-
Po zhvlerësohet monedha europiane! Euro pëson rënie drastike! Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh
Euro ka pësuar rënie drastike dhe pas 20 vitesh ka rënë më poshtë se dollari amerikan. Bazuar në kursin zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 117 lekë, ndërsa 1 dollar këmbehet me 117.86 lekë.
23 Gusht 2022, 17:30 -
Euro në rënie të lirë! Banka e Shqipërisë: Në korrik u këmbye me 116 lekë! Prurjet e larta në sezon turistik po zhvlerësojnë monedhën europiane
Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Vetëm gjatë muajit korrik euro ka humbur më shumë se 3 pikë, pasi e nisi muajin në vlerën 119 lekë dhe arriti në 116 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.
31 Korrik 2022, 21:33 - Bota
- Bota
-
Euro në ‘pikiatë’, po këmbehet me 116 lekë! Eksperti: Prurjet e sezonit turistik po e zhvlerësojnë
Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Këtë të hënë monedha evropiane ka prekur vlerat më të ulta historike, dhe po këmbehet me 116.9 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.
18 Korrik 2022, 14:28 -
Bota
Euro bie poshtë dollarit për herë të parë pas 20 vitesh! Frikë në eurozonë, Banka Qendrore ende asnjë masë
Euro ka rënë poshtë dollarit për herë të parë në gati 20 vjet dhe kjo prej luftës në Ukrainë. Një euro bleu 0,998 dollarë në tregun valutor ditën e sotme, me një rënie prej 0,4% në tregtimin e ditës. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.
13 Korrik 2022, 18:12 -
Euro po këmbehet në nivelin më të ulët historik të 18 viteve, me 119.41 lekë! Prurjet nga sezoni turistik dhe eksportet zhvlerësojnë monedhën
Euro është zhvlerësuar ndjeshëm në muajin qershor dhe po këmbehet me 119.4 lekë në tregun vendas. Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2004, dhe shkaku kryesor për këtë rënie janë prurjet e larta turistike dhe rritja e shpejtë e eksporteve
26 Qershor 2022, 12:00 -
Zhvlerësohet euro, ekspertja Isaj: Ka shumë valutë në treg, ndikojnë eksportet! Rritja e normës bazë të interesit po forcon lekun
Volumi i lartë i eksporteve, rritja e normës bazë të interesit, dërgesat e emigrantëve dhe shtimi i parave që qarkullojnë jashtë bankave, po zhvlerësojnë euron në raport me lekun. Ekspertët thonë se rënia e euros nën 120 lekë nuk pritej në këtë periudhë, por ka shumë sasi eurosh që qarkullojnë në treg
26 Prill 2022, 16:08 -
Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 deri në 10 lekë më shumë se para konfliktit! Kërkesë e lartë në treg për euro, shkak shtrenjtimi i importit
Kursi i këmbimit po luhatet ndjeshëm pas luftës Rusi-Ukrainë. 1 euro po shitet mbi 128 lekë, ndërsa dollari me mbi 118 lekë, duke u rritur nga dita në ditë me 4-5 lekë. Forcimi i shpejtë i monedhës europiane dhe zhvlerësimi i lekut, sjell edhe rritjen e çmimeve, thonë ekspertët.
8 Mars 2022, 15:45 -
20 vjet me Euron, si nisi epoka e monedhës evropiane në Shqipëri dhe kush ishin sfidat e bankave në fillim
Në fillim të këtij viti, monedha e përbashkët evropiane mbushi 20 vjet prej daljes për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike. Për Shqipërinë, dalja e Euros do të shënonte një moment kthese dhe i dha origjinë një zgjerimi të shpejtë të Euros si monedha alternative në transaksionet ekonomike të vendit. Por, hyrja e Euros ishte një moment që shtroi disa sfida për bankat tregtare në Shqipëri dhe sidomos për bankën më të madhe në atë kohë, Bankën e Kursimeve.
6 Shkurt 2022, 09:18 -
Çfarë do të thotë inflacioni rekord për 19 vendet që përdorin euron?
Pavarësisht përhapjes së Omicronit dhe efekteve të pasigurisë në ekonominë globale, bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje, ose janë duke ndërmarrë hapa në këtë drejtim.
7 Janar 2022, 22:54 -
Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007
Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.
23 Dhjetor 2021, 07:43 -
Euro zhvlerësohet ndaj lekut, arrin nivelin e 2019! Këmbehet me 120.78 lekë nga 123.63 në 2020! Ekspertët: Ka shumë € në treg, po rriten remitancat
Monedha europiane po vijon të zhvlerësohet në raport me lekun. Sot 1 euro këmbehet me 120.78 lekë që është niveli më i ulët që prej vitit 2019. Shkak për këtë sipas ekspertëve është sasia e madhe e eurove që qarkullon në treg, rritja e remitancave në prag të festave dhe marrja e eurobondit.
15 Dhjetor 2021, 21:25 -
Morinë/ Kapet me 39 mijë euro të padeklaruara në makinë dhe një pajisje që prodhon kriptomonedha! Në hetim i riu nga Maqedonia e Veriut
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 39 mijë euro, të cilat B.B., nuk i kishte deklaruar. Sakaq, në makinë u gjet edhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.
7 Dhjetor 2021, 16:46 -
Ekonomi
Komisionet e transfertave në euro do të ulen! Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon tavan 50 € për komisionet
Vlera e komisioneve për transfertat bankare në euro nuk do të jetë më të lartë se 50 euro, pavarësisht vlerës që transferohet. Kjo do të arrihet nëpërmjet një rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e që pritet t’u vijë në ndihmë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve.
2 Dhjetor 2021, 16:01 -
Ekonomi
Zhvlerësohet monedha evropiane ndaj lekut! BSH: 1 euro sot po këmbehet me 121.17 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit
Monedha Evropiane sot ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro sot është këmbyer me 121.17 lekë, që është vlera më e ulët që prej 11 gushtit të këtij viti kur euro u këmbye me 121.18 lekësh.
1 Dhjetor 2021, 18:45 -
Ekonomi
Leku rifiton terrenin që humbi në tetor ndaj Euros, por Dollari arrin nivelin më të lartë në 16 muaj
Që nga data 4 nëntor, kur nis rënien, Euro ka humbur 1.16 pikë në kursin e këmbimit me lekun. Aktualisht, Euro ndodhet pranë niveleve të datës 20 tetor, kur pati nisur një cikël i mbiçmimit të shpejtë, i nxitur kryesisht nga kërkesa për nevoja të importit të energjisë elektrike, duke iu afruar 123 lekëve
18 Nëntor 2021, 07:29 - Ekonomi
-
Ekonomi
Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku
Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.
28 Tetor 2021, 07:32 -
Ekonomi
Euro sërish në pikiatë, arrin në nivelet më të ulëta që nga 2019
Numri i lartë i turistëve të huaj që kanë hyrë në vend këtë vit, e kryesisht në muajit qershor e korrik kanë sjellë një zhvlerësim të dukshëm të euros në treg. Sot ajo ka arritur në nivelin më të ulët që nga 2019, me 121.8 lekë nga 123.7 leke që po këmbehej në vitin 2020. Për herë të fundit euro ishte 121.85 lekë në 14 janar 2020, ndërsa rezultate poshtë këtij niveli janë regjistruar në vitin 2019.
27 Korrik 2021, 15:37 -
Ekonomi
Efekti sezonal, Euro prek nivelin më të ulët që nga shkurti 2020
Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 lekë. Ky nivel i kursit mes euros dhe lekut është më i ulëti i regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë
22 Korrik 2021, 07:37 - Ekonomi
-
Ekonomi
Euro në pikiatë, po këmbehet me 122.5 lekë, Ekspertja: Luhatje e pritshme, shkak sezoni veror! Në treg ka shumë valutë e pak kërkesë
Sezoni veror dhe ardhja e turistëve qoftë nga Kosova ka dhënë ndikim të menjëhershëm në zhvlerësimin e euros. Sot monedha evropiane po këmbehet 122.5 lekë duke arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë. Për Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare situata është e pritshme për shkak të sezonit, pasi ka shumë valutë në qarkullim.
22 Qershor 2021, 16:34 -
Ekonomi
Vrojtimi i Bankës së Austrisë: 34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash, rritje e fenomenit më 2020
Rreth 34 për qind e shqiptarëve mbajnë euro cash. Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro të gatshme shënoi rritje në vitin 2020 sipas vrojtimit që Banka Qendrore e Austrisë bëri vitin e kaluar në 10 vende të rajonit të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore
21 Qershor 2021, 07:42 - Ekonomi
-
Ekonomi
Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i COVID! Sot 1 euro këmbehet me 122.9 lekë nga 124 në 2020
Euro ka arritur nivelin më të ulët të këmbimit që prej nisjes së pandemisë COVID-19. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro këmbehet me 122.91 lekë, nga mbi 124 që këmbehej vjet.
11 Maj 2021, 17:45 -
Bën sherr me policinë, arrestohen 2 të rinjtë, 2 të tjerë në kërkim! U gjetën armë, mijëra euro dhe stemë policie
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë teksa po udhëtonin me automjetin e tyre Aurel Deliun 29-vjec dhe Alban Tufa 29 vjeç, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, ndërsa 2 të tjerë Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurtin 40 vjeç janë në kërkim.
19 Shkurt 2021, 10:47 -
Kursi i këmbimit në ndërrim te viteve/ Dhjetori u mbyll pa luhatje të euros, dollari në rënie! Ndikon mosardhja e emigrantëve (VIDEO)
Dhjetori i vitit që lamë pas u mbyll pa luhatje të forta në kursin e këmbimit valutor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro në 31 dhjetor u shit me 123.8 lekë nga 121 lekë që ishte niveli i 2019. Ndërsa për dollarin rënia ka qenë e fortë. Ekspertët thonë se në forcimin e lekut kanë ndikuar masat kufizuese të ndërmarra nga shumë shtete.
4 Janar 2021, 16:16 -
Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal
Monedhat e huaja po humbasin terren ndaj lekut. Këtë të enjte një euro u këmbye me 123.6 lekë ndërsa një dollar me 104 lekë. Për Bankën e Shqipërisë kjo zbritje është e pritshme për shkak të efekteve sezonal, dhe turizmit.
6 Gusht 2020, 20:04 -
Erdhën me çantat plot nga Turqia dhe Austria, sekuestrohen mbi 30 mijë euro në Rinas
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
4 Korrik 2020, 11:41 -
Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro në fund të marsit, leku u zhvlerësua me 7%
Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro me qëllim shmangien e rritjes së mëtejshme të euros gjatë pandemisë. Ndërhyrja në treg është bërë në datat 27 dhe 30 mars, kur euro kishte arritur të këmbehej deri në 135 lekë. Vetëm në muajin mars leku u zhvlerësua me 7%.
1 Korrik 2020, 16:07 -
Prokuroria e Durrësit letër-porosi Italisë për 500 mijë eurot: Ku fjeti shoferi dhe ku u parkua kamioni? (VIDEO)
Ku fjeti shoferi i kamionit në të cilin u kapën gjysmë milion euro në portin e Durrësit, dhe ku ishte parkuar automjeti teksa nga Italia u nis drejt Durrësit? Janë këto pyetjet të cilat me anë të një letër-porosie hetuesit shqiptarë kërkojnë të dhëna nga kolegët italianë. Report Tv mëson se paratë dhe kamioni janë vënë në sekuestro deri në përfundim të hetimit për akuzën e pastrimit të parave.
14 Qershor 2020, 16:50