figurat më kryesore të PD-së në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha thotë se djegia shkollës nuk është historia e Shkodrës. Ajo thotë se një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla, nuk hedh molotov dhe nuk ka as frikë nga zgjedhjet.
18 Qershor 2019, 22:17 -
Carlo Bollino: Të gjithë ne po luajmë me zjarrin
Të gjithë aktorët e kësaj beteje politike, të marrë dhe pa logjikë, po luajnë me zjarrin, edhe një herë mbi kurriz të Shqipërisë. Të gjithë besojnë se kanë të drejtë, të gjithë pretendojnë se veprojnë mbi bazën e parimeve më të larta, por nuk po kuptojnë se flamujt e tyre të shenjtë valaviten mbi një fuçi mbushur me tritol.
18 Qershor 2019, 22:04 -
Bardhi flet pas incidentit në KZAZ-në e Shkodrës: Fjala e presidentit duhet të ishte ligj
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia tha pas incidentit të ndodhur në KZAZ nr.13 në Shkodër se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përballë një qeveria e cila sipas tij është kapur në flagrancë duke vjedhur votën."Votime
18 Qershor 2019, 21:45 -
Shkodër/ Militantët e PD i vënë flakën me benzinë KZAZ-së nr. 3
Pas përplasjeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër, në shkollën 'Shejnaze Juka', militantët e PD i kanë vënë flakën godinës duke përdorur benzinë. Bashkë me ta ka qenë edhe ish-deputeti Bardh Spahia. Ata janë konfrontuar me punonjësit e policisë dhe zjarrfikëset duke mos le
18 Qershor 2019, 20:44 -
Berisha 'duartroket' agresorët e Tropojës! Lleshaj: Asnjë dhunues nuk do t'i shpëtojë ligjit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas sulmeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër. Ai thotë se kjo është një përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD dhe fton qytetarët të distancohen nga kjo ngjarje.
18 Qershor 2019, 16:47 -
Edhe Xhelal Mziu tenton të bllokojë zgjedhjet në Kamëz: Zbatoj dekretin e të parit të vendit (VIDEO)
Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka nxjerrë në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ për administrimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit.Xhelal Mziu ka shpërndarë n
18 Qershor 2019, 16:36 -
Bashkia e Vaut të Dejës ultimatum KQZ-së: Lironi ambientet e KZAZ-ve brenda ditës së nesërme!
Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila i drejtohet KQZ me një ultimatum se duhet të heqë materialet zgjedhore nga KZAZ nr. 6 e cila ndodhet në ambientet e shkollës profesionale 'Ndre Mjeda' para orës 16:00 të ditës së nesërme.Ai urdhëron ndërprerjen e veprimtarisë zgjedhore në kët
18 Qershor 2019, 16:21 -
Bllokimi i KZAZ nga bashkitë e PD-LSI, Meta: Do mbaj shënim ata që ju provokojnë...sulm të hapur ndërkombëtarëve
Në reagimin e parë për këtë situatë të krijuar disa ditë më parë kur kryebashkiakët e PD-së dhe LSI-së vunë në lojë skenarin për bllokimin e KZAZ-ve, Meta sulmon edhe ndërkombëtarët. Thotë se kjo situatë u shërben grupimeve të errëta të huaja që kërkojnë destabilitet dhe të defaktorizojnë rolin e Shqipërisë në Rajon.
18 Qershor 2019, 15:08 -
KQZ: Do të çojmë para drejtësisë kryebashkiakët që po pengojnë procesin zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, njoftoi sot, se do të çojë para drejtësisë të gjithë kryebashkiakët që po tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, Hoxhaj tha se KQZ do t'i drejtohet organeve kompetente për të garantuar z
18 Qershor 2019, 14:11 -
Nga shfaqja e cirkut tek marrja e çelësave...Çfarë ndodhi ditë më parë në Shkodër/ Voltana Ademi 'kyç' KZAZ nr.2
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se rreth 4 ditë më parë, në ambientet e Pallatit të Sportit Vllaznia në Shkodër, është mbajtur një shfaqje cirku, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë s&a
18 Qershor 2019, 12:13 -
KZAZ-të janë ngritur 3 muaj para 30 qershorit...Materialet e rëndësishme zgjedhore që PD-LSI po tentojnë të shkatërrojnë
Anëtarët e tyre, që janë anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste, dhe komisionerët e pavarur të emëruar nga KQZ, kanë marrë vendime deri më tani për të garantuar ecurinë e procesit zgjedhor. Problemet filluan pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, kur bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI i çuan fillimisht kërkesë KQZ-së të të lirojë ambientet
18 Qershor 2019, 11:39 -
Bashkia Tropojë dhe demokratët sulmojnë KZAZ-në, shkatërrojnë materialet zgjedhore (VIDEO-FOTO)
Sulmohet KZAZ-ja nr. 9 në Tropojë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga përfaqësuesi i PD-së, Besnik Dushaj dhe militantët kanë shqyer derën e KZAZ-së që është vendosur te muzeu i qytetit, ndërsa më pas kanë marrë materialet zgjedhore, vendvotimet duke i hedhur në rrugë
18 Qershor 2019, 11:18 -
Voltana Ademi nxjerr 'zbuluar' planin për të penguar zgjedhjet (VIDEO)
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi mbajti një konferencë për mediat ku tha se do të bëjë gjithçka që të mos lejojë që ambjentet që janë në administrim të Bashkisë, siç është Pallati i Sportit, të mos përdoren si KZAZ, pasi siç tha ajo zbaton vet&am
18 Qershor 2019, 11:12 -
PD-ja bllokon sërish KZAZ në Shkodër, dekreti i Metës përplas Rendin me Bashkiaken (VIDEO)
Ashtu si ditën e djeshme edhe sot militantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në kryeqendrën e veriut. Në momentin që anëtarët kanë shkuar te Pallati i Sportit ku është ve
18 Qershor 2019, 11:18 -
Sulmohen KZAZ-të/ Militantët e PD i vënë flakën klasës në Shkodër! Në Tropojë thyhen xhamat e Muzeut (VIDEO)
Militantët e PD sulmojnë KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e sotme kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka nxjerrë në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ
18 Qershor 2019, 09:06 -
Militantët e PD-së përplasen me policinë pas letrës së Voltana Ademit për të liruar KZAZ-të (VIDEO)
Tensione dhe përplasje ka pasur ditën e sotme në Shkodër pasi është kërkuar që të lirohet KZAZ numër 2 në këtë qytet pas anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga presidenti Ilir Meta. Incidenti ka ardhur pasi anëtarët e KZAZ nuk janë lejuar nga militantët e PD-së që të hyjnë në ambientet e brendshme. Ndërkohë më herët Kryebashkiakja Voltana Ademi i bëri kërkesë policisë që ta mbishtese në lirimin e KZAZ.
17 Qershor 2019, 10:58 -
Bashkia e Lezhës nuk iu bind KQZ-së/ Frrokaj: Po zbatoj dekretin e presidentit
Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve ku janë vendosur KZAZ dhe heqjen e listave të zgjedhësve është bërë në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u shpreh se nëse ambientet nuk do të lirohen vullnetarisht atëhere do të ndërhyhet konform ligjit.
15 Qershor 2019, 15:16 -
Kryebashkiakët e PD tentojnë të bllokojnë procesin/ KQZ: Reflektoni menjëherë ose do përballeni me ligjin
Në një reagim, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, tha se këto janë veprime në shkeljë të kodit zgjedhor. Hoxhaj tha se KQZ vijon procesin për zgjedhjet dhe se është Kuvendi i SHqipërisë, që përmes rezolutës mbi aktin e Presidentit Meta i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjevr që të garantojë mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.
14 Qershor 2019, 19:25 -
Bashkitë e drejtuara nga opozita s'i binden KQZ-së! Rama: Mos bini pre e katërshes
Pjesë më e madhe e bashkive të drejtuara nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në të gjithë vendin nuk i binden Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryeministri i bwn thirrje tw mos bien pre e katwrshes qw drejton opozitwn pasi ligji nuk ka mëdyshje.
14 Qershor 2019, 13:39 -
Incidenti në KZAZ-në e Rrogozhinës, zbulohet arsyeja pse u ndryshua fisheku i derës (Detajet)
Pengimi i zgjedhjeve më 30 Qershor është një nga prioritetet që opozita po përpiqet të bëjë. Denoncimi i parë vjen nga Rrogozhina, ku pretendohet se është ndërhyrë qëllimisht në KZAZ nr. 43 për të ndërruar fishekun e derës. Por hetimet e nisura tashmë nga prokuroria e Kavajës, do të nxjerrin në pah të vërtetën e saj.
13 Qershor 2019, 16:44