-
Gjobiten me nga 5 milion lekë 2 organizatorët e një tubimi në Dibër! E 'pësojnë' edhe 690 qytetarë pa maska, 7 përfundojnë në komisariat
Ndonëse kemi rritje të rasteve me COVID dhe të shtrimeve të të infektuarve në spitale, numri i qytetarëve që nuk zbattojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik i ekspertëve vijon të jetë i lartë. Policia njofton se në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 persona, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID. Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3.000 lekë, 690 qytetarë të cilët janë kapur pa maskë në të gjithë vendin, ndërsa 7 prej tyre që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat.
3 Dhjetor 2020, 15:46 -
Lejohen vetëm familjarët/ Grumbullim masiv qytetarësh në ceremoninë e varrimit të drejtorit në Librazhd, u nda nga jeta prej COVID (VIDEO)
Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e varrimit të Drejtorit të Pallatit të Kulturës, Arianit Alliu, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pasi ishte i infektuar me COVID.
3 Dhjetor 2020, 14:55 -
Drejtori i Policisë së Tiranës për Report Tv: Nga COVID 3 policë humbën betejën, 70 të karantinuar, si i kemi zëvendësuar! Jemi treguar tolerantë me gjobat
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv ka dhënë shifra sa i përket situatës së COVID. Fatkeqësisht kanë humbur këtë betejë me virusin 3 policë në Komisariatet në Tiranë, teksa 70 të tjerë janë të karantinuar në banesë.
3 Dhjetor 2020, 13:38 -
Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini për Report Tv: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit
Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi për Report Tv se shpreson që vaksina antiCOVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.
3 Dhjetor 2020, 12:25 -
Mblidhet në Mat me urgjencë Këshilli i Sigurisë, kryebashkiaku Malaj: Situata me COVID-19 shqetësuese, të parandalojmë përhapjen
Në Bashkinë e Matit janë konstatuar persona të infektuar me COVID që lëvizin në vende publike, lokale, tregje, rrugë, farmaci, sheshe, etj, duke krijuar premisa për infektimin e qytetarëve. Këtë e ka deklaruar sot Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj, i cili mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurisë për shkak se situata e krijuar nga pandemia është shqetësuese.
3 Dhjetor 2020, 12:14 -
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë/ 9 punonjës dhe 4 fëmijë me COVID!
13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.
3 Dhjetor 2020, 10:36 -
Akademia e Shkencave, 4 rekomandime për përballimin e situatës COVID, Sulçebe: Të frenohet përdorimi masiv i antibiotikëve e kortizonit (VIDEO)
Akademia e Shkencave në ndjekje të menaxhimit të situatës së pandemisë në vend rekomandon testim masive të popullatës, gjurmim të kontakteve të të prekurve dhe shtrëngim të masave për të pasur në kontroll numrin e të prekurve. Akademiku Genc Sulçebe, bëri me dije se në studimin e Akademisë së Shkencave rol kyc kanë mjekët e familjes dhe ata ambulator, ndërsa rekomandon kufizimin e përdorimit masiv të antibiotikëve e kortizonëve.
3 Dhjetor 2020, 10:10 -
Si përfitohet paketa e rimbursueshme per ilaçet COVID/ Qytetarët të pa informuar: S'e kemi idenë! Mjekja e familjes: Përfitojnë vetëm të konfirmuarit pozitiv
2 javë pas hyrjes në fuqi të paketës së rimbursueshme të ilaceve COVID, ka ende qytetarë që nuk e kanë të qartë se cfarë rruge duhet të ndjekin për të përfituar nga rimbursimi i ilaceve që përdorin për covidin. Rrugën që duhet të ndjekin pacientët e shpjegon për Report Tv, mjekja e familjës Eriona Hereni
2 Dhjetor 2020, 21:02 -
Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor
Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta me një vlerë totale 496 milionë lekë. Tenderi i hapur këtë të mërkurë do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti dhe afati i kontratës do të jetë 12 muaj.
2 Dhjetor 2020, 16:14 -
Iu infektua burri me COVID/ Gazetarja që iu vu tritoli në ’98 në Vlorë: Mjekët më njoftonin çdo ditë për shëndetin e tij! Pse Shehu e Vasili s’veshën bluzën e bardhë?
Më të fortë se kurrë, Ismail dhe Zenepe Luka kanë rrëfyer momentet e vështira të jetës së tyre, betejën me COVID-in. Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.
2 Dhjetor 2020, 16:30 -
Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish
Më shumë se 17 mijë raste pozitive dhe 301 viktima nga COVID-19 u shënuan vetëm gjatë muajit nëntor në vendin tonë. Gjatë këtij muaji vendi ynë njohu shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, ç'ka solli dhe hapjen e spitalit të katërt COVID në kryeqytet.
2 Dhjetor 2020, 15:26 -
Pa maska në rrugë, gjobiten 666 qytetarë! 8 shoqërohen në Komisariat, s'i dhanë policit ID (VIDEO)
666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit, e për pasojë janë gjobitur me 3 mijë lekë. Ndërkohë, është ndëshkuar edhe një biznes, i cili vijonte të qëndronte hapur pas orës 22:00, në kundërshtim me rregulla.
2 Dhjetor 2020, 14:36 -
U shërua nga COVID në Turqi, trajneri Gega mbërrin në Shqipëri: Kalova një ëndërr të keqe, s'e besoja që do kaloja Rinasin në karrige me rrota! Mezi pres të kthehem në krye të klubit (VIDEO)
Trajneri i Kukësit Skënder Gega është kthyer sot në Shqipëri një javë pasi iku në Turqi për mjekim të specializuar si i prekur me koronavirus. Për Report Tv ai thotë se nuk e priste që të kthehej në Rinas pa një karrige me rrota, ndërsa të gjithë që përjetoi e cilësoi si një ëndërr të keqe. Tani mezi pret te drejtoje ekipin.
2 Dhjetor 2020, 13:01 -
'Fshehja e viktimave COVID, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes, e pamundur! (VIDEO)
Mjeku Tritan Kalo ka hedhur poshtë çdo dyshim se mund të ndryshohet shkaku i vdekjes në skendën mjekësore."Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë, mjekët e familjes apo ato rajonalë. Në
2 Dhjetor 2020, 12:34 -
Tomini: S'ka shpërthime masive të COVID në kopshte e çerdhe! Festat e fundvitit festojini vetëm me familjen (VIDEO)
Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini ka bërë një panoramim të qartë të situatës COVID në kopshte dhe çerdhe, teksa është ndalur që të flasë edhe për festimin e festave të fundvitit."0-4 vjec kemi një incidencë shumë të ulët, 0.7-0.8% t&eu
2 Dhjetor 2020, 12:31 -
Rakacolli: Masat gjatë festave të fundvitit varen nga ecuria e situatës epidemiologjike (VIDEO)
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli dhe për kufizimet gjatë festave të fundvitit. Ajo tha se nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona.Por Rakacolli deklaroi se në varësi të zhvillimit të situatës do të vendosin më pas nëse do të lehtësojnë ma
2 Dhjetor 2020, 12:17 -
Situata e COVID, masat kufizuese vijojnë të jenë në fuqi pa afat (VIDEO)
Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi mesditën e kësaj të mërkure që masat kufizuese aktuale të qëndrojnë në fuqi pa afat. Më saktësisht, nuk do të lejohen lëvizjet nga ora 22:00 - 06:00.I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet
2 Dhjetor 2020, 12:11 -
Raporti i FMN për Shqipërinë, Tabaku: Tregon qartë katastrofën me financat publike (VIDEO)
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me raportin e publikuar nga FMN mbi Shqipërinë dy ditë më parë. Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, ata thonë se ky raport tregon qartë se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për ndihmën e shqiptarëve mes pandemisë.
2 Dhjetor 2020, 11:10 -
Trajneri Gega mposht COVID-in pas 21 ditësh, kthehet sot në atdhe! Detaji i veçantë...në Turqi u kurua nga një mjek shqiptar
Trajner i Kukësit Skënder Gega do të kthehet sot në Shqipëri një javë pasi udhëtoi në Turqi për t’u kuruar nga koronavirusi, për shkak se gjendja e tij u përkeqësuadhe kishte nevojë për një trajtim më të specializuar.
2 Dhjetor 2020, 10:23 -
Dëshmitë e mjekëve nga COVID-4: Hapja e këtij spitali lehtësim për ne, shpresë për pacientët (VIDEO)
Pacientët e parë kanë nisur të shtrohen në spitalin COVID-4. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pamje të reja nga ambientet e kësaj godine, teksa sjell edhe dëshmitë e mjekëve. Hapja e këtij spitali, për mjekët, është një lehtësim për punën e tyre, por edhe shpresë për pacientët.
2 Dhjetor 2020, 10:12 -
PA AFAT! Ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00! Universitetet online
Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat afat! Pra do të ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00 teksa Universitetet do vijojnë mësim online.
2 Dhjetor 2020, 07:57 -
Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 78.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm
Borxhi publik në vitin që vjen do të jetë në nivelin e 10.7 miliardë eurove, ose sa 87.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2021 nuk është parashikuar të merret një eurobond i ri, por në tregjet e brendshme do të merren 403.2 milionë euro hua.
1 Dhjetor 2020, 21:00 -
Report Tv vëzhgim në rrethe për mësimin e alternuar! Nxënësit: Duam të vazhdojmë në shkollë! Prindërit: Kjo metodë i çorienton fëmijët
Zhvillimi i mësimit me alternim ndërmjet klasës dhe leksioneve online duket se nuk është mirëpritur nga vetë nxënësit dhe as nga prindërit e tyre. Sot në ditën e parë të aplikimit të këtij skenari, ata shprehen se "mënyra më e mirë është mësimi në klasa".
1 Dhjetor 2020, 20:49 -
Epidemiologu Alimehmeti në Report Tv: Shifrat e të shëruarve nga COVID janë më shumë, të mos mbetemi te vdekjet
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë të dhënë për Report Tv, është shprehur se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë që shumica e të infektuarve me COVID-19 ia dalin me sukses në këtë betejë
1 Dhjetor 2020, 17:54 -
Masa shtrënguese për festat e fundvitit/ Rama: S’i kemi planifikuar, por nuk përjashtohet si mundësi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk janë planifikuar masa shtrënguese për festat e fundviti, por nuk përjashtohet si mundësi. E gjitha kjo varet nga ecuria e virusit, shtoi kreu i qeverisë.“Besoj që do ta kalojm
1 Dhjetor 2020, 17:56 -
Akuzat e opozitës se po shpopullohet vendi/ Rama: S’është vetëm fenomen shqiptar! Shqipëria më e mirë se 7 vite më parë
Kryeministri Edi Rama është ndal;ur të flasë edhe për largimin e shqiptarëve, një akuzë shumë e artikuluar nga opozita, por edhe presidenti Ilir Meta. Rama tha se një fenomen i tillë nuk është vetëm shqiptar.<
1 Dhjetor 2020, 17:53 -
Rama: Dy arsyet se përse u mbyllën universitet dhe jo baret!
Kryeministri Edi Rama nuk ka ditur të japë një përgjigje se kur do të hapen Universitetet, kjo sepse nuk dihet se si do jetë ecuria e virusit. Në bashkëbisedimin me studentët, Rama mohoi lajmet që qarkullojnë se Universitetet do të
1 Dhjetor 2020, 17:59 -
Shkelën rregullat anti-COVID, 'kyçen' 2 fasoneri në Përmet! Mbyllen pjesërisht edhe zyrat e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër
Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fa
1 Dhjetor 2020, 17:22 -
Situata e COVID/ Rama: S’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit, por s’përjashtohet si mundësi! 2 arsyet pse u mbyllën Universitet dhe jo baret
Në bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve.
1 Dhjetor 2020, 17:14 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:51 -
Komisioni i Ekonomisë miraton dy projektligje të rëndësishme! I jep ‘OK’ ratifikimit të marrëveshjes së huas me BERZH për reagimin ndaj emergjencës COVID
Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e radhës dy projektligje, atë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri” si edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”
1 Dhjetor 2020, 16:44