-
Muaji i Ramazanit/ Kim: Të dalim prej tij me më shumë dhembshuri! Soreca: Forcë për të përballuar këto kohë të vështira
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Me një urim të thjeshtë, të shkurtër, Kim shkruan që le të shërbejë ky muaj si një fillim i mbarë, me gëzim.
24 Prill 2020, 09:34 -
Pakistani lejon hapjen e xhamive gjatë Ramazanit, qeveria komplet 'e pafuqishme' përballë klerit
Ramazani fillon zyrtarisht të shtunën në Pakistan, por pyetjet mbi masat zyrtare për të penguar përhapjen e koronavirus janë ende të mëdha. Shoqatat e mjekëve kanë paralajmëruar për një shpërthim "të pakontrollueshëm" të rasteve më COVID-19 muajin tjetër nëse vendimi për hapjen e xhamive me qëllim mbajtjen e lutjeve kolektive nuk rishikohet.
24 Prill 2020, 06:09 -
Mbani Ramazan? Ja agjërimi më i sigurt gjatë krizës së koronavirusit
Miliona njerëz në mbarë botën do të vëzhgojnë "muajin e shenjtë" të Ramazanit nën mbyllje këtë vit. Agjërimi është një detyrim moral për të gjithë ndjekësit e rregullt të besimit mysliman, të cilët mund ta mbajnë atë. Por ka disa konsiderata kur bëhet fjalë për agjërimin gjatë një pandemie. Ja si ndikon agjërimi tek ne gjatë kësaj perjudhe.
24 Prill 2020, 05:14 -
Ramazani fillon në mbyllje totale/ Vendet e shenjta të Islamit bosh prej COVID-19! Besimtarët kryejnë ritet në shtëpi
Ky muaj i begatë vjen në një atmosferë ndryshe, ku do të mungojnë përqafimet mes njëri-tjetrit, pa namaze në xhami, iftare të përbashkëta dhe takime vëllazërore, për shkak të COVID-19. Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa nga vendet më të shenjta në Islam të nisin të boshatisura nga besimtarët muajin e shenjtë të Ramazanit. Në rrethana të tilla besimtarët janë lutur të kryejnë ritet në shtëpi, e cila në një farë mënyre është kthyer në një xhami të dytë për shërbesën e tyre ndaj Zotit.
24 Prill 2020, 04:42 -
Ruçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Koronavirusi nuk njeh kufij, por as solidariteti njerëzor e fetar
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.Ai ka uruar të gjithë besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e
23 Prill 2020, 20:59 -
Cakaj uron për muajin e Ramazanit: Përpjekja për ngritjen morale është e pandarë nga përpjekja për një shoqëri solidare
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët muslimanë.“Ky muaj na kujton se përpjekja për ngritje
23 Prill 2020, 20:35 -
'3 trokitje, kleri s'i hapi shteg armikut'! Politika uron Ramazanin, Rama-Bashës: Agjërimi do lehtësonte gjuhë-çartjen
Pas Pashkëve të Katolikëve dhe Ortodoksëve, tani është Ramazani. Kryeministri Edi Rama i cilësoi si tre trokitje njëra pas tjetrës në muret e një izolimi të paimagjinueshëm, ndërsa falenderoi klerin shqiptar për qëndrimin për të mos hapur tempujt në kuadër të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
23 Prill 2020, 19:49 -
Nesër nis muaji i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Iftaret e përvitshme le t'i dërgojnë në ndihma për familjet në nevojë
Pandemia e koronavirusit është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Ky muaj i begatë vjen në një atmosferë ndryshe, ku do të mungojnë përqafimet mes njëri-tjetrit, pa namaze në xhami, iftare të përbashkëta dhe takime vëllazërore.
23 Prill 2020, 15:16 -
'Na qan zemra'! Më 24 prill fillon muaji i Ramazanit, Bica: Falja dhe iftaret jo në xhami, shtëpia 'fole' e Zotit
Teksa na ndajnë 2 ditë nga muaji i ramazanit, nënkryetari i komunitetit mysliman, Taulant Bica u shpreh është shumë e trishtë atmosfera që gjen ky muaj i shenjtë. Sipas tij agjërimi është personale ndërsa falja mund të kryhet në mënyrë individuale. Nga ana tjetër për kryegjyshin botërorë të bektashinjve situata e vështirë që gjen ramazanin ka bërë që njerëzit të reflektojnë.
22 Prill 2020, 18:28 -
Në prag të nisjes së Ramazanit, Ylli Gurra kërkesë besimtarëve: Dhuroni, që të lehtësoni barrën e atyre që nuk kanë!
Në prag të nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka një kërkesë për të gjithë besimtarët muslimanë, që kanë vendosur të agjërojnë ose jo.Gurra kërkon që kursimet që ato mund të grumbullojnë gjatë dit&am
20 Prill 2020, 11:24 -
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Ylli Gurra: Të hapen xhamitë në vendet që nuk janë në 'zonën e kuqe'
Nga një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra kërkon që të hapen xhamitë në zonat që nuk kanë asnjë të infektuar nga koronavirus, së paku për lutjen e së premtes. Ai thotë se nuk do të përbënte rrezik nesë në këto z
20 Prill 2020, 10:54 -
Mbyllja e objekteve fetare të kujton vitet ’60, Ish Myftiu Ylli Gurra: Të hapen xhamitë në vendet që nuk janë 'zonë e kuqe'
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se gjendja e krijuar nga mbyllja e xhamive të kujton kohën kur komunizmi në Shqipëri mbylli të gjitha objektet fetare, por nuk ka vend për paralelizëm, pasi këtë herë mbyllja e kishave dhe xhamive, vjen si nevojë jetike për të shpëtuar nga një armik i padukshëm, koronavirus. Megjithatë Gurra kërkon që xhamitë të hapen në Muajin Ramazan, të paktën në vendet që nuk kanë ende të infektuar nga koronavirus.
20 Prill 2020, 10:47 -
Sonte Nata e Kadrit! Kuptimi dhe mirësitë e saj
Në familjet tona, tashmë ajo nuk është e panjohur. Bëhet fjalë për Natën e Kadrit, e cila është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.
31 Maj 2019, 14:23 -
Presidenti Meta apel politikës: Reflektoni, në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari
Presidenti Ilir Meta shtroi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për besimtarët myslimanë. Gjatë fjalës së tij ai përcolli një mesazh për përhapjen e vlerave njerëzore. Ai deklaroi se politika duhet të jetë reflektuese pasi në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari.
23 Maj 2019, 20:29 -
'Më sjell qetësi shpirtërore', njihuni me Nazim Neziri, 105-vjeçarin nga Viti që ka agjëruar 96 Ramazanë (VIDEO)
Nazimi tregon se agjërimin e Ramazanit e kishte nisur që në moshën 8-vjeçare. Ndërsa për sa i përket jetëgjatësisë tregon se ka trashëgimni nga të parët pasi babai i tij kishte jetuar 118 vjet, ndërsa gjyshja 112.
18 Maj 2019, 17:39 -
Muaji i Ramazanit, Meta: Të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka
Një ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti Ilir Meta ka bërë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e tij Meta thotë se thotë se koha që jetojmë reflektojnë probleme të mëdha brenda familjes, ndërsa shton se rinia është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet.
5 Maj 2019, 15:28 -
'Mos e ndani Shqipërinë'/ Aktori Mirush Kabashi apel politikës përmes vargjeve të Çajupit (VIDEO)
I pranishëm në Fier në një aktivitet në kuadër të muajit të Ramazanit që nis të hënën, ai u shpreh se shoqërisë sonë i mungon besimi dhe kjo e ka bërë shoqërinë që të harrojnë vlerat shpirtërore.
4 Maj 2019, 16:31