-
COVID-19 në Kosovë, 345 raste të reja dhe 8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 345 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 8 viktima.Ditën e sotme është vënë re një ulje e lehtë si në rastet e reja me koronavirus ashtu edhe në numrin e viktimave.
19 Dhjetor 2020, 15:22 -
COVID-19/ Shalsi: Të shmangim një mbyllje tjetër! Po monitorojmë kush janë sektorët më të prekur dhe duan mbështetje (VIDEO)
Ministri i Shtetit dhe Sipërmarrjes Eduard Shalsi ka folur edhe rreth situatës së biznesit të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe çfarë hapash do të ndërmarrë qeveria në rast të një mbyllje tjetër.
19 Dhjetor 2020, 14:05 -
Shkolla nis më 11 janar, Malaj: Dija po merret e cunguar, po nxjerrim 60 % analfabet funksional! Mësuesve t'u jepet rrogë e dedikuar për COVID këtë fundvit
Në një intervistë për Report Tv, Malaj u shpreh se 3 janë çështje kryesore të dështimit të mësimit në pandemi, në faktin që po bëhet sikur po bëjnë shkollë, marrja e dijes është e cunguar dhe në shumë shkolla nuk respektohen protokollet anti-covid. Për këtë tha Malaj ne po nxjerrim në jetë 60 % të nxënësve analfabetë funksionale, që nuk marrin dijen e duhur.
19 Dhjetor 2020, 13:22 -
Mediu thirrje grave: Refuzoni të jeni thjesht numra, nuk ka vlerë vetëm të jesh në pushtet, por ka vlerë pushteti juaj (VIDEO)
Përfaqësimi i grave në politikë nuk duhet të bëhet thjesht për të plotësuar kuotat gjinore, por duhet të rritet roli i saj në vendimmarrje. Është ky mesazhi që dha kreu i republikanëve Fatmir Mediu gjatë mbajtjes së Forumit Kombëtar të Grave Republikane.
19 Dhjetor 2020, 12:22 -
OBSH: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021
Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Rusia kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve më të rrezikuar nga pandemia dhe shumica e vendeve të pasuara kanë blerë ato dhe janë vetëm në pritjeje të miratimit të tyre nga agjencitë rregullatorë të medikamenteve, me shqetësim ngelet si do të veprojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
19 Dhjetor 2020, 09:31 -
COVID-19 'mbyll' italianët për festat e fundvitit në shtëpi, vendi 'zonë e kuqe' nga 24 dhjetori deri më 6 janar (VIDEO)
Italia nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe” dhe qytetarët nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit. Baret, restorantet dhe qendrat tregtare janë të mbyllura.
19 Dhjetor 2020, 08:45 -
Pas Pfizer, SHBA miraton vaksinën Moderna kundër COVID-19! 6 milionë dozat e para shpërndahen këtë fundjavë (VIDEO)
Moderna është aprovuar nga qeveria amerikane si vaksina e dytë e vendit Covid-19, as miratimit të FDA-së duke hapur rrugën për miliona doza për t'u shpërndarë për vaksinimin e popullsisë. 6 milionë doza janë gati të shpërndahen duke filluar që këtë fundjavë.
19 Dhjetor 2020, 07:53 -
Vaksinat anticovid/ Virologu në SHBA: Dozat e para në Shqipëri do vijnë si ndihma, kjo nuk mbulon popullatën! Vendi të fillojë që tani të sigurojë zinxhirin e transportit dhe ruajtjes së saj
Arban Domi, virolog-biolog në SHBA, tha se për vaksinimin në Shqipëri nuk mund të krijohen plane afatgjata, pasi dozat e para vendi do i marrë si ndihma nga BE dhe SHBA dhe kjo nuk të lejon të bësh plane për vaksinimin e popullsisë, pasi nuk janë të mjaftueshëm. Domi tha se Shqipëria duhet që tani të bëjë gati të gjithë planin e zinxhirit të transportit dhe ruajtjes së vaksinës.
18 Dhjetor 2020, 22:02 -
100 urgjenca pediatrike në ditë! Pediatrja: Mos neglizhoni, dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore
Urgjencat pediatrike në QSUT janë ulur krahasuar me një vit më parë. Aktualisht dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore tek të vegjlit. Mjekja Numila Kuneshka u bën apel prindërve që për çdo shenjë që shikojnë tek fëmijët e tyre t'i drejtohen mjekut të familjes apo mjekut pediatër.
18 Dhjetor 2020, 20:51 -
Situata e COVID-19/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë
Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.
18 Dhjetor 2020, 20:05 -
Manastriliu në QSUT: Vijon fuqizimi i kapaciteteve spitalore, 44 respiratorë të rinj me financimin e qeverisë! Festat kalojini me familjen e vogël
44 respiratorë të rinj i janë shtuar flotës së aparaturave jetëshpëtuese, me financim nga buxheti i shtetit për përballimin e epidemisë në vend. Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale.
18 Dhjetor 2020, 15:28 -
Trefishi është numri i viktimave nga COVID-19 në raport me ato të një gripi sezonal
COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç pretendonin shumë njerëz në fillim të pandemisë, pasi për shkak të këtij virusi fatal ka vdekur trefishi i numrit të njerëzve që vdesin nga një grip i zakonshëm sezonal, sipas një studimi francez.
18 Dhjetor 2020, 15:11 -
COVID-19, OBSH paralajmëron rritje të problemeve të shëndetit mendor gjatë dimrit
Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se pret të shohë një rritje të njerëzve që luftojnë me probleme të shëndetit mendor gjatë muajve të ardhshëm pasi numri i të infektuarve gjatë periudhës së dimrit po rritet ndjeshëm.
18 Dhjetor 2020, 13:15 -
Drejtori i kabinetit në Presidencë Edmond Panariti: Duhet të investohet për ruajtjen dhe mënyrën e shpërndarjes se vaksinës anti-COVID, përpara se ajo të arrijë ne vend
Drejtori i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën e COVID-19 në Shqipëri.
18 Dhjetor 2020, 11:31 -
Krishtlindje në kufizime të shumta, OBSH: Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit (VIDEO)
Evropa këtë vit po i pret festimet e Krishtlindjeve dhe vitit të ri mes kufizimeve të shumta, pasi kontinenti i vjetër tha se transmetimi i virusit vazhdon me shpejtësi dhe vaksina e parë nuk është miratuar ende.
18 Dhjetor 2020, 11:33 -
E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni
Shume shtete në botë në prag të festave të fundvitit po ndërmarrin masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të infeksionit. Edhe në Maqedoni qeveria ka miratuar masat shtrënguese të reja, te cilat hynë në fuqi ditën e sotme.
18 Dhjetor 2020, 10:25 -
FDA miraton testin e parë për COVID-19 pa recetë për përdorim emergjent në SHBA
Një test i shpejtë pa recetë, për COVID-19 që mund të përdoret në shtëpi po përgatit nga një kompani australianen për përdorim emergjent në SHBA, pasi është miratuat nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
18 Dhjetor 2020, 09:59 -
Angela Merkel: Jam tepër krenare për themeluesit e BioNTech, Gjermania po përgatitet për vaksinimin e qytetarëve
Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka shprehur se është tepër krenare për krijuesit e BioNTech, në një takim digjital të enjten me themeluesit, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci.
18 Dhjetor 2020, 09:25 -
SHBA, afër vaksinës së dytë kundër COVID-19, Këshilli i ekspertëve rekomandon vaskinën e Moderna-s (VIDEO)
Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19.
17 Dhjetor 2020, 23:23 -
FIFA zgjedh Robert Lewandowski lojtarin më të mirë në botë për 2020, lë pas Messin dhe Ronaldon
FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit dhe atë e fitoi Robert Lewandowski.
17 Dhjetor 2020, 20:48 -
Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’
Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.
17 Dhjetor 2020, 18:54