-
4 raste me COVID në Vlorë, mes tyre një avokat dhe një pensionist
Sot në Vlorë janë regjistruar 4 raste me COVID, mes të cilëve një avokat në lagjen '24 Maji'. Rastet e tjera janë kontakti në lagjen e "Ujit të Ftohtë" dhe "28 Nëntori" në qytetin e Vlorës, një prej tyre është pensionist. Rasti i katërt është në lagj
20 Gusht 2020, 17:39 -
4 humbje jete dhe 155 raste të reja! Shuhet artisti shkodran, 7 pacientë të intubuar, 28 fituan betejën, por COVID-i i la me pasoja
Nga 847 testime, 155 qytetarë rezultuan me COVID në 24 orët e fundit. Katër qytetarë ndërruan jetë në dy spitalet COVID. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu po marrim shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
20 Gusht 2020, 16:16 -
Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 (VIDEO)
Mjeku i njohur Skënder Brataj i cili ka kaluar infeksionin e Covid-19 ka dhuruar ditën e sotme plazmën e gjakut që do të përdoret për të shëruar pacientët e sëmurë. Brataj ka ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.
20 Gusht 2020, 12:02 -
Greqia, raste të pakta infektimi me COVID-19 nga Shqipëria
Të dhënat nga Sekretariati i Përgjithshëm grek për Mbrojtjen Civile të njoftuara sot nga mediat greke mbi pandeminë e koronavirusit në Greqi flasin për një numër të vogël rastesh infektimi me COVID 19 të importuara nga Shqipëria. Sipas të dhënave, nga 1 korriku deri më 16 gusht, janë shënuar vetëm 63 raste të gjetur pozitivë tek shtetasit shqiptarë që kanë hyrë përmes rrugëve ajrore dhe tokësore nga Shqipëria në Greqi, nga të cilët vetëm 14 janë aktivë.
20 Gusht 2020, 07:55 -
Ministria e Arsimit: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator! Mësim plotësues për ata që s'mundën online nga 31 gushti
Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se viti i ri shkollor do të nisë në datën 14 shtator. Ndërkohë, përgjatë periudhës 31 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohen orë mësimi të gjuhës shqipe dhe të matematikës, për ata që kanë humbur mësimin online gjatë kohës së pandemisë.
19 Gusht 2020, 22:34 -
Pas komplikacioneve nga COVID-in u dërgua në Turqi, deputeti Roshi fiton betejën me koronavirusin
Deputeti Enver Roshi ka fituar betejën me COVID-in! Ka qenë ai vetë që ka dhënë lajmin nga Turqia, ku kishte shkuar për një kurim më të specializuar, teksa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.
19 Gusht 2020, 22:20 -
Situata e COVID/ Rama intervistë për BILD: Nuk ka një korona ballkanike! Jemi shumë transparent me shifrat
Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe se si vendi i tij po lufton koronavirusin.
19 Gusht 2020, 19:06 -
Deputetët paga të plota në muajt qershor-korrik, ndërpresin kontributin për COVID-19, disa prej tyre marrin deri në 3 mijë USD në muaj bashkë me dietat
Pas periudhës tremujore të solidarizimit deputetët u rikthehen pagave të plota dhe përfitimeve të tjera financiare, deri në fund të muajit maj 2020 dhanë gjysmën e pagës për përballimin e krizës financiare të shkarkuar nga covid-19
19 Gusht 2020, 18:18 -
158 raste të reja dhe 2 viktima/ Rritet numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja! Sot më shumë pacientë të shtruar në 2 spitalet se dje (VIDEO)
158 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, 2 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.
19 Gusht 2020, 17:08 -
Teliti: PD së shpejti program të detajuar me ekspertët më të mirë në ndihmë të biznesit të harruar nga 'veshi i shurdhët i Surrelit'
Dorjan Teliti, këshilltari për ekonominë në PD deklaron se demokratët kanë gati një program të detajuar se si do i vijnë në ndihmë biznesit për të "marrë veten" nga goditja që pësoi në pandemi, por edhe si rezultat i braktisjes nga ana e qeverisë. Ky program, thotë Teliti, do të prezantohet shumë shpejt, sipas së cilit përmban ndër të tjera taksa të ulëta dhe konkurrencë të ndershme.
19 Gusht 2020, 16:19 -
Paketa ‘Riviera Shqiptare’ këtë vit 350 euro personi, në 2019 ishte 190-250 euro! COVID-i shtrenjton ofertat edhe për Turqinë (VIDEO)
Prisnim rënie të çmimeve për paketat turistike, por ndodh e kundërta. Pandemia shumë vende i la pa turistë për shkak të mbylljes së kufijve, por iu rriti çmimin shumë destinacioneve. Pushimet në Antalia këtë vit kushtojnë deri në 200 euro më shumë se në 2019. Ndërsa në vend ofertat 2 ditore shtrenjtohen me nga 10-20 euro, e ato javore deri në 50 euro më shtrenjtë.
19 Gusht 2020, 15:54 -
PD: Qeveria shqiptare nuk informon qytetarët se Zvicra kërkon 10 ditë karantinë të detyrueshme...por del sërish 'blof'
Zvicra ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të bëjnë karantinë të detyrueshme, dhe për këtë Partia Demokratike bën fajtor kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia, demokratët akuzojnë qe qeveria shqiptare nuk i ka informuar qytetarët shqiptarë.
18 Gusht 2020, 22:24 -
Rritet numri i rasteve të reja dhe viktimat, institucionet publike neglizhojnë masat (Vëzhgimi i Report Tv)
Rritja e numrit të viktimave nga virusi COVID-19 dhe i infektimeve do të duhet të alarmonte të parat institucionet e shtetërore. Por gjatë një vëzhgim të Report Tv u vërejt se janë pikërisht zyrat e shteti ato që ofrojnë shërbime për qytetarët tw cilat nuk respektojnë masat anti-covid çka ka bërë dhe mbylljen e disa prej tyre. Në komisariate, prokurori e gjykata nuk respektohen masat e në shumicën e rasteve nuk ka as tunele dezinfektuese.
18 Gusht 2020, 21:23 -
Fatura/ Sa kushtojnë 14 ditë izolim i një të prekuri me COVID-19?
Një pacient me COVID 19 teksa lufton me virusin, ka edhe një kosto të lartë për trajtimin me medikamente. Ndërsa shumë qytetarë refuzojnë maskat dhe distancat, atëherë do duhet të bëjnë gati 350 deri në 850 mijë lekë të reja për recetën e ilaçeve, gjithnjë nëse nuk do të përfundojnë në spital me fatura marramendëse.
18 Gusht 2020, 18:35 -
10 punonjës të burgut të Peqinit me COVID/ Karantinohet një pjesë e madhe e stafit
10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv. Ndërkohë, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.
18 Gusht 2020, 17:01 -
Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)
Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
18 Gusht 2020, 16:27 -
Fëmijët duan të shkojnë në shkollë: Të lodhur nga mësimi online...prindërit të frikësuar
Teksa ministria e arsimit njoftoi hapjen e shkollave në shtator, prindërit e fëmijëve shprehin shqetësimin e infektimit. Të lodhur dhe nga mësimi online, ata thonë për Report Tv se duan që fëmijët të mësojnë në bankat e shkollës, por nuk kanë informacion të nevojshme për se si do procedohet në vijimësi për të pasur sigurinë e nevojshme.
18 Gusht 2020, 16:30 -
I riu me COVID u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit/ Mesazhi i nënës së 29-vjeçarit...ka një kërkesë për të afërmit dhe familjarët e saj
5 ditë pas ngjarjes së trishtë, ku djali i saj u hodh nga kati i 3-të i spitali "Shefqet Ndroqi", nëna e Xhino Koçës, Lira Kaça ka gjetur forcë për të njoftuar miqtë e saj dhe familjarët për datën se kur pret vizita për ngushëllimit.
18 Gusht 2020, 15:56 -
Besa Shahini: Shkollat do të hapen në shtator! Shëndetësia: Po detajojmë protokollin anti-COVID
Në shtator nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës. Lajmin e dha sot ministrja e Arsimit Besa Shahini, ndërsa e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh se po vijon puna për detajimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID.
18 Gusht 2020, 13:10 -
Viti i ri shkollor/ Shahini: Vendimin e merr Task-Forca për Covid19 pak ditë para fillimit të mësimit
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se vendimi për skenarin e fillimit të ri të shkollës do të vendoset nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë.
17 Gusht 2020, 20:12 -
Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)
Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.
17 Gusht 2020, 16:53 -
Transporti publik më i prekuri nga izolimi/ 5191 punonjës do të marrin pagën e dytë të luftës prej 26 mijë lekësh (VIDEO)
Më shumë se 5 mijë punonjës të transportit publik do të marrin pagën e dytë të luftës nga qeveria. 26 mijë lekë është shuma e pagës së dytë. Në vendimin e qeverisë thuhet se kush ka marrë bonusin e parë, 26 mijë lekëshin do ta marrë tashmë automatikisht.
17 Gusht 2020, 16:48 -
Drejtuesi i 'Intermedica': Sot 500 kërkesa për bërjen e testit COVID, ja sa kushton dhe procedura që duhet ndjekur (VIDEO)
Në laboratorin privat "Intermedica" gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar në kufi ka pasur një fluks të madh kërkesash për të bërë testin COVID. Në një lidhje me "Skype" për Report Tv, titullari i këtij spitali, Vasil Llajo ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 500 kërkesa, teksa ka sqaruar me detaje se se si mund të lënë takimim e deri te marrja e përgjigje.
17 Gusht 2020, 13:26