-
Një 59-vjeçar ishte i dehur në timon kur është ndaluar nga policia në Berat. Pasi i kanë bërë testin, 59-vjeçari ka ka tentuar të korruptojë me 5.000 lekë por është arrestuar në vend.
10 Maj 2022, 11:31 -
-
-
‘Ngjyrat dhe trajtat’, artistja nga Prishtina Adriana Nimani ekspozitë në Berat kushtuar luftës në Ukrainë dhe pandemisë Covid
6 Maj 2022, 23:08Artistja nga Prishtina Adriana Nimani Kutllovci çeli ekspozitën në Berat me 69 punime në pikturë kushtuar luftës në Ukrainë dhe pandemisë së Covid-19. Ajo sjell një kompozim të rrallë ngjyrash, kombinuar me teknikat e vajit dhe akuarelit
-
-
-
Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e banorëve të Kuçovës, arrestohet 49-vjeçari! U futej banorëve nëpër shtëpia dhe i vidhte
30 Prill 2022, 20:08Alvaro Merka, autor i vjedhjeve disa banesave e dyqaneve në Kuçovë, është arrestuar nga policia e Beratit
-
Dhunohen varret në Berat, vidhen sendet me vlerë, përgjegjësi: Autorët përdorues droge! Familjarët: Kërkuam rrethimin e tyre, por ende asnjë përgjigje
27 Prill 2022, 15:49Varrezat e Suelasit në Berat janë dhunuar dhe sendet me vlerë janë grabitur për t’u shitur për skrap. Përgjegjësi i tyre kërkon rrethimin e varrezës, ndërsa thotë se hajdutët janë përdorues droge.
-
Kuçovë, ndërpriten punimet në lagjen ‘Llukan Prifti’, investimi 77 mln lekë duhej të kishte përfunduar në gusht 2021! Bashkia: Pengesë shpronësimet
27 Prill 2022, 10:18Punimet për rikualifikimin e lagjes "Llukan Prifti" në Kuçovë janë ndërprerë, duke lënë rrugët me çakull e baltë. Investimi me vlerë 77 milionë lekë duhet të përfundonte në gusht 2021, por bashkia tha se nuk ka dalë ende vendimi i qeverisë për të shpronësuar objekte
-
-
Dita e Monumenteve, ‘mbrëmje Gala’ në Kalanë e Beratit
23 Prill 2022, 17:59Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, arkeologjia dhe trashëgimia kulturore janë bërë bashkë në një mbrëmje të veçantë “Gala”, në sheshin e Kalasë historike të Beratit.
-
Që prej ditës së djeshme pa drita, banorët e fshatrave në Berat: Jemi afro 100 familje që vuajmë mungesën e energjisë elektrike! Ndodh sa herë bie shi dhe fryn erë
23 Prill 2022, 14:25Që prej ditës së djeshme, lagjia “Uznovë e Madhe” dhe disa fshatra në Berat janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq me erëra të forta dhe reshje shiu.
-
Sherr për pazaret e prishura të drogës, plagosen 2 të rinj, në kërkim 3 autorët në Berat (emrat)
21 Prill 2022, 09:55Tre të rinj janë vënë në kërkim nga policia, pasi kanë plagosur me thikë 2 persona. Prishja e pazareve të drogës është shkaku i konfliktit që agravoi, në lagjen “13 Shtatori”.
-
Kryen 14 vjedhje brenda 3 muajve, dy të arrestuar në Berat
19 Prill 2022, 12:13Dy operacione të veçanta në Berat kundër vjedhjeve ka vënë në pranga dy persona.
-
Fara e skaduar, dështon prodhimi i specave në sera! Fermerët në Dimal: Na mashtruan pikat e shitjes
19 Prill 2022, 08:50Prodhimi i specave në serat e Dimalit këtë sezon ka dështuar! Fermerët ankohen se kanë blerë farëra të skaduara e për pasojë nuk po marrin fryte. Ata kërkojnë që ministria e bujqësisë të ushtrojë kontrolle në pikat e shitjes së imputeve bujqësore si dhe ti kompensojë për dëmet
-
Poker në Berat, policia heton pronarin e lokalit dhe 11 të tjerë! Sekuestrohen çipsat dhe letra e bixhozit
18 Prill 2022, 10:10Një pronar lokali dhe 11 të tjerë janë nën hetim nga institucionet ligjzbatuese për akuzën e organizimit të lojëra të fatit.
-
Kultivim pa plehra kimikë, më pak perime në Kuçovë, fermerët: Qeveria të ulë çmimet ose largohemi nga vendi
15 Prill 2022, 16:53Çmimi i plehrave kimikë është kthyer në shqetësimin kryesor për fermerët e Kuçovës, një ndër zonat më prodhuese në vend si për perimet në sera ashtu dhe për drithërat. Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në treg për uljen e çmimeve ose t’u japë subvencione.
-
Shkarkonte mbetjet në lumin Osum, pas denoncimit në Report Tv, Agjencia e Mjedisit Berat i pezullon aktivitetin fabrikës së lëkurës! Gjobitet edhe me 500 mijë lekë
12 Prill 2022, 13:01Pas denoncimit në Report Tv të ndotjes së lumit Osum nga fabrika e lëkurës në fshatin Vodicë, Agjencia Rajonale e Mjedisit Berat ka pezulluar aktivitetin e saj. Po ashtu fabrika është gjobitur me 500 mijë lekë.
-
Reshjet me intensitet të lartë, bien masive dherash e gurësh në aksin Berat-Skrapar dhe në qarkun e Dibrës, vështirësi në qarkullim
10 Prill 2022, 12:53Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shfaqur edhe problematikat e përhershme në aksin nacional Berat-Skrapar.
-
‘Lulëzon’ tregtia e gurit dekorativ në aksin Berat-Poliçan! Subjektet nuk kanë licencë, bashkia nuk merr asnjë masë: Janë burim punësimi
8 Prill 2022, 20:46Në Poliçan ka lulëzuar tregtia e gurit dekorativ përgjatë rrugës nacionale. Bashkia është e vetëdijshme për ndotjen që ato shkaktojnë në lumin Osum por nuk ka marrë asnjë masë me pretendimin se këto subjekte janë burim punësimi.
-
Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10-vjeçare, arrestohet 46-vjeçari në Kuçovë
6 Prill 2022, 10:10Një 46-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, ndërsa denoncimi është bërë nga babai i vajzës.
-
Dëmtohet Xhamia e Kuqe në Berat, nuk preket bazamenti! Drejtori i Monumenteve të Kulturës: S’ka vend për panik, nuk rrezikon shembjen
5 Prill 2022, 19:16Një nga Xhamitë më të vjetra në Rajo, Xhamia e Kuqe në Berat e cila u dëmtua nga moti i keq i shoqëruar me vetëtima ka patur vetëm dëme në elementët dekorativë të tullave në krye të minares, por nuk rrezikon shembjen.
-
Erozioni gërryen pallatin, familjet jetojnë me vdekjen, 10 vite në kërkim të dëmshpërblimit në Poliçan! Bashkia: S‘kemi fonde
4 Prill 2022, 23:10Ky pallat në lagjen Pronovik të Poliçanit ka pësuar dëme të shumta dhe është shpallur i pabanueshëm që në vitin 2012. Shkak është bërë erozioni i tokës, ndërsa tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 i dha të tjera goditje.
-
-
Rehabilitimi i zonave historike në Berat, Rama jep këshilla: Kopshti i Xhamisë Mbret të bëhet po aq i bukur siç përmendet edhe në Kuran
4 Prill 2022, 13:41Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama u shoqërua nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për të parë nga afër ecurinë e këtyre investimeve me impakt të madh për jetën dhe ekonominë e qytetit.
-
Berat, transformohen mjediset e DRSHTRR, ofrohen 120 mijë shërbime për mbi 55 mijë drejtues! Rama: Faktet flasin vetë
4 Prill 2022, 12:08Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka transformuar ambientet e saj në Berat. Godina e re ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1150 m2 të zhvilluar në 2 objekte. Në objektin e parë janë vendosur sallat e shërbimit ndaj qytetarëve dhe arkivat për regjistrimin e mjeteve dhe drejtuesve, ndërsa objekti i dytë është kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik e fizik të mjeteve.
-
Shisnin kanabis në Berat, arrestohet një i ri, nën hetim një tjetër
4 Prill 2022, 09:44Një 24-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shpërndarje të kanabisit në zona të ndryshme të Dimalit në Berat.
-
Berati merr ‘frymë jeshile', sot ‘dita pa makina’
3 Prill 2022, 09:39 -
Aksident i rëndë në Berat, plagoset nëna me djalin 9-vjeç! Të plagosurit dërgohen në spital
1 Prill 2022, 14:52Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Hanit" ,në fshatin Otllak në Berat. Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë goditur më njëri-tjetrin. Mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ka qenë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga para nga mjeti tip Ford Fokus, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar
-
Viktima e parë nga moti i keq! Ra nga soleta e një banese ku ishte duke montuar një panel diellor prej erës së fortë, ndërron jetë 26-vjeçari në Kuçovë
1 Prill 2022, 10:48Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin
-
Fabrika e lëkurës shkarkon mbetjet në lumin Osum! Banorët: Po çojmë fëmijët në spital me probleme me frymëmarrjen! Agjencia e mjedisit: S'kemi aparatura për matjen e ndotjes
31 Mars 2022, 19:22Ujërat e Osumit në Poliçan janë të ndotura për shkak se një fabrikë të përpunimit të lëkurës që shkarkon mbetjet në lum. Agjencia e Mjedisit në Berat nuk ka marrë asnjë masë, pasi siç thotë drejtuesi s'ka aparatura për matjen e nivelit të ndotjes.
-
Berat/ Po montonte panelin diellor, era e fortë rrëzon 26-vjeçarin nga çatia, në gjendje të rëndë në spital! Një 17-vjeçareje i bie depozita e ujit sipër
31 Mars 2022, 16:07Stuhia e fortë e erës që vijon ende në qytetin e Kuçovës, ka regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale. Një djalë 26-vjeç, i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë së fortë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17 vjeçe.
-
Poker dhe kanabis në një lokal në Berat, në pranga pronari dhe një tjetër, nis hetimi për 10
30 Mars 2022, 11:43Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 persona dhe ka nisur hetimet për 10 të tjerë, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe mbanin kanabis në ambientet e një lokali.
-
-
Gripi i shpendëve, fermerët në Berat ankohen për mungesën e blerësve: Pulat janë të vaksinuara
26 Mars 2022, 17:29Tregtia e shpendëve të gjallë vijon në tregjet e Beratit, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar shitjen, për shkak të përhapjes së influencës aviare H5N8.
-
Zjarr në pyllin e Levanit në Berat, digjen 7 ha dëllinja e dru lisi, dyshohet se është vënë qëllimisht nga barinjtë (VIDEO)
23 Mars 2022, 15:35Një vatër zjarri në pyllin e Levanit në Berat ka shkaktuar djegien e 7 hektarë dëllinja dhe dru lisi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa dyshohet të jetë vënë nga barinjtë për të hapur kullota.
-
Përplasën për vdekje një të moshuar e plagosën një tjetër, kapen 2 të miturit që iu larguan policisë në Kuçovë pas aksidentit me motor
23 Mars 2022, 15:13Dy të mitur janë autorët e aksidentit të rëndë i cili u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Kuçovë.
-
Përplasi me motor dy të moshuarat, largohet autori, njëra prej tyre ndërron jetë në spital
22 Mars 2022, 20:39Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Mësohet se 72-vjeçarja Leme Mara ka humbu e jetën si pasojë e përplasjes nga një motor. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes
-
Drejtoresha e Kadastrës së Beratit humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, ikën nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve (VIDEO)
21 Mars 2022, 22:40Një aksident është shënuar në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë". Mjeti tip ‘Mercedez Benz’, me targa AA 995 VD, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në vendin e quajtur "Përroi Zagores".
-