-
Studentët gozhdojnë derën e Politeknikut dhe i vënë zinxhirët Juridikut, parulla 'Bojkot' te Inxhinieria (VIDEO-FOTO)
Studentët kanë zgjedhur sot një formë ndryshe të protestës, përveç grumbullimit në rrugë. Te Universiteti i Politeknikut ata kanë gozhduar derën, te Juridiku e kanë lidhur derën me zinxhirë, ndërsa te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit kanë vendosur një banderol&eum
7 Janar 2019, 10:02 -
Qeveria plotësoi kërkesat, një grup studentësh protestojnë sërish dhe shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin
Një grup studentësh rinisën protestat sot edhe pse qeveria ka miratuar tashmë "Paktin për Universitetin" duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të tyre. Me rinisjen e protestave ata tani do kërkojnë edhe shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë, kërkesë që nuk ishte përfshirë në 8 pikat dorëzuar në dhjetor. Për katër orë me radhë disa studentë protestuan sot përpara Kryeministrisë.
7 Janar 2019, 09:44 -
Portalet akuza për oxhakun/ Reagon pronari i studios Adi Dule: E kam me qira, s’ka kushtuar as 12 mijë €, mjerë ku jemi katandisur
Adi Dule, artist, thotë se priste që pas shumë vitesh punë me baltë, priste që të merrte famë nga puna e tij si artist, por përballet sot me zhgënjimin, se më i famshëm u bë nga oxhaku i studios së tij.
6 Janar 2019, 20:38 -
Protesta e studentëve nesër/ Këshillat Studentore mblidhen në Qytetin Studenti
Një ditë përpara rinisjes së protestave, në ambientet e Qytetit Studenti janë mbledhur përfaqësuesit e këshillave studentore.Studentët e Universiteteve Publike të Shqipërisë, të hënën e 7 janarit në orën 8 të mëngjesit kanë njoftuar rinisjen e protestave për plotësimin e kërkesave të tyre.
6 Janar 2019, 19:59 -
Përfundon mbledhja e qeverisë në Elbasan
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë në Elbasan. Mbledhja e qeverisë nisi që prej orës 8:30 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ky ishte takimi i parë për 2019, megjithëse mbetet një takim informal. I pari që u largua nga takimi ishte ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërsa ministri i fundit ishte ai i Brendshëm, Sand&eum
6 Janar 2019, 18:10 -
Paketa anti-shpifje/ Vokshi letër ndërkombëtarëve: Projektligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias në vend
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët
6 Janar 2019, 17:43 -
Mbledhja e Qeverisë në Labinot, shpërndahen protestuesit e PD
Shpërndahen mbështetësit e Partisë Demokratike të cilët protestuan jashtë ambienteve ku zhvillohej mbledhja e qeverisë në Labinot të Elbasanit. Gjatë protestës ata ndezën tymuese dhe bënë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
6 Janar 2019, 12:57 -
Rama zbulon detaje nga mbledhja e Qeverisë në Elbasan: Katër çështjet që po diskutohen
Punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private vendase, masat e reja antikorrupsion, përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratën shtetërore i të rinjve me nota 9 e 10, janë në fokus të mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan.
6 Janar 2019, 11:54 -
Mbyllja e llotove, Rama: Nga 1 janari shqiptarët kanë fituar 1 mln euro çdo ditë
Shqiptarët kanë kursyer rreth 1 mln euro çdo ditë duke nisur nga data 1 janar 2019 pas mbylljes së llotove sportive. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama, i cili komentoi efektet e para që ka sjellë ndalimi i aktiviteteve të basteve në të gjithë vendin.
6 Janar 2019, 10:49 -
Objektivat dhe sfidat për 2019-ën, nis mbledhja e Qeverisë në Elbasan
Ka nisur mbledhja informale e Qeverisë në Labinot të Elbasanit. Në takim ka mbërritur kryeministri Edi Rama si dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë të rinjtë dhe të larguarit pas Asamblesë së 28 dhjetorit.
6 Janar 2019, 10:16 -
Mblidhet qeveria në Labinot, në fokus masat kundër korrupsionit dhe punësimi për studentët ekselentë (VIDEO)
Mbledhja e parë e Qeverisë për vitin 2019 u zhvillua në Labinot të Elbasanit. Në fokus të këtij takimi kanë qenë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike. Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e kabinetit, jashtë u zhvillua një protestë nga mbështetës të PD të cilët ndezën tymuese dhe lëshuan thirrje kundër kryeministrit.
6 Janar 2019, 08:29 -
Boci kujton grevën e studentëve të infermierisë: Rama dërgoi për dialog Forcat speciale
Luçiano Boçi, deputeti demokrat përmes një statusi në rrjetin social ka kujtuar grevën e urisë të studentëve të Infermierisë në vitin 2015 . Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se 4 vite më parë kur studentët e infermierisë dolën në grevë urie dhe kërkuan dialog me të, për plotësimin e kërkesave të tyre ai u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.
5 Janar 2019, 17:29 -
Dekretet/ Pesë ministrat pezull nuk janë deputetë, po merret informacion
Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.
5 Janar 2019, 12:40 -
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra
Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri t&
5 Janar 2019, 12:26 -
Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
5 Janar 2019, 12:23 -
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:11 -
I buzëqeshur e duke pirë verë përkrah Hashim Thaçit, Rama: Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë (Foto)
Kryeministri Edi Rama ka vendosur këtë të premte që t'i urojë të gjithë shqiptarët anembanë me një fotografi të tijën, ku shfaqet sëbashku me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
4 Janar 2019, 16:42 -
‘Oxhaku kozmik’/ Rama ironizon mediat: Kazan! Nuk është shtëpia ime, por atelieja e mikut tim
Kreu i qeverisë publikon titujt e publikuar në disa media ku aludohet mbi vlerën e një oxhaku në ambientin ku shfaqet. Rama shprehet se ai nuk është oxhaku i tij, por atelieja e mikut të tij qeramist
4 Janar 2019, 13:57 -
Rama: Nga 1 janari, 3-fish më pak taksa mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël
Kompanitë që kanë xhiro vjetore nga 8-14 mln lekë të rinj do të paguajnë tatim fitimi 3 herë më pak nga 1 janari. Kryeministri Rama, teksa vizitoi një nga kompanitë përfituese tha se kjo politikë fiskale do të rrisë punësimin.
4 Janar 2019, 13:44 -
PS jo e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit, në 15 mars firmoset koalicioni (Detajet)
Koalicioni me njerëzit e zakonshëm nuk do të jetë i vetmi i Partisë Socialiste për të fituar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas dokumentit elektoral të siguruar nga Report TV, në 15 mars do të firmoset marrëveshja e socialistëve me partitë e vogla, në mënyrë që të riaktivizohet Aleanca për Shqipërinë Evropiane.
4 Janar 2019, 12:34 -
TEC-i i Vlorës, deputeti i PD: Do t'i jepet për 20 vjet një privati, Rama dhe Gjiknuri kanë përjashtuar kompanitë e huaja
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri për dhënie me koncesion të TEC-it të Vlorës një privati.
3 Janar 2019, 20:51 -
Ndryshimet në qeveri/Tabaku sulmon Ramën: Molla e qeverisjes, e kalbur, taksat janë rritur 4 herë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama për lëvizjet në qeveri. Tabaku komenton ndryshimet në kabinetin qeveritar duke thënë se nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.
3 Janar 2019, 14:53 -
'E pastë këmbën e mbarë deri në fund', Rama: Vit i Ri pa kumar e pa kapsolla s'ishte parë prej kohësh
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një kompanie bastesh të mbyllur, e cila i ka nxjerrë ambjentet e saj me qera. Këtë vit të ri janë mbyllur me ligj të gjitha kompanitë e basteve sportive dhe hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët për shkak të rrezikshmërisë së tyre.
2 Janar 2019, 09:16 -
Urimi i Monika Kryemadhit: Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare
Kryemadhi në urimin e saj shkruan se është koha që të gjithë të përpiqen dhe të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
1 Janar 2019, 21:42 -
Viti 2019 në Shqipëri vjen me 6 djem dhe 2 vajza, ja sa përfitojnë bebet nga bonusi i lindjes ( Foto+Video)
Në natën e ndërrimit të viteve, pas mesnatës, kanë ardhur në jetë 6 foshnje të gjinisë mashkull. Dy kanë lindur në Tiranë, një në Fier dhe dy të tjerë në Korcë. Krahas tyre, kanë lindur edhe dy vajza. Të gjithë foshnjet e lindura më 1 janar do të përfitojnë çekun e premtuar.
1 Janar 2019, 12:16 -
Viti 2019/ Kryeministri Rama dorëzon çeqet për tre foshnjet e para: Fiks për politikën e bonusit të bebes
1 janari i 2019-ës është pasuar me vizitën e kryeministrit Edi Rama në maternitetin Koco Gliozheni. Rama shpërndau 3 çeqe për tre fëmijët e parë që lindën gjatë natës ku u shënua ndërrimi i viteve. Në minutat e para të 2019-s lindën në total 6 foshnje të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.
1 Janar 2019, 10:53 -
Ardi Veliu nga sheshi 'Skënderbej': Do merren masa për ata që kanë hedhur fishekzjarre
Nga sheshi Skënderbej, një urim për vartësit e tij të cilët edhe në ditën e sotme kanë qënë në krye të detyrës.“Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që kanë sakrifikuar nga puna dhe koha e tyre me familjen për të
1 Janar 2019, 00:35