-
Mjeku për Report Tv: Pacientët kanë frikë të shtrohen në spitalet COVID, qëndrimi në shtëpi në gjendje te rënduar, i gabuar
Koha e pritjes së pacientëve që qëndrojnë në autoambulanca është reduktuar, thotë mjeku i urgjencës Ilir Allkja që shoqëron pacientët nga banesa e tyre për në spitalet covid. Shqetësim kryesor sipas mjekut, mbetet fakti që qytetarë kanë frikë të shtrohen në spitale, ndaj qëndrojnë në banesa derisa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet.
24 Nëntor 2020, 16:52 -
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
Ditën e sotme (24 nëntor) u shënua një tjetër rekord i viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit u shënuan 19 qytetarë që nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 744 raste të reja.
24 Nëntor 2020, 16:32 -
Fshehja e viktimave/ Basha: Vendim politik! Mjekët: Të krijohet një repart i veçantë për oksigjeno-terapinë (VIDEO)
Kreu i partisë Demokratike iu rikthye takimeve me mjekët, e bashkë me to edhe akuzave se qeveria po fsheh shifrat reale të vdekjeve nga COVID-19. Basha tha se secili ka përgjegjësi në betejën me koronavirus, ndërsa mjekët kërkuan edhe krijimin e një reparti të vecantë për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi.
24 Nëntor 2020, 15:38 -
'Vendimi për të na mbyllur, tendencioz', Rita Gjeka për Report Tv: U hapën kinematë, nuk e kuptoj pse jo teatrot (VIDEO)
Prej 10 muajsh në teatrin "Migjeni" të Shkodrës nuk është dhënë asnjë shfaqje. Ky është një vendim tendencioz, shprehet drejtoresha Rita Gjeka në intervistën për Report Tv. Ajo tha se bashkë me kinematë duhet të ishin hapur edhe teatrot së paku për periudhën shtator-tetor.
24 Nëntor 2020, 15:30 -
Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Do të jetë në mbështetje të ISHP, rrisim kapacitetet
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik.
24 Nëntor 2020, 14:59 -
Nëntë muaj nga nisja e pandemisë, tani mund të marrësh raport për COVID-19! Mjekët shpjegojnë procedurën
Pas nëntë muajsh nga nisja e pandemisë, më në fund një problem jo pak i vogël për ata që infektoheshin nga Covid-19 merr zgjidhje. Deri përpara disa ditësh, qytetarët kanë mbetur prapa dyerve të qendrave shëndetësore, për të marrë një raport mjekësor i cili vërteton se duhet të largohet nga puna për shkak të Covid-19 dhe të justifikojë mungesën. Por ky raport për Covid nuk jepej.
24 Nëntor 2020, 14:36 -
Asnjë lokal dhe qytetar 's'ndihet' pas orës 22:00! Policia u vë gjoba 512 personave që lëvizën pa maskë, 5 shoqërohen në Komisariat
Asnjë lokal dhe asnjë qytetar nuk ka lëvizur mbrëmjen e kaluar pas orës 22:00, duke respektuar kështu një nga rregullat e vendosura së fundmi nga komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e COVID.
24 Nëntor 2020, 14:27 -
Tërmeti dhe COVID/ Denaj: Gjermania partner jetik, 58.2 milionë euro për Shqipërinë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim, ku dhe u firmos protokolli për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez, Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.
24 Nëntor 2020, 13:36 -
Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta/ Parlamenti mblidhet të enjten! Opozita interpelancë me Ramën dhe Manastirliun
Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 veta në ambient ta hapur dhe të mbyllur, Report Tv mëson se Kuvendi ka planifikuar të zhvillojë seancën plenare ditën e enjte.
24 Nëntor 2020, 13:28 -
Meta takim me ministrin e Jashtëm të Zvicrës: Mirënjohje për ndihmën e dhënë për dëmet nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë
Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
24 Nëntor 2020, 11:29 -
Dje 'bum' rastesh pozitive në Berat, COVID prek 5 punonjës në shëndetësi! Hyn në bashki, prokurori... e shkolla (Rastet)
Shifrat e COVID në Berat për ditën e djeshme kanë qenë tepër të larta, ku ministria e shënetësia raportoi 50 të infektuar në këtë qark vetëm për 24 orët e fundit.
24 Nëntor 2020, 09:55 -
Mund të hapet brenda javës, Rama publikon foto nga COVID-4 dhe apelon: Është gati gjithçka, kujdesuni për veten e të tjerët
Spitali COVID 4 është gati dhe mund të hapet gjatë javës në rast se do të ezaurohen kapacitetet në spitalet e tjera që janë aktualisht në punë për të trajtuar pacientë të infektuar me virus.
24 Nëntor 2020, 08:43 -
U mbyllën prej pandemisë, hapet sërish sektori i vizave dhe pasaportave në ambasadën gjermane, por me kufizime
Ambasada Gjermane thotë se është hapur sektori i vizave dhe pasaportave, i cili u mbyll për shkak të situatës nga pandemia, por rihapja do të jetë me kufizime dhe se do të ketë shtyrje dhe vonesa të datave për takime.
23 Nëntor 2020, 17:47 -
Karantinë e dytë? Bizneset për Report Tv: Do na falimentojë, situata s’ka qenë asnjëherë më keq, shitjet online e pamundur për të moshuarit
Masat e pjesshme kufizuese për të frenuar përhapjen e COVID-19 janë rikthyer, por bizneset i tremben një mbyllje të dytë. Gjatë vëzhgimit nga Report TV tregtarët thonë se një tjetër karantinë do i falimentonte. Sipas tyre shitjet janë në minimum, dhe as ulja e çmimeve nuk i ka tërhequr klientët.
23 Nëntor 2020, 17:35 -
Partitë fushatë online për shkak të COVID! PS: Po ngremë grupe dixhitale! LSI: S'do ndalim së takuari njerëzit!
Pamundësia për të zhvilluar tubime elektorale, për shkak të rregullave anti COVID do të sjellin një fushatë elektorale të pazakontë. Pesë muaj nga zgjedhjet, partitë politike e gjejnë veten të kushtëzuara, ndërsa shpëtim duket se po gjejnë tek teknologjia.
23 Nëntor 2020, 17:21 -
Mes familjarëve e miqve, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku (VIDEO)
Përcillet për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku. Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit përmes një ceremonie që u zhvillua në sheshin “Liria” përpara Bashkisë së Durrësit.
23 Nëntor 2020, 17:08 -
EKSKLUZIVE/ Pandemia po shfrytëzohet për pastrim parash, Report Tv zbardh dokumentin: Janë rritur mashtrimet, paratë e krimit do të investohen në prona
Report Tv siguron dokumentin që Drejtoria e Pastrimit të parave i ka dërguar qeverisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, përmes të cilit ngre shqetësimin se situata e pandemisë po shfrytëzohet nga kriminelë e terroristë të pastrojnë para përmes blerjes së pronave
23 Nëntor 2020, 16:55 -
Mesazhi i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos pas qëndrimit disa ditor në një spital të Athinës, do të vijojë trajtimin e tij në shtëpi, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës.Kisha Autoqefale në mesazhin e tyre në “Facebook” falënderuan të gjitha personat për urimet e tyr
23 Nëntor 2020, 16:48 -
Manastirliu inspekton COVID 4: Është gati, po përgatisim dhe spitalet rajonale, ju lutem sakrifikoni pak nga normaliteti juaj
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë që do të punojnë në këtë strukturë gjatë inspektimit tha se ky spital do të hapet në momentin e ezaurimit të kapaciteteve në 3 spitalet COVID dhe se pas kësaj do përgatiten edhe spitalet Rajonale.
23 Nëntor 2020, 16:43 -
Veliaj në Kombinat: Luli dhe Monika i kanë ndarë rolet! Kryemadhi mbjell panik për tërmetin, Basha mbjell panik për pandeminë (VIDEO)
Programi i Rindërtimit do ta shndërrojë Kombinatin në një nga lagjet më të bukura të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se të gjitha familjet që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit të kaluar, do të dalin nga ky proces më mirë seç ishin, e madje i siguroi ato se apartamenti i ri do t’u vlejë më shumë se i vjetri.
23 Nëntor 2020, 14:52 -
'Jo më shumë se 10 veta'/Kaso për Report Tv: Vendimi i kufizon partitë! Rama po përdor COVID-in për zgjedhjet...skenari i opozitës për fushatë në kohë pandemie
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se demokratët nuk po bëjnë politik me pandeminë e COVID, siç mazhoranca i ka akuzuar.
23 Nëntor 2020, 13:58 -
Turqia ndaloi charter-at spitalorë për kurim nga COVID/ Nga Rinasi asnjë ambulancë sot! Aviacioni Civil: S'kemi vendim zyrtar! Përfaqësuesja e spitalit privat turk: Janë ndaluar për 1 muaj
Nga Rinasi ditën e sotme nuk ka asnjë fluturim të avionëve që dërgojnë me urgjencë drejt spitaleve të Turqisë pacientë të infektuar me Covid- 19. Nuk dihet nëse kjo lidhet me vendimin e Qeverisë turke për të ndaluar Charterat një muaj për mungesë kapacitetesh në spitale. Ndërkohë Autoriteti i Avionit Civil në Tiranë por edhe Ministria jonë e Shëndetësisë nuk janë në dijeni të një vendimi të tillë.
23 Nëntor 2020, 12:09 -
Shërohet nga COVID Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!
Pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos është shëruar nga COVID-19 dhe pritet që të lërë sot spitalin. Mësohet se Kryepeshkopi do të qëndrojë në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet.
23 Nëntor 2020, 10:04 -
Efekti i COVID/ Nga Shkodra te Lezha, zbuloni qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë
Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.
23 Nëntor 2020, 07:50 -
Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri/ Rama: Në këto kohë festash të rrimë në shtëpi me fëmijët dhe prindërit
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij në ditën q ëu ndezën dritat e Pemës së Vitit të Ri ta bëjë me një mesazh. Një mesazh që shkon për të respektuar masat anti-COVID, për të shëndetin e të gjithëve."Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qete
22 Nëntor 2020, 22:47 -
COVID-i i merr jetën regjisorit të njohur/ Shkrimtarja: Thjesht Muharremi, për kineastin e shqiptarëve në ditën e ndarjes prej nesh
Thjesht Muharremi! Kështu e nis shkrimin e saj poetja Natasha Lako për regjisorin Muharrem Fejzo, i cili u nda nga jeta pasi humbi betejën me COVID-in. Në një shkrim të gjatë, Natasha sjell në vëmendje momentin e tyre të
22 Nëntor 2020, 21:04 -
VIDEO: 3, 2, 1...Ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri te Sheshi 'Skënderbej'! Veliaj: Të japim mesazhe shprese! Rama: Këto kohë festash të rrimë në shtëpi
Tradita është që dritat e pemës së Vitit të Ri të ndizen në datën 6 dhjetor, por situata e krijuar nga COVID-19, ka bërë atmosfera festive të 'vijë' më herët në çdo shtëpi, por edhe shesh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Shqipëri, ku ditën e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin 'Skëndërbej'.
22 Nëntor 2020, 19:43 -
Turqia ndalon charter-at spitalorë për kurim nga COVID-19: Po zihen kapacitet e spitaleve që duhen për turqit...nga vendimi preket dhe Shqipëria
Turqia ndalon udhëtimin me charter të pacientëve me COVID-19 që shkojnë për kurim në spitalet turke. Një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Shëndetësisë, teksa nuk jep një afat, por thotë që urdhrit mbete në fuqi deri kur të jepet një njoftim i dytë. Shkak është bërë ezaurimi i kapaciteteve spitalore në Turqi për shkak të numrit të lartë të pacientëve të shtruar në spitale.
22 Nëntor 2020, 18:11 -
Kush janë 'VIP'-at që u gjobitën nga policia/ Nga Meta e Kryemadhi tek Arbana Osmani e Erion Isai i bashkisë Kolonjë
Çdo emër që është i njohur mundohet që të përcjellë tek fansat e tij një imazh sa më të mirë dhe të rregullt, që është në zbatim të ligjit dhe rregullave që ka shteti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me “VIP”-at shqiptarë
22 Nëntor 2020, 17:38 -
Dyndjet e njerëzve pa maskë te liqeni, Manastirliu: Nuk po e marrim seriozisht rrezikun!
Kjo e diel për qytetarët e Tiranës duket të jetë një ditë pushimi e zakonshme, pasi kanë dal të shëtisin të pa shqetësuar nga virusi, armikun e dukshëm tashmë ne zonën e liqenit. Por të dielat tona nuk duhet të jenë më të njëjta pasi jemi të rrezikuar, pamjet në fjalë janë publikuar ditën e sotme dhe paraqesin dyndjen e rrezikshme të njerëzve.
22 Nëntor 2020, 17:28 -
Sot 565 të prekur 14 viktima me COVID! Infektohet numri dy i Policisë së Tiranës! Shtrohet tek Infektivi mjeku neurolog Drini Dobi! Virusi i merr jetën inxhinierit
565 raste të reja dhe Kjo e diel ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 si edhe personave që kanë humbur betejën me këtë virus. Si rezultat i 2084 testime, kanë rezultuar pozitiv 565 persona, 146 vetëm në kryeqytet. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 14 persona, 1 më shumë se dje. 14 humbje jete në 24 orët e fundit me COVID.
22 Nëntor 2020, 16:36 -
Nëndrejtoresha e QSUT brenda COVID 3: Gati pavioni i tretë i spitalit! Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore është fals
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavioni i tretë në spitalin Covid3.“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërisht të lirë për t’u shërbyer qytetarë
22 Nëntor 2020, 13:07