-
Drejtori i Arkivës së Shtetit: Dixhitalizuam 83 mijë foto nga ’44-‘90! Qytetarët të na bashkohen në pasurimin e detajeve për fotografitë që i përkasin komunizmit
‘Gjeje gjyshin tënd’ është nisma më e re nga Arkiva e Shtetit, e cila i fton qytetarët t’i bashkohen për të plotësuar vakumet që ndodhen në arkivin dixhital për periudhën e komunizmit. Drejtori i Arkivës Ardit Bido tha në Report Tv se kanë arritur të dixhitalizojnë 85 mijë foto që i përkasin periudhës nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1990.
18 Prill 2022, 20:06 -
Foto nga ’44-1990, Arkivi i Shtetit me 85 mijë imazhe të reja online, Ardit Bido: Me shpresë fototeka jonë do të jetë më e madhja në vend
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, bën me dije se ky institucion ka digjitalizuar 85 mijë imazhe të reja, që përfshijnë periudhën 1944-1990
12 Prill 2022, 20:08 -
Pas 39 vjetësh, dorëshkrimet e Musinesë i dhurohen Arkivës, Bibika Kokalari: Në shtëpinë e saj gjeta 27 vepra të diktatorit, ju rrëfej çfarë më tha kur më dorëzoi shënimet.
Pas 39 vitesh, dorëshkrimet e Musine Kokalarit i dhurohen Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Të afërmit tregojnë momentin kur shkrimtarja ua dorëzoi, si dhe ndalen tek vuajtjet e saj. Ata kërkojnë që shtëpia e Kokalarit në Gjirokastër të hapet për publikun dhe krijimtaria e saj të jetë pjese e teksteve shkollore.
9 Shkurt 2022, 16:14 -
Promovohet revista shkencore 'Arkivat Shqiptare'! Bido: Brenda 2022 shërbim i unifikuar Shqipëri-Kosovë
Institucionet e Arkivës së Pasurisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës në përmbyllje të punës së këtij viti publikuan numrin e ri të revistës së përbashkët shkencore “Arkivat Shqiptare”. Kreu i Arkivës shqiptare Ardit Bido, tha se brenda 2022 do të ofrohet shërbim i unifikuar për dokumentacionin arkivor të dy vendeve.
29 Dhjetor 2021, 17:53 -
Kultura
15 antikuarë ekspozohen në Kalanë e Tiranës, çelet ekspozita 'thesare nga biblioteka e arkivit', Margariti: U ekspozua 1 bibliotekë e fshehur për 30 vite
Disa nga thesaret më të rëndësishëm, antikuarë e libra të rrallë nga viti 1860 deri në përfundim të shek. XIX që ruhen në fondet e Arkivit Qëndror të shtetit janë bërë pjesë e ekspozitës së çelur sot në Kalanë e Tiranës “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”.
15 Qershor 2021, 17:47 -
Opinion
Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i drejtorit të Arkivave, edhe historian, edhe ‘martir’ brenda një jave
Bido duhet të rrijë sa më shumë në arkiv e të dalë sa më pak në panele; meqë e ka mundësinë, pasi në fund të fundit të bëjë ç’të dojë, është zgjedhja e tij. Megjithatë, kritikët e Bidos, më mirë të qetësohen dhe t’i kursejnë vendit një “martir” të rremë, se edhe kaq na u bënë shumë…
15 Maj 2021, 11:11 -
Shkozë/ Shqipëria me një godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror, Rama: E tmerrshme se si u la në mëshirë të fatit për dekada të tëra (Pamjet)
Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë. Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.
28 Dhjetor 2020, 13:09 -
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup
Arkivi shqiptar hap sallë studimi në Shkup dhe pwr studiuesit qw do të vijnë në Këndin Arkivor në Shkup, është njësoj sikur të ishte në Tiranë pa as edhe një lloj ndryshimi. Salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!
22 Nëntor 2020, 12:23 -
Arkivat thyejnë barrierat/ Salla studimi në çdo cep të Shqipërisë dhe qytetet shqiptare në rajon
Një projekt i tillë do të mundësojë që elita intelektuale e qytetit, përmes sistemeve elektronike të vendosura në dispozicion, të mund të ketë qasje në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqytetit.
15 Nëntor 2020, 14:42 -
4 vjet nga shenjtërimi i Terezës dhe 3 letra të rralla, studiuesi: Përmes dashurisë, i shkruante regjimit të kohës
4-vjetori i shenjtërimit të Terezës nga Papa Françesku në Vatikan u përkujtua me një ekspozitë në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Drejtori i Arkivave Ardit Bido na tregon rëndësinë e 3 letrave drejtuar Ramiz Alisë që ekspozohen, të cilat vërtetojnë edhe një herë origjinën e saj. Ndërsa, përmes figurës së shenjtës Terezë imzot Frendo ka një mesazh për politikanët shqiptarë para zgjedhjeve
5 Shtator 2020, 17:26 -
Ekspozohen urdhërat për librat e ndaluar në diktaturë, i pari në listë emri i Gjergj Fishtës!
Urdhërat për librat e ndaluar nga regjimi komunist janë ekspozuar në Muzeun "Shtëpia e Gjethit". Ndër emrat që listohen në këto urdhëresa është ai i At Gjergj Fishtës. Ministrja e Kulturës shprehet, se është momenti, që të rinjtë të mësojnë më shumë për të shkuarën e tyre.
14 Korrik 2020, 16:47 -
Ekspozita /Ismail Qemali si djalë i ri dhe burrë shteti në katër foto të dixhitalizuara!
Në Qendrën për Hapje edhe Dialog janë ekspozuar katër fotografi të Ismail Qemalit të digjitalizuara. Fotoeditori rrëfen punën për ruajtjen e vërtetësisë së imazheve. Ndërsa, drejtori i Arkivave, vë thekësin tek mos-folklorizmi i figurave kombëtare.
9 Korrik 2020, 15:52 -
7 marsi 'ekspozon' dokumentet e rralla në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe'! Bido: Jo më kot u zgjodh Korça (VIDEO)
Në kuadër të 7 marsit, festës së mësuesit është çelur për publikun ekspozita "Korça Zemra e Shqiptarisë " atje ku u themelua dhe shkolla e parë shqipe. Në këtë ekspozitë u shfaqën dokumente të vyer historikë e kulturorë sikurse janë libra që mësoheshin në Mësonjëtoren e parë Shqipe.
7 Mars 2020, 17:11 -
Portretet e 100 'Heronjve të popullit' në Bulevard, studiuesit: Mes tyre ka ish-sigurimsa, të rishikohen titujt!
Ekspozimi i 100 portreteve të “Heronjve të Popullit” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka ngjallur debate. Studiuesi Agron Tufa, e cilëson këtë një provokim të madh, që duhet riparë. Ndërsa, historiani Ardit Bido mendon debati të bëhet mbi rishikimin e titujve, jo mbi ekspozimin e tyre
4 Nëntor 2019, 16:43 -
106 vjet nga botimi i parë, 'Hylli i Dritës' ekspozohet tek Kalaja e Tiranës (VIDEO)
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka ekspozuar revistën e parë shqiptare “Hylli i Dritës” në kuadër të 106-vjetorit të botimit të parë në Kalanë e Tiranës. Pater Viktor Demaj rrëfen se “Hylli i Dritës” i drejtuar nga At Gjergj Fishta ka përcjellë tek lexuesi mbrojtjen e idealeve kombëtare
30 Tetor 2019, 14:44 -
Arkivi i Shtetit nis digjitalizimin e ‘sekreteve’ të komunitetit katolik (VIDEO)
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi për digjitalizimin e procesit të digjitalizimit të fondeve arkivore të komunitetit katolik, që përbëhet nga rreth 800 imazhe. Materialet që do të digjitalizohen kanë rëndësi të madhe kulturore kombëtare edhe shtrihen nga shekulli XVI deri në vitin 1967
28 Tetor 2019, 16:16 -
Akademia i dhuron 600 tituj Arkivit, Bido: Biblioteka nga magazinë, do jetë e aksesueshme
Akademia e Shkencave i dhuron 600 tituj të rinj drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Drejtori i këtij institucioni, Ardit Bido shprehet se studiuesit do të kenë mundësi, që të frekuentojnë edhe bibliotekën e këtij Arkivi, që inaugurohet së shpejti
26 Shtator 2019, 16:27 -
Vijnë nga arkiva e Stambollit 350 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare (VIDEO)
Drejtoria e Arkivës Qendrore të Shtetit shqiptar është pasuruar me rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare. Dokumentet janë sjellë në Tiranë nga arkiva e Stambollit. Drejtori i Arkivës Qendrore Ardit Bido, rrëfen se mes tyre spikatin edhe dokumentet e dëbimit të shqiptarëve nga Moreja, rreth katër shekuj më parë pas kryengritjes anti-osmane.
29 Gusht 2019, 10:47 -
70-vjetori i Arkivit Qendror Shtetëror, Bido: Arkivi për një vend është shumë i rëndësishëm
Arkivi Qendror Shtetëror festoi 70-vjetorin e themelimit. Drejtuesi aktual i këtij institucioni, Ardit Bido, flet për dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale
7 Qershor 2019, 16:07 -
Arkivi i Shtetit çel dyert për vizitorët, gjendet edhe Vula e Fermanit të Manastirit të Kamenës
Arkivi i Shtetit në “Javën e arkivave hapura”, por edhe në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të këtij institucioni çel dyert për publikun. Të gjithë të vizitorët mund të shohin nga afër kodikët e Beratit edhe fermanët. Ndërsa, Vula e humbur e Fermanit të Manastirit të Kamenës para ditës, është gjetur brenda arkivit.
31 Maj 2019, 16:38 -
Salla e studimit në Arkivin e Shtetit, hapur edhe të shtunave
Arkivi i Shtetit vjen me një risi për studiuesit. Tashmë të gjithë ata që kanë interes për t’u konsultuar me materiale të ndryshme studimore në këtë institucion mund të shfrytëzojnë sallën e studimit me një orar më të zgjatur. Studiuesit e konsiderojnë këtë risi një iniciativë pozitive.
29 Maj 2019, 15:09 -
Studiuesja Nevila Nika: Vula e Fermanit të Manastirit të Kamenës është shumë e rrallë
Studiuesja dhe historiania Nevila Nika flet për rëndësinë e vulës së fermanit të manastirit të Kamenës, që rezulton i humbur prej disa ditësh nga Arkivi i Shtetit. Ish-drejtoresha e Arkivit, Nika shprehet se kjo vulë është e rrallë, sepse i përket vitit 1640, dokument i nxjerr nga patrikana e Stambollit.
19 Maj 2019, 16:47 -
Misteri mbi vjedhjen e vulës së fermanit/ Kamerat ishin fikur, 15 persona në pyetje
Prokuroria ka nisur hetimet ku janë pyetur 15 shtetas, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale. Ata janë marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me ‘zhdukjen’ në rrethana të mistershme të singjilit që i përket shekullit të shekullit të XVII.
18 Maj 2019, 19:25 -
Humbet nga Arkivi i Shtetit monedha metalike që lidh fermanët? Drejtori: Çështja në hetim
Ka ndodhur shpesh, që elemente apo pulla, që janë pjesë e dokumenteve në Arkivën e Shtetit të humbasin, e disa janë gjetur me vonë. Rasti më i fundit është vjedhja e një singjili (monedhë) që i përket shekullit të 17 të dosjes nr. 2 që sipas drejtuesit të këtij institucioni Ardit Bido, rasti i është referuar policisë.
17 Maj 2019, 22:39 -
Arkiva Qendrore e Shtetit/ Mbi 200 milionë dokumente 'i dhurohen' publikut me një klik
Procesi i dixhitalizimit: Mjaftojnë vetëm 20 sekonda për t’u pajisur me kartën e përdoruesit, sipas kategorive, mundëson aksesin në mbi dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar.
15 Janar 2019, 07:39 -
Arkivi i Shtetit /Prezantohet laboratori i restaurimit, Bido: Prioritet, dokumentet e vjetra
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, prezantoi sot laboratorin e ri qendror të restaurimit. Ai shprehet se dokumentet ruhen në hapësira që janë në gjendje katastrofike, prandaj paralelisht me laboratorin, po ndërtohen vendruajtjet e reja të arkivave në Shkozë
17 Dhjetor 2018, 16:37 -
Dëmtimi i memorialit të Thimio Lolit në Finiq, Ardit Bido: Ishte antishqiptar, pjesë e bandave që dëbuan çamët dhe dogjën Borshin
Sa i takon vrasjes së një shqiptari në Korfuz nga një anëtar i "Agimit të Artë", Bido tha se një pjesë e shoqërisë greke është e radikalizuar dhe e prirur drejt neonazizmit modern. Shqiptarët, tha Bido, janë më të diskriminuarit në Greqi dhe për këtë autoritetet shqiptare duhet të bëjnë më shumë për t'i mbrojtur ata.
4 Dhjetor 2018, 16:38 -
Ardit Bido: Shqipëria i pari vend në Ballkanin Perëndimor, pjesë e ‘Portalit të Arkivave Evropiane’
Arkivi i Shtetit Shqiptar anëtarësohet në “Portalin e Arkivave Evropiane”. Drejtori i Arkivit, Ardit Bido, e cilëson këtë anëtarësim një mundësi të mirë për shkëmbimet e materialeve arkivore me Europën. Shqipëria është i pari vend i Ballkanit Perëndimor, që bëhet pjesë e këtij arkivi
12 Nëntor 2018, 20:39 -
Dokumentet e Arkivit të Shtetit online, mund të blihen me pagesë (Detajet)
Drejtori i Arkivave të Përgjithshme të Shtetit, Ardit Bido, së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi, prezantuan modulin e arkivave online. Nëpërmjet kësaj metode që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, u jepet mundësi të gjithë njerëzve, që të kenë akses në blerjen e dokumenteve online
30 Tetor 2018, 17:30