-
Kronikë
Ministria e Shëndetësisë diferencon shqiptarët, kthen pas jo rezidentët, pranon pa kushte në kufi rezidentët
Ndër rregullat e reja që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për të shtrënguar masat në pikat kufitare, është edhe vetëizolimi për 10 ditë i të gjithë shqiptarëve rezidentë në vendin tonë, që kthehen për në atdhe dhe nuk plotësojnë asnjë nga 3 kushtet për të kaluar kufirin.
30 Gusht 2021, 17:05 -
Bota
Alarmi i OBSH: 236 mijë vdekje të tjera në Evropë nga Covid deri në dhjetor! Duhet rritur shkalla e vaksinimit
Organizata Botërore e Shëndetit e konsideron “të besueshëm” një parashikim sipas të cilit nga tani deri më 1 Dhjetor në Evropë mund të ketë mijëra vdekje të tjera për shkak të Covid, në rast se shtetet nuk vazhdojnë me fushatën intensive të vaksinimit.
30 Gusht 2021, 14:58 -
Kronikë
Meta ‘vesh’ kostumin e presidentit dhe inkurajon qytetarët të bëjnë vaksinën anti-COVID: Qeveria të shtojë fondet për sistemin shëndetësor! Braçe: Masat të domosdoshme
Në një kohë kur varianti delta është një kërcënim për përjetimin e një vale të re të COVID-19, presidenti Ilir Meta vendosi pas shumë kohësh të “veshi” petkun e presidentit dhe të inkurajojë qytetarë për të bërë vaksinimin, vetëm disa orë pas mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve dhe shtrëngimit të masave.
30 Gusht 2021, 14:39 -
Politikë
Ashpërsimi i masave anti-COVID, Braçe: Të domosdoshme pas shthurjes! Boll me llafe, bëni vaksinën
Shtrëngimi i masave antiCOVID për zv.kryeministrin Erion Braçe ishte i domosdoshëm. Ndërsa ka risjellë në vëmendje masat që do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, Braçe bën apel për vaksinim.
30 Gusht 2021, 14:29 - Bota
-
Kosova & Rajoni
Rritet rreziku nga varianti delta, qeveria greke: Vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë me detyrim, kush nuk e bën pezullohet nga puna nga 1 shtatori
Teksa një valë tjetër e COVID-19 po kaplon sërish vendet, në Greqi ka përfunduar afati për vaksinimin e detyrueshme të punonjësve të shëndetësisë.
30 Gusht 2021, 13:27 -
Kronikë
Masat anti-COVID, Rakacolli: Në aeroport do futen vetëm udhëtarët, nuk do lejohet shoqërimi nga familjarët
Lidhur me masat anti-COVID u morën në kuadër të kufizimit të koronavirusit, zv.ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në ambientet e brendshme të aeroporteve do të lejohen të futen vetëm udhëtarët, të cilët kanë gjithashtu detyrim mbajtjen e maskës. Si pasojë, familj
30 Gusht 2021, 12:44 -
Kronikë
‘A do të pezullohen nga puna mësuesit që refuzojnë vaksinën?’, përgjigjet Manastirliu: Nuk është qëllim në vetvete! Deri tani janë vaksinuar 60% e arsimtarëve
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 60% e arsimtarëve janë të vaksniur, ndërkohë që pjesa tjetër duhet që të vaksinohet me detyrim gjatë muajit shtator. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, nëse do të ketë masa si pezullim nga puna për ata që nuk pranojnë të b&
30 Gusht 2021, 12:31 -
Kronikë
Tre grupe vaksinim të detyruar, Rakacolli: Kush nuk e bën, pas datës 30 shtator duhet të paraqesë testin negativ në mënyrë periodike
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët, se nëse nuk do e bëjnë vaksinën COVID, pas datës 30 shtator do tu duhet kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e një testi PCR, që të vërtetojë se janë negativ ndaj koronavirusit.
30 Gusht 2021, 12:27 -
Kronikë
Rakacolli: 8 fëmijë janë të shtruar në spital me COVID, nuk janë në gjendje të rëndë
8 fëmije janë të shtruar në spital si pasojë e infektimit me virusin COVID. Lajmin e bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi po ashtu se fëmijët nuk janë në gjendje të rëndë. ‘Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmi
30 Gusht 2021, 12:24 -
Kronikë
Vaksinë me detyrim për 3 grupe! Ora policore në 23:00! Pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID kush hyn në Shqipëri
Komiteti Teknik ka marrë masa të reja. Nga 1 shtatori ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksimin i detyruar për grupet më të r
30 Gusht 2021, 12:16 -
Kronikë
'Delta po përhapet frikshëm', Manastirliu: 95% e qytetarëve të shtruar në spital të pavaksinuar, shtatori do të vijojë të jetë muaji i hapur për t'u vaksinuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta. “Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më her&am
30 Gusht 2021, 12:13 -
Kronikë
Komiteti ashpërson masat anti-COVID! Vaksinë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët e studentët! Nga 1 shtatori ora policore në 23:00! Nga 6 shtatori, 3 kushte kush hyn në Shqipëri
Duke nisur nga data 1 shtator, në vendin tonë hyjnë në fuqi masa të reja anti-COVID. Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Nga data 1 shtator ora policore do të fillojë në 23:00-06:00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID
30 Gusht 2021, 10:29 -
Kronikë
Rritja e infektimeve, Braçe: Vaksina e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur, qytetarët nuk zbatojnë masat anti-COVID
Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë përsëri apel për qytetarët të vaksinohen. Në rrjetin e tij social, Braçe shkruan se vetëm 36% e shqiptarëve janë vaksinuar, duke i lënë kështu koronavirusit një terren të përshtatshëm për tu përhapur me lehtësi. Teksa thekson vaksina është i vetmi mjet për të luftuar koronavirusin.
29 Gusht 2021, 10:55 - Bota
-
Bota
Shtatori rrit frikën e përhapjes së COVID në Greqi! Nga data 13, të pavaksinuarit s'do të lejohen në restorante e hotele! Në plan zgjerimi i listës së vaksinimit të detyrueshëm
Rastet ditore të infeksionit në Greqi vijojnë nga 3 mijë deri në 3500 ditë e fundit. Debat në vend kanë shkaktuar masat e vendosur për një 'mini bllokim' që do të hy në fuqi nga 13 shtatori, ku nga kjo datë, në restorante e hotele do të lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, apo ata që e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit. Në rast të rritjes së shifrave të infeksionit edhe pas 'mini-bllokimit', plani tjetër i Greqisë është që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori
28 Gusht 2021, 11:51 -
Kronikë
Vijon vaksinimi anti-Covid, Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021
Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndërsa ka apeluar që të rinjtë ta bëjnë vaksinën.
28 Gusht 2021, 10:40 -
Kronikë
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID
26 Gusht 2021, 18:32 -
Kronikë
Dje la mandatin e deputetes, Çomo shfaqet te COVID 3: Janë rritur shtrimet te Infektivi, shumica të pavaksinuar! Ka edhe të rinj! Manastirliu: Gati strukturat e reja, vala e re po përhapet
Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast se vjon rritja e shtrimeve
26 Gusht 2021, 17:50 -
Bota
Shërbimet sekrete amerikane nuk mund të përcaktojnë qartë origjinën e COVID
A u transmetua koronavirusi nga kafshët apo erdhi nga laboratori? Presidenti amerikan Biden kishte porositur një raport të shërbimeve të fsheta për këtë. Tani raporti u paraqit - por ende nuk jep një përgjigje të qartë.
25 Gusht 2021, 22:43 -
Kronikë
Ardhja e afganëve, Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta! Plani për vitin e ri shkollor, e kemi si mundësi mësimin e alternuar
Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në v
25 Gusht 2021, 19:15 -
Kronikë
COVID/ Rritja e rasteve, Rakacolli: Gjatë verës s'janë zbatuar masat! Delta prek edhe fëmijët, 7 të shtruar në pediatri! Për afganët, do ketë kujdes të veçantë shëndetësor
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se masat anti COVID që janë në fuqi nuk janë respektuar gjatë sezonit turistik, prandaj janë rritur infektimet. Nëse masat respektohen nuk do të ketë përkeqësim të situatës epidemiologjike dhe as shtrëngim masash në shtator. Për afganët që do të vojnë në vendin tonë, Rakacolli tha se do të ketë kontroll të veçantë
25 Gusht 2021, 19:04 -
Kronikë
BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave
Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera.
24 Gusht 2021, 14:52 -
Kronikë
Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç! Në vjeshtë dhe dimër mund të përballemi me një tjetër valë të virusit
Muaji shtator do të jetë muaj i hapur vaksinimi kundër koronavirusit, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen, duke shtuar se vjeshta dhe dimri mund të na sjellin një valë tjetër të COVID. Për situatën me pandeminë, ministrja u shpreh se numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur me 5 herë.
24 Gusht 2021, 13:51 -
Bota
Biden, thirrje për vaksinim të detyruar të qytetarëve
Në një kohë që vendi po përballen me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe drejtuesit federalë që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.
24 Gusht 2021, 10:04 - Bota
-
Kronikë
Soreca: Deri në fund të gushtit 150 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri, nga BE e Austria! Bëni vaksinën, shpëtoni një jetë
Deri në fund të gushtit në vendin tonë kanë ardhur 150 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian dhe Austria. Përmes një postimi në rrjete sociale ambasadori i BE Luigi Soreca shkruan se BE do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në vendin tonë, ndërsa apelon qytetarët që të
23 Gusht 2021, 21:50 -
Kronikë
Mbi 43 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas! Rama: Vaksinohuni! Soreca: BE do vijojë të mbështesë planin e vaksinimit në Shqipëri! Lufta ndaj COVID s'ka marrë fund
43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”. Në total numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,899,172.
23 Gusht 2021, 21:03 -
Kronikë
Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina anti-COVID, pjesë e përfituesve edhe Shqipëria e Kosova
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Italia do të dhurojë brenda vitit 2021 rreth 15 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në nevojë për vaksina si Shqipëria, Kosova, Libia, Jemeni, Libani e Indonezia.
23 Gusht 2021, 20:41 -
Kosova & Rajoni
Maqedonia e Veriut rekord të infektuarish me COVID, zv.ministri i Shëndetësisë për Report Tv: Qytetarët nuk po vaksinohen, spitalet po mbushen me ritme të shpejta
Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me një rekord të infektuarish me COVID-19. Në një lidhje për Report Tv, zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani tha se kjo rritje ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë zbatuar masat anti-COVID. Por një problem i madh, sipas tij mbetet fakti që qytetarët nuk po vaksinohen. Teksa shtoi se kapacitetet spitalore po mbushen me ritme të shpejta, ku situata më kritike mbetet në Tetovë dhe Gostivar.
23 Gusht 2021, 18:28 -
Bota
Dozë e tretë anti-COVID? OBSH: Duhet të kemi vaksinim të lartë në nivel global, dozat përforcuese të çohen në vendet e varfra
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.
23 Gusht 2021, 16:20 - Bota
- Bota
-
Kosova & Rajoni
‘Së bashku mposhtim COVID’ Blinken: SHBA i dhuron Kosovës 500.000 doza Pfizer! Dhurata përfaqëson lidhjet e palëkundura mes njerëzve tanë
SHBA do t’i dhurojë Kosovës 500,000 doza vaksinash Pfizer. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken thotë se tashmë me këto doza është afruar me 20% qëllimi i vaksinimit. Blinken nënvizon se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëknudura midis njerëzve të dy vendeve
20 Gusht 2021, 17:07 -
Kronikë
Rritja e rasteve me COVID/ Epidemiologu Alimehmeti: Më shumë të infektuar, por më pak të shtruar në spital! Varianti Delta, dominant, po i ngjan gripit sezonal
Në një intervistë për Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta i COVID, është bërë varianti dominant në vendin tonë. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infeksioni, shtrimet në spital janë në nivele të ulëta që, sipas epidemiologut, tregon se rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta. Ai u shpreh se Delta ka filluar t'i ngjajë gripit sezonal, ku sëmundja zgjat shumë pak.
20 Gusht 2021, 13:52 - Politikë
- Bota
-
Kosova & Rajoni
‘Lufta’ ndaj COVID-19, SHBA do i dërgojë Kosovës 35 mijë vaksina
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.
19 Gusht 2021, 17:24 -
Bota
SHBA njofton planet për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë njoftuan të mërkurën planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për të gjithë amerikanët për të rritur mbrojtjen e tyre nga virusi mes rritjes së rasteve me variantin e tij më ngjitës Delta dhe shenjave se efektiviteti i vaksinave po bie.
18 Gusht 2021, 22:04 - Bota