-
Deklaratat e opozitës për Balilin/ Rama: Avazi që prej 5 vite e gjysëm, sot iu djeg posaçërisht të dyve
Opozita deklaroi sot se Policia nuk mundi dot që ta kapte Balilin dhe se ai u vetëdorëzua vetë. Për Ramën, ky është një avaz i vjetër por se sot iu djeg të dy kryetarëve të PD e LSI, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.
15 Janar 2019, 17:11 -
Bushati: Ndryshimi i drejtimit të MEPJ-së, e drejtë e Ramës, e falenderoj për besimin e dhënë
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar kursin e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si një e drejtë e kreut të ekzekutivit për të përzgjedhur ekipin që do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë.
15 Janar 2019, 14:49 -
Dogana e Kosovës në portin e Durrësit, Rama: Hapi i parë i bashkimit doganor mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj kanë inaguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit. Ky bashkim vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive vitin e kaluar në Pejë, ku thuhej se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova do të unifikojnë doganat.
15 Janar 2019, 13:33 -
Kapja e Balilit, Rama: Një nga operacionet më të sofistikuara policore, vetëdorëzimi është realizimi i tij me sukses
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me reagimet e tij lidhur me prangosjen e të shumëkërkuarit Klement Balilit. Në reagimin e tij, ai shprehet kapja e Klement Balilit është një nga operacionet më të sofistikuara policore, i cili ka vijuar për muaj të tërë dhe vetëdorëzimi i tij është përfundimi i tij me sukses.&l
15 Janar 2019, 12:25 -
Rama kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, pritet votimi i ministrave të rinj
Kryeministri Edi Rama në letrën drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçit ka kërkuar që ditën e nesërme në orën 17:00 të rimblidhet Kuvendi në mënyrë që të miratohen dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.
15 Janar 2019, 11:14 -
Jo vetëm Greqia, Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
Rastet në të cilat kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm nuk janë të panjohura në kulturën politike shqiptare dhe atë botërore. Diçka të ngjashme ka bërë vetë presidenti, Ilir Meta duke shërbyer si zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003.
15 Janar 2019, 11:09 -
Arkiva Qendrore e Shtetit/ Mbi 200 milionë dokumente 'i dhurohen' publikut me një klik
Procesi i dixhitalizimit: Mjaftojnë vetëm 20 sekonda për t’u pajisur me kartën e përdoruesit, sipas kategorive, mundëson aksesin në mbi dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar.
15 Janar 2019, 07:39 -
Denoncimi i VOA-s për punësime partiake, Rama: Llogje telefoni, verifikoni dokumentat dhe ballafaqoni rezultatet
Një sërë reagimesh politike ka provokuar publikimi ditën e sotme, i disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës, sipas të cilave zyrtarë të selizë rozë kanë ndërhyrë për punësime te ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Partia Demokratike dhe LSI akuzuan direkt kryeministrin Rama se ka ndërhyrë për të punësuar militantë dhe kriminelë. Nuk ka munguar reagimi i shefit të qeverisë, i cili fton kundërshtarët politikë të bëjnë verifikime dokumentesh.
14 Janar 2019, 19:55 -
Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm
Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Detyrën e dyfishtë e ka ushtruar i pari Ismail Qemali në 1912, pastaj në radhë Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta.
14 Janar 2019, 16:47 -
Senati i UT: Shtyhet afati për tarifën dhe bursat! Rama: Të nisë mësimi një orë e më parë, kërkesat do realizohen
Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse. Kryeministri Rama përshëndet deklaratën dhe kërkon nisjen sa më parë të procesit mësimor.
14 Janar 2019, 16:13 -
Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë përkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se rrugëzgjidhja në këtë moment do të ishte vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa kundërshton heqjen e paraleles me rastin e Greqisë
14 Janar 2019, 14:05 -
Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret
Mbyllet tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat. Por, sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit, që është e disponueshme nga Gjoka Konstruksion.
14 Janar 2019, 13:56 -
Përfaqësuesit e MASR në çdo fakultet, fluks studentësh për dorëzimin e dokumentacioneve për tarifat dhe bursat (VIDEO)
Një përfaqësuese nga Ministria e Arsimit, Suada Halla është shprehur se pavarësisht fluksit të studentëve për informacion në lidhje me procedurat apo dokumentacionet që do të dorëzojnë, situata në universitete paraqitet e qetë.
14 Janar 2019, 13:13 -
Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, pas vendimit të këtij të fundit për të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Kreu i shtetit shprehet se Presidenti është në krye të detyrës, ndërsa shton se e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
14 Janar 2019, 12:36 -
Refuzimi i Cakajt nga Meta, Rama merr postin e ministrit të Jashtëm: S’kemi kohë të humbim
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar me Presidentin pas refuzimit të Gent Cakajt. Kreu i qeverisë do të marrë përkohësisht edhe drejtimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme deri në momentin që të flasë Gjykata Kushtetuese. Mbërrin në Presidencë dekreti i Ramës për të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Vendimin e Presidentit për të mos çdekretuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në afatin kushtetues, Rama e cilëson si një tjetër shkelje nga Meta.
14 Janar 2019, 11:59 -
Ahmetaj thirrje Bordeve: Paratë për tarifat dhe bursat janë në dispozicion, sillni sa më parë listat e studentëve përfitues
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, përmes një deklarate për media, i ka bërë këtë të hënë thirrje bordeve të administrimit të universiteteve që të përfundojnë sa më parë listat e studentëve përfitues nga përgjysmimi i tarifave vjetore, e të atyre që përfitojnë bursa.
14 Janar 2019, 11:13 -
Mosdekretimi i Gent Cakajt, ja dy skenarët si mund të veprojë Rama (Detaje nga mbledhja e Kryesisë)
Dy janë skenarët si mund të veprojë kryeministri Rama përballë situatës së krijuar. Mundësia e parë është që Edi Rama ti drejtohet Presidentit Meta me një tjetër emër pas refuzimit të Gent Cakajt. Ndërsa alternativa e dytë është që vetë Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë, Tsipras të marrë drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme përkohësisht.
14 Janar 2019, 09:06 -
PD i kundërvihet Ramës: Do të marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna ndaj studentëve
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se me nismën e ndërmarrë për të dërguar në sekretariatet e çdo universiteti dy përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Arsimit, do të shkelë autonominë e institucioneve të arsimit. Kjo forcë politike kërkon nga Prokuroria që të nisë sa më parë hetimet për dhunën e ushtruar të policëve ndaj studentëve protestues.
13 Janar 2019, 16:11 -
Studentët/ Rama: Nga nesër 2 përfaqësues do japin shpjegime në sekretariate për pagesën e tarifave
Rama thotë se nga nesër në sekretariatet e çdo universiteti do të jenë dy përfaqësuesë nga ministria e Financave dhe Arsimi që do të japin shpjegime për tarifat e studimit dhe pagesën e tyre në janar.
13 Janar 2019, 14:17 -
Inspektimi i bizneseve, Rama: Ulja 3-fish e taksave lufton informalitetin, rritet punësimi
Ulja trefish e taksave, do t'i japë fund, deklarimeve të rreme të një pjese të madhe të biznesit, si edhe kostove për të mbajtur dy bilance. Kjo është ajo që ka theksuar kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të dy bizneseve në kryeqytet.
12 Janar 2019, 22:58 -
Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin
Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ai shprehet se askush nuk mund ta ndalojë Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.
12 Janar 2019, 15:23 -
1000 studentë ekselentë punësim në administratë/ Në pak orë, 64 aplikime në portal
Studentët kanë treguar interes të lartë vetëm 24 orë pas lançimit të platformës "Punëtëmbarë.al". Në portal kanë mbërritur aplikimet e para dhe sipas burimeve, deri tani llogariten 64 studentë të interesuar për t'u punësuar në shtet.
12 Janar 2019, 14:54 -
‘Cakaj’, Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë! Rama: More peng Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të shndërrohet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë në Ballkan. Indirekt Meta këshillon Ramën që të propozojë një kandidaturë tjetër pasi sipas tij PS ka kapacitete të shkëlqyra për drejtimin e MEPJ. Në reagimin e tij, kryeministri Rama u shpreh se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese ajo që do ti japë fund, asaj që ai e ka quajtur maskaradë.
12 Janar 2019, 10:37 -
Alibeaj 'nxin' Shqipërinë në Tv holandez: Ky vend nuk e meriton të jetë pjesë e BE (VIDEO)
Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj ka deklaruar për një emision televiziv hollandez se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë. Me 'keqardhje', Alibeaj është shprehur se ky vend nuk plotëson kushtet për t'u bërë pjesë e BE.
12 Janar 2019, 09:57 -
Pas 13 vitesh pritje, familja Mazreku nga Kamza merr lejen e legalizmit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rastin e familjes Mazrreku nga Kamza. Uki Mazreku në videon e publikuar nga kryeministri Rama është shprehur se e vetmja përgjigje që ka marrë në 13 ka qënë se legalizimi është në proces.
12 Janar 2019, 08:44 -
Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte
Kryeministri Edi Rama thotë se të tre zyrtarët e LSI kur kanë qenë në poste drejtuese kanë qenë pa certifikatë sigurie. Rama foli edhe për opsionin e një shkarkimi të mundshëm të Metës nga posti i presidentit, por tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi duhen 2/3 e votave të Kuvendit. Rama tha se Presidenti ka marrë çdo informacion ku vërtetohet që Cakaj është i pastër.
11 Janar 2019, 21:35 -
'Djali im nuk hyri në universitet se s'kishte mik'/ Rama rrëfen historinë e Gregut: Bëri një vit punë
Kreu i qeverisë tha se ai nuk kishte arritur të shpallej fitues në Universitet pasi sipas tij nuk kishte mik dhe ishte detyruar të priste një vit për t'u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar.
11 Janar 2019, 11:57 -
Një grup studentësh ngujohen në fakultete, Rama: Po pengohet mësimi, kërkojnë gjëra që s'do bëhen kurrë
Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish se ekselentët dhe ata në nevojë nuk do paguajnë tarifë studimi, ndërsa të gjithë tjetër do shlyejnë vetëm 50%. Duke iu referuar ngujimit të studentëve në fakultete, Rama tha se ata po pengojnë zhvillimin e mësimit.
11 Janar 2019, 11:47 -
Prezatohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, Rama: S'do bëhej pa protestën
Qeveria prezanton platformën online "Punetembare.al" përmes të cilit do punësohen në administratë rreth një mijë studentë me rezultate të shkëlqyra. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Ai shtoi se punësimi nuk ishte pjesë e tetë kërkesave, por e ofroi vetë qeveria. Studentët me rezultate të larta do punësohen në bazë të notave, pa pasur nevojë për konkurs.
11 Janar 2019, 11:28 -
'Cakaj'/ Meta: S'ka fuqi që më shantazhon! Rama: Do i ketë vjedhur kodin 'Doktoresha e Shkencave'
Me tone të ashpra Ilir Meta thotë se është ndjerë i kërcënuar nga deklaratat e Edi Ramës pas kthimit të dekretit për Gent Cakajn, njësoj siç u kërcënua, sipas tij, Dritan Zaganin, komisari i Fushë Krujës, përfaqësues të opozitës e gazetarë. Megjithatë Meta thekson se nuk ka fuqi në botë që i bën presion apo shantazh presidentit dhe as Gjykatë Kushtetuese që ta ndalojë atë në ushtrimin e kompetencave që i ngarkon Kushtetuta e vendit. Reagon me ironi kryeministri Edi Rama i cili i kujton Metës se i ka çuar provat e Mëkatit për Cakajn.
11 Janar 2019, 09:27 -
Prapaskenat e takimit Meta-Rama/ Presidenti: Bëhu edhe ministër i Jashtëm si Tsipras në Greqi
Ditën e djeshme ka patur një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta që ka patur në fokus çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. Meta i ka propozuar Ramës që Gent Cakaj të bëhet ministër Kulture dhe vetë të bëhet ministër i Jashtëm, duke i treguar shembullin grek.
10 Janar 2019, 22:20 -
Gent Caka nuk 'tradhton' dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
10 Janar 2019, 19:25 -
Takimi me diplomatët, i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i propozuar Gent Cakaj
Bashkë me Ramën dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i pranishëm në takimin e sotëm me trupën diplomatike ka qënë edhe ministri i propozuar Gent Cakaj. Ai vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Jashtëm pas mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta.
10 Janar 2019, 19:15