-
Një zjarr është shfaqur gjatë mëngjesit të sotëm në kodrat e Bashkisë Berat në fshatin e Mimias, ku ndodhet edhe një plantacion i madh me vreshta.
21 Mars 2022, 10:46 -
Ndezin zjarr në dhomë duke luajtur, fëmijët i vënë aksidentalisht flakën shtëpisë, shpëton mrekullisht familja në Berat
20 Mars 2022, 21:16Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë teksa po luanin. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shpësisë.
-
Berat/Shoqërohen në polici pas protestës për rritjen e çmimeve dy Imamë, mbahen për më shumë se 5 orë: Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë për shkak të postimeve në facebook
18 Mars 2022, 22:18Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora, si pjesëmarrës.
-
I zhdukur prej 5 ditës, gjendet i mbytur në rezervuar i riu nga Berati që s’fliste as s’dëgjonte! I vëllai e kërkonte në 'Pa Gjurmë'
17 Mars 2022, 13:27Llazar Palla 23-vjeçari i cili u shpall i zhdukur 5 ditë më parë është gjetur nga polumbarët e forcës Renea i pajetë brenda një rezervuari në fshatin Sqepur, Dimal.
-
Barinjtë i vënë flakën malit të Tomorit për të hapur kullota, digjen dhjetëra hektar pyll dhe shkurre
13 Mars 2022, 16:58Një zjarr ka nisur mesditën e sotme në malin e Tomorit në ish-komunën e Roshnikut.
-
Protestë në Berat: Nëse nuk plotësojnë kërkesa tona, do të nisemi drejt Tiranës
11 Mars 2022, 17:14 -
Zjarr në fshatin Virion në Berat, digjen 4 ha me dru frutore! Terreni i vështirë, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
10 Mars 2022, 14:07Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pllajën e mbjellë me dru frutor në zonën malore të fshatit Virion. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur deri tani 4 ha me dru frutore, ndërkohë që terreni i vështire malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.
-
Moti i keq me reshje dëbore, 10 fshatra në Skrapar pa drita! Rrugët e bllokuara, OSHEE nuk riparon dot linjat! Rruga Nivicë në Tepelenë e pakalueshme (VIDEO)
6 Mars 2022, 16:58Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë në errësirë 10 fshatra në rrethin e Skraparit ndërsa riparimi i tyre është i pamundur pasi rrugët janë totalisht të bllokuara. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar edhe rruga Nivicë - Salari në Tepelenë.
-
Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit e degraduar, 150 banorë bëjnë 20 km rrugë për një vizitë mjekësore
5 Mars 2022, 22:02Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit ka degraduar, ndërsa banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore apo injeksione. Mungesa e këtij shërbimi jetik si dhe infrastruktura është një problem shqetësues për 150 banorët e kësaj zone.
-
Reshje të dendura shiu, rrëshqitje gurësh në aksin nacional Berat-Skrapar, vështirësi në qarkullim e mjeteve
5 Mars 2022, 21:10Kanë mjaftuar disa orë shi që të shfaqen edhe problematikat e përhershme në askin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1-ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
-
Aksident në Berat, makina përfundon në kanal, drejtuesi largohet nga vendngjarja! Ende nuk dihet identiteti (VIDEO)
3 Mars 2022, 18:33Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Drobonik në Berat. Një automjet, tip 'Citroen' me targa AB 682 DN, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
-
Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë! Një 21-vjeçar nën hetim pasi iu gjet kanabis në shtëpi
28 Shkurt 2022, 09:59Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi ka qëlluar me kallashnikov në ajër ndërsa një 21-vjeçar është nën hetim pasi në shtëpi iu gjet kanabis.
-
-
Jeta në mjerim e familjes me 10 anëtarë në Dimal, kryefamiljarja: Fëmijët flenë në tokë, s’kemi ndihmë! As bukë nuk na japin është mbushur lista
26 Shkurt 2022, 22:32Në këtë shtëpi të rrënuar jetojnë 10 anëtarë të familjes Metani në fshatin Moravë të Dimalit. Në kufijtë e mbijetesës, kryefamiljarja Nadire Metani mbledh kanoçe për të ushqyer fëmijët dhe nipërit.
-
E fundit/ FNSH dhe 'Shqiponjat' pika kontrolli dhe patrullime në Elbasan, Berat e Vlorë në 'sitë' automjete të ndryshme
26 Shkurt 2022, 18:47Në 3 qytete të ndryshme të vendit, në Vlorë, Elbasan dhe Berat raportohet se forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ngritur postblloqe në zona të ndryshme.
-
Hapi dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit në 1990, COVID-19 i merr jetën ish-Myfyiut Murat Dura
22 Shkurt 2022, 12:31Ndahet nga jeta ish-Myfyiu i Beratit, Murat Dura, njeriu fisnik e me vlera, që hapi në vitin 1990 dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit. Dura u prek nga Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.
-
Grabiti një dyqan dhe i vuri flakën, arrestohet 37-vjeçari në Berat! Gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar për një tjetër grabitje
21 Shkurt 2022, 17:20Pas arrestimit, gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar 37-vjeçarin për një tjetër grabitje. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një banesë.
-
Aksident në Kuçovë, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)
20 Shkurt 2022, 12:56Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Dimal-Kuçovë. Autobusi me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085,janë përplasur me njëri-tjetrin, ku motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.
-
Dhuna në familje, çdo ditë dy gra kërkojnë urdhër mbrojtje! Koordinatorja për Beratin: Numri i denoncimeve në rritje! 56 raste në 40 ditë
19 Shkurt 2022, 19:40Vetëm në 40 ditët e para të këtij viti janë shënuar 56 raste të dhunës ndaj grave në qarkun e Beratit. Koordinatorët e dhunës në familje thonë se gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar ndaj është rritur numri i denoncimit të dhunës në familje.
-
Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Skrapar, shpëtojnë mrekullisht familjarët (VIDEO)
19 Shkurt 2022, 13:23Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht apartamentin në pronësi të Asqeri Sulejmanit, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë që kanë njoftuar zjarrfikësen duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shpëtuar në kohë familjen Sulejmani, të cilët kanë edhe një fëmijë invalid.
-
Dhunon bashkëshorten dhe e lë pa ndjenja në tokë, 55-vjeçari në Kuçovë tenton vetëvrasjen! Gruaja dërgohet në spitalin e Beratit, burri drejt Traumës
17 Shkurt 2022, 22:41Ulërimat e gruas kanë tmerruar familjarët e komshinjtë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin por në kushte të rënda shoku, 55-vjeçari Idejat Veizllari ka pirë "fostoksinë", duke tentuar vetëhelmimin.
-
Mungesa e mjekëve specialistë në Berat, ministrja e Shëndetësisë: Do të rrisim numrin e kuotave në Fakultetin e Mjekësisë dhe pagat që mos të largohen mjekët
15 Shkurt 2022, 16:18Në një kohë kur shumë mjekë specialistë po largohen nga vendi dhe në shumë qytete ndihet nevoja e tyre, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se për të frenuar largimin e tyre po punohet në shumë plane
-
Berat/ Roja harron ngrohësen ndezur, i vë flakën kabinës së tij në servisin e makinave
14 Shkurt 2022, 19:53Zjarr në një servis makinash në Berat ka rënë pasditen e sotme për shkaqe ende të panjohura. Zjarri ka rënë në vendin ku qëndronte roja, ku vetë ai nuk ka qenë aty në momentin e aktivizimit të flakëve.
-
Aksident në Kuçovë, përplasen 2 makina, njëra përfundon në kanal! Shkak parakalimi i gabuar (VIDEO)
13 Shkurt 2022, 17:17Një aksident, fatmirësisht pa pasoja fatale, është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Dimal-Kuçovë, vendin e quajtur Meteor.
-
Lame nga Berati mesazh për banorët e '5 majit' në Tiranë: Do merrni paratë e shtëpisë, por jo të tokave që s’janë tuajat
12 Shkurt 2022, 14:29Artan Lame, nuk la pa përmendur edhe situatën tek 5 maji në Tiranë dhe atë të Unazës së Re ku shumë banesa do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit. Lame thekson se banorët e 5 majit, disa prej tyre duan paratë e një toke që s’është e tyre. Ndër të tjera Lame theksoi se do të marrin të plota paratë e shtëpisë.
-
Zbresin me dhunë shoferin dhe i vjedhin mjetit, 2 autorët vihen në pranga! Përplasën makinën me murin, teksa po i iknin policinë
11 Shkurt 2022, 11:48Një skenë si në filma ka ndodhur në Poliçan, ku dy persona kanë zbritur më dhunë shoferin dhe i kanë vjedhur makinën.
-
Kuçova pa drita që prej orës 8 të mëngjesit, qytetarët: Jemi ngrohur në diell sot! OSHEE Berat: Po kryhen punime për një projekt të Bashkisë
10 Shkurt 2022, 16:08Qytetarët e Kuçovës pohojnë se nuk kishin marre asnjë njoftim për këtë shkëputje të energjisë elektrike nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe se kjo situatë i ka gjetur ata të papërgatitur. Të ndodhur përballë këtij fakti, ata janë shprehur se në mungesë të energjisë elektrike, sot kanë dalë nëpër lulishte për t'u ngrohur në diell.
-
Aksident në hyrje të Beratit, përplasen dy automjet, shkak parakalimi i gabuar
10 Shkurt 2022, 14:11Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Berat- Dimal në vendin e quajtur Kombinat.
-
Vodhi disa ushqime dhe një sasi lekësh në një dyqan, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Momenti kur i riu kapet duke vjedhur paratë
7 Shkurt 2022, 09:25Një 35-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Beratit, pasi është kapur duke vjedhur një sali lekësh dhe ushqime në një supermarket. Sipas policisë shtetasi Olger Berzeshta, 35 vjeç, gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen "1 Maj", Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh
-
Morën peng dhe dhunuan 2 vetë në Berat, arrestohen 3 persona! Shkak dyshohet një borxh që i kishin të arrestuarve (EMRAT)
6 Shkurt 2022, 14:213 persona janë arrestuar në Berat pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 39-vjeçar dhe një 40-vjeçar. Hamit Kanani, Arben Bilçari, Edmond Hoxha janë prangosur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen 'Uznovë' në qytetin e Beratit.
-
Po kthehej nga spitali për në fshat, bie në kanal 60-vjeçari, do niset drejt Infektivit, rezultoi me COVID
4 Shkurt 2022, 17:07Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në Berati ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë, gjatë rrugës së kthimit për në fshat. Arben Qorri mësohet se kishte shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të kryer disa ekzaminime dhe kishte rezultuar "pozitiv" me COVID-19.
-
VIDEO/ Aksidenti tragjik në Berat, momenti kur makina përplas 4-vjeçarin
3 Shkurt 2022, 16:21 -
E rëndë në Berat, makina përplas për vdekje dhe merr zvarrë fëmijën 4-vjeç! VIDEO nga momenti i aksidentit
3 Shkurt 2022, 15:10Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Berat. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Samaticë, dhe viktimë ka mbetur 4-vjeçari Gurim Oshafi
-
Rrëshqitje gurësh në aksin Berat-Skrapar, drejtuesit e mjeteve: Sa herë bie shi jeta jonë është në rrezik, të paktën të pastrohet rruga
1 Shkurt 2022, 13:31Aksi Berat-Skrapar është një nga rrugët më problematike për drejtuesit e mjeteve dhe më të rrezikshme për to për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Sa herë bie shi, kjo rrugë bëhet edhe më kërcënuese për drejtuesit e mjeteve, pasi rrëshqitja e gurëve dhe dherave është edhe më e madhe.
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina bie nga lartësia, plagoset shoferi, rëndë prindërit e tij! Shkak ngricat dhe shpejtësia
30 Janar 2022, 10:59Një familje që po udhëtonte në një mjet, tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.
-
‘Luftuan’ me thika pas një konflikti që agravoi, përfundojnë në spital dy burra në Berat, njëri në gjendje të rëndë! 'Lënë pas' pika gjaku në trotuar (VIDEO)
28 Janar 2022, 13:05Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti mes tyre i cili duket se agravoi në Berat.
-
Iu futën befasisht në shtëpi për kontroll, policia gjen pushkë dhe kanabis në shtëpinë e të riut, arrestohet 26-vjeçari në Berat
25 Janar 2022, 12:16Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë dhe kapjes së personave që posedojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike, policia e Beratit ka arrestuar një 26-vjeçar.
-
Serat e sapombjella po dëmtohen nga ngricat! Vështirësitë e dy viteve të fundit ulën të ardhurat për fermerët
25 Janar 2022, 07:47Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare. Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit.
-
Mbyti me duar krushkën në Berat, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit: Mbarështoi dhitë me cjapin tim dhe nuk më dha paratë! E kapa për fyti se më qëlloi me gurë
24 Janar 2022, 16:21Autori ka deklaruar se gruaja ia kishte pasi kishte mbarështuar tufën e saj të dhive me cjapin e tij dhe se nuk i kishte dhënë më pas paratë. Marra ka deklaruar se ka shkuar për t'i kërkuar borxhin, por pasi gruaja ka filluar ti gjuajë me gurë, ai e ka kapur për fyti, duke i marrë jetën.
-
Mbyti me duar krushkën se i kishte borxhe, lihet në burg 58-vjeçari! 63-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, vrasësi: Iu hoqën tutat kur po e tërhiqja zvarrë
22 Janar 2022, 11:42Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli. Ai është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën sigurisë. Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin 'të ligjshëm' të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë "arrest në burg" pa afat.