-
Mbi 70 milionë raste dhe mbi 1 milionë viktima nga COVID-19 në të gjithë botën
Aktualisht toka po përballet me virusin më fatal të dekadave të fundit, COVID-19. Janë regjistruar 73.250.204 raste pozitive dhe kanë humbur jetën gjatë betejës së dyte më koronavirusin 1.629.388 persona në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë.
15 Dhjetor 2020, 10:25 -
Ish-ministri i shëndetësisë: Humbjet më të larta në botë të jetëve të mjekëve, të nis vaksinimi i tyre brenda 15 janarit
Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur alarmin se Shqipëria ka numrin më të lartë të humbjeve të jetëve të mjekëve në botë dhe theksuar se duhet të nis patjetër vaksinimi i personelit mjekësor brenda 15 Janarit.
15 Dhjetor 2020, 10:01 -
Zëvendëskryeministri Tahiri : Mbyllja e panevojshme gjatë festave të fundvitit në Kosovë, situata epidemiologjike nën kontroll
Festat e fundvitit i ka gjetur qeveritë e shteteve përballë valës së dytë të COVID-19, duke i bërë ato të shtrëngojnë gjithnjë masat me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Kosova, duket sikur po përballet më së miri me koronavirusin, pasi numri i rasteve dhe viktimave gjithnjë është në ulje, gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës për qeverinë kosovare, duke vendosur kështu të mos ndërmarri masa më strikte anti-COVID për qytetarët.
15 Dhjetor 2020, 09:47 -
Britania e Madhe po goditet nga një lloj i ri i koronavirus
Mbi 1000 raste të një varianti të ri të koronavirusit janë identifikuar në ditët e fundit në Angli, kryesisht në jug të vendit ku mund të lidhet me një rritje të rasteve, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock të hënën.
15 Dhjetor 2020, 09:30 -
Rritja e rasteve me COVID-19, Holanda në prag të mbylljes totale deri në mes të janarit
Holanda ka vendosur të bëjë kufizime gjithëpërfshirëse të koronavirusit duke përfshirë një bllokim që do të qëndrojë në vend deri në mes të janarit për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19. Shkollat, dyqanet jo-thelbësore dhe muzetë do të mbyllen të gjitha nga mesnata e së martës, sipas mediave lokale.
14 Dhjetor 2020, 18:37 -
Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”: Pandemia kërkon bashkëpunimin e qeverisë, stafit mjekësor dhe qytetarëve
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” ditën e sotme është shprehur se pandemia qe po kalojmë kërkon bashkëpunimin e qeverisë, stafit mjekësor dhe qytetarëve që kjo situatë të kapërcehet.
14 Dhjetor 2020, 12:56 -
Lufta ndaj Covid-19, Shqiptari thyen të gjithë rregullat anti-covid, shkon të shërohet në Itali
Një 50 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka shkuar në Itali, për të luftuar COVID-19 në një spital në Milano, megjithatë ai ka vënë në rrezik të gjithë personat të cilët kanë udhëtuar më të dhe në të njëjtën kohë ka vënë një pikëpyetje të madhe në lidhje me sistemet e kontrollit në kufijtë italian.
14 Dhjetor 2020, 12:06 -
Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme gjatë festave të fundvitit: E gjithë Italia drejt zonës së kuqe
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme të Italisë gjatë krishtlindjeve dhe vitit të ri. Italia është shndërruar e gjitha në një “zonë të kuqe”, vatër infeksioni dhe në rrezik për të filluar një valë të tretë të COVID-19.
14 Dhjetor 2020, 11:16 -
Koronavirus/ Italia numrin më të lartë të viktimave në Evropë, tejkalon Britaninë, Gjermania nga e mërkura në Izolim të plotë
Italia ka numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në Evropë, kjo pasi ditën e diele ajo tejkaloi edhe Mbretërinë e Bashkuar sa i përket numrit të viktimave në kontinentin e vjetër.
14 Dhjetor 2020, 10:33 -
Covid-19/ Trump hedh poshtë planin për vaksinimin e hershëm të administratës në Shtëpinë e Bardhë
Pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit që administrata e Shtëpisë së Bardhë do të jetë ndër të parat që do të marrë vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer / BioNTech, një gjë e tillë është kundërshtuar nga presidenti Trump.
14 Dhjetor 2020, 09:39 -
SHBA fillon sot vaksinimin për COVID, ka nisur shpërndarja në të gjitha rajonet
Shefi i Operacionit Warp Speed, programi i zhvillimit të vaksinave të administratës Trump, Gjenerali i Ushtrisë Gustave Perna, tha në një konferencë shtypi të shtunën se kompanitë e transportit do të fillojnë të shpërndajnë rreth 3 milionë doza të vaksinës së Pfizer-it në gati 150 qendra shpërndarjeje.
14 Dhjetor 2020, 08:19 -
COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 788 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 14 viktima. Gjithashtu sot humbi jetën edhe mjeku anestezist Mihal Kërçi. Tirana e Shkodra janë qytete me numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1003 humbje jete.
13 Dhjetor 2020, 16:43 -
Cila pjesë e Europës është më dyshuese për vaksinën anti Covid?
Europa mund të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të miratojë një vaksinë Covid-19 në javët e ardhshme. Ekspertët thonë se deri 70% e popullsisë duhet të vaksinohet në mënyrë që Covid të vendoset nën kontroll. Por, sa besim kanë europianë te vaksina dhe a do të jenë të gatshëm të vaksinohen kur të kenë një vaksinë në dispozicion?
13 Dhjetor 2020, 15:02 -
FOTO/Lufta kundër COVID-19, aktorja shqiptare i vjen në ndihmë Shqipërisë, dhuron shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca
Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler, e njohur për roline saj te "Mimoza Llastica" ka dhuruar shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
13 Dhjetor 2020, 14:52 -
Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan, sistemi shëndetësor është i lodhur, duhet të veprojmë tani
Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme.
13 Dhjetor 2020, 11:53 -
Tritan Kalo publikon foton e mjekëve që u shuan nga COVID-19: 25 yje që do na mungojnë
Mjeku Kalo ka publikuar foton e tyre duke i cilësuar si personat e vitit në Shqipëri, ndërsa shkruan se këto “25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.
13 Dhjetor 2020, 11:04 -
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskës pavarësisht vaksinimit
Në një kohë kur të gjithë shpëtimin nga pandemia e shohim tek vaksinat. Ekspertët paralajmërojnë se ato do të zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që dikush të marrë COVID-19 me simptoma të rënda ose të lehta, por ato nuk garantojnë mos transmetimin e virusit, në rast se personat do të bien në kontakt me të.
12 Dhjetor 2020, 17:39 -
Covid-19/ Ministri italian i Shëndetësisë, Speranza: Në javën e parë të Janarit nis vaksinimi
Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe SHBA kanë dhënë leje për përdorimin emergjent të vaksinës edhe ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ditën e sotme theksoi se për Italianët vaksinimi do të fillojë në Janar të këtij viti.
12 Dhjetor 2020, 14:49 -
Gjermani/ Ministri i ekonomisë: Rekord viktimash nga COVID-19, duhet të veprojmë urgjentisht
Shteti Gjerman aktualisht po përballet me pasojat e renda të valës së dyte të COVID-19 dhe si pasojë bënë thirrjen për bllokimin e dytë para Krishtlindjeve pasi regjistroi 585 vdekje dhe 29.875 infektime gjatë 24 orët e fundit, i cili është edhe numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë.
12 Dhjetor 2020, 12:29 -
Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë COVID-19, sipas Bankës Botërore
COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020. Azia Jugore pritet të përmbajë 63% të të varfërve, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.
12 Dhjetor 2020, 08:35 -
VIDEO/ Puna e epidemiologëve në terren dhe testimi i pacientëve me COVID-19, Rama: Shqipëria po forcon kapacitetet testuese
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit.
12 Dhjetor 2020, 08:26 -
Pas Kanadasë dhe Britanisë, SHBA autorizon vaksinën Pfizer, i hap rrugë vaksinimit në masë (VIDEO)
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) autorizoi të premten vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rrugën vaksinimit të miliona njerëzve. Autorizimi i vaksinës shënon një pikë kthese në Shtetet e Bashkuara, ku pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 292 mijë njerëzve.
12 Dhjetor 2020, 07:48 -
Napoli jep njoftimin zyrtar: Hysaj e Rrahmani e mposhtin Covid-in brenda 24 orëve
Koronavirusi është kthyer në makth për dy futbollistët e Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Të dy futbollistët u infektuan me Covid-19 në mes të muajit nëntor kur ishin të impenjuar me Kombëtaret pra me Shqipërinë dhe Kosovën. Futbollistët u izoluan dhe e kaluan koronavirusin.
11 Dhjetor 2020, 17:01 -
696 të shëruar dhe 590 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj: Masat do të vazhdojnë me një intensitet të shtuar
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 590 raste të reja me COVID-19 pas marrjes së 1.775 mostrave, duke çuar në 45.594 numrin total të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.
11 Dhjetor 2020, 15:31 -
E njofton BE: Ballkani Perëndimor do të marrë falas vaksinën anti COVID për mjekët dhe grupet e rrezikuara
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të japë vaksinat e COVID falas për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe të gjitha grupet e rrezikuara për vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një postimi në twitter.
11 Dhjetor 2020, 14:15 -
Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, qeveria greke prezanton kufizimet e reja gjatë festave
Qeveria greke ka bëre të njohura masat e reja kufizuese gjatë gjatë periudhës së festave. Greqia aktualisht ka në fuqi ndalimin e qarkullimit megjithatë kjo nuk ka sjellë rënien e infektimeve dhe vdekjeve në vend nga COVID-19, “Konkluzioni nga vlerësimi i të dhënave nuk është i kënaqshëm, prandaj ne nuk mund të rinisim aktivitetet ekonomike dhe sociale” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas
11 Dhjetor 2020, 11:26