-
Koronavirus/ Një variant italian i ngjashëm me atë anglez është shfaqur që nga gushti
Shfaqja e variantit britanik të Koronavirusit ka shkaktuar panik tek të gjithë, por ekspertët në Italia një variant i ngjashëm ka qarkulluar nga muaji gusht. Deklarata është dhënë nga Arnaldo Caruso, president i shoqërisë italiane të virologjisë.
29 Dhjetor 2020, 11:40 -
41,385 raste me COVID dhe 357 vdekje në 24 orë në Britani! Vala e dytë vijon të rritet
Britania e Madhe sot regjistroi 41,385 raste të reja me COVID dhe 357 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vala e dytë e sëmundjes vazhdon të rritet duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin.
28 Dhjetor 2020, 20:49 -
Qindra turistë britanikë në Zvicër thyejnë karantinën 10-ditore/ Largohen fshehurazi nga resorti që po qëndronin
Qindra turistë britanikë kanë udhëtuar drejt alpeve zvicerane për pushime, pavarësisht masave izoluese që janë marrë pasi është zbuluar varianti i ri i COVID-19 dhe kanë thyer karantinën 10-ditore duke u larguar fshehurazi nga resorti që po qëndronin.
28 Dhjetor 2020, 12:43 -
'Është 70% më ngjitës', varianti i ri i virusit korona nis të përhapet në të gjithë botën
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës. Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri.
28 Dhjetor 2020, 10:36 -
Mbi 80 milionë raste dhe mbi 1,7 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën
Një vit më parë planeti tokë është goditur nga virusi më fatal i viteve të fundit, COVID-19. Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve ka arritur 81,150,518, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,114 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
28 Dhjetor 2020, 08:24 -
Zgjerohet harta e llojit të ri të COVID, Spanja, Franca dhe Suedia regjistrojnë rastet e para! Të gjithë të kthyer nga Britania
Më shumë raste të variantit të ri të Covid janë indetifikuar në Evropë. Pasi u shfaq fillimisht në Britania e Madhe, rastet e para të të infektuarve me llojin e ri të COVID janë shfaqur edhe në Spanjë, Francë dhe Suedi.
26 Dhjetor 2020, 17:03 -
'Fundi i pandemisë çështje kohe', kreu i Pfizer: Vaksina efikase edhe ndaj variantit të ri të COVID
“Fundi i pandemisë çështje kohe”. Kjo ka qenë deklarata e kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT pasi sot mbërrin në vendin fqinj 9750 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
26 Dhjetor 2020, 16:46 -
Shkodra zbaton orën e re policore, qytetarët nisen për në shtëpi
Shkodra i bindet urdhrit për mbyllje në orën 20:30. Patrullat e policisë së Shkodrës kanë dalë menjëherë në terren pas orës 20 e 30 për t'i kërkuar mbylljen bizneseve në rrugën pedonale në Shkodër por edhe në njësi të tjera në rru
24 Dhjetor 2020, 21:17 -
Ora e re policore, zbrazen rrugët edhe në Lezhë
Ora e re policore që ndalon lëvizjen pas orës 20:30 është zbatuar në qytetin e Lezhës. Pas këtij orari rrugët janë zbrazur, ndërsa zbatueshmëria e masave ka sjellë shtim të forcave të policisë të cilët patrulllojnë në zona të ndryshme të qytetit.
24 Dhjetor 2020, 21:10 -
Ndryshimi i orës policore, boshatiset qyteti i Beratit! Blindohen rrugët nga policia
Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që ka forca të shumta policie në rrugica. Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës, baret dhe r
24 Dhjetor 2020, 21:04 -
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Fierakët zbatojnë orën policore, mbyllen qepenët e bizneseve! Makinat e fundit në lëvizje
Sot ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ne qytetin e Fierit shumë pak para orës 20:30, ku qyteti do të jetë në izolim deri në orën 6:00 të mëngjesit të së nesërmes është vënë re shtimi i patrullave të policisë, mb
24 Dhjetor 2020, 20:55 -
'Festat e fundvitit kalojini me familjen e ngushtë'/ Tomini për Report Tv: Ulja e numrit të rasteve pozitive me COVID, efekt i masave kufizuese
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është ulur numri i rasteve pozitive me COVID-19. Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini thotë se kjo po ndodh si efekt i masave kufizuese që janë ndërmarrë në vendin tonë. Gjithashtu tregon se ka një rënie te shtrimeve në spital, ndërsa deri tani janë ezauruar 63% të kapaciteteve spitalore.
24 Dhjetor 2020, 15:54 -
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30-06:00! Tirana, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra zbatojnë orën policore
Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.
24 Dhjetor 2020, 08:14 -
VIDEO/Franca hapi kufijtë me Britaninë, krijohen radhë të gjata automjetesh në pikat e kalimit! Shqiptari: Kam 24 orë i bllokuar
Pavarësisht se Franca njoftoi se prej kësaj të mërkure (23 dhjetor) do të hapte kufinjtë me Britaninë e Madhe, sërish është krijuar trafik i rënduar në pikat kufitare.
23 Dhjetor 2020, 20:41 -
Varianti i ri i COVID në Britani, Sekretari i Shëndetësisë: Dy rastet erdhën nga Afrika e Jugut
Pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se dy kontaktet ku është zbuluar kanë qenë udhëtarë nga Afrika e Jugut. “Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri.”- tha Hancock.
23 Dhjetor 2020, 18:42 -
Ministri britanik i shëndetësisë: Do të kthehemi në normalitet përpara vitit 2022, nuk është momenti për tu dorëzuar
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar në një konferencë për shtyp se normaliteti ne jetën e secili do të kthehet përpara vitin 2022. Hancock është shprehur se nuk është momenti të dorëzohemi përballë pandemisë, sidomos për festat e fundvitit.
23 Dhjetor 2020, 17:57 -
COVID-19 në Greqi, 937 raste të reja dhe 62 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit
Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 937 raste të reja pozitive dhe 62 viktima nga koronavirusi. Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 133365, ndërkohë që numri i viktimave është 4.402 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
23 Dhjetor 2020, 17:17 -
Nga 26 dhjetori Mbretëria e Bashkuar zgjeron kufizimet në përballje me COVID-19
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosë edhe disa pjesë të juglindjes dhe jugperëndimit të Anglisë në nivelin më të lartë të kufizimeve kundër koronavirusit duke nisur nga 26 Dhjetori, njoftoi sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
23 Dhjetor 2020, 17:03 -
Mutacionet e reja sars CoV-2 ne gjenin spiket/ 'Jo panik', Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto
Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Ky sistem testesh është përdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2
23 Dhjetor 2020, 13:32 -
Varianti i ri i COVID-19, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
23 Dhjetor 2020, 10:23 -
Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: S'kemi laboratorë për ta zbuluar! Mostrat do i çojmë në Londër! Alimehmeti: S'prek ato që janë infektuar më parë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe 'kapur' variantin e ri të COVID-19. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj shtoi se Anglia ka pasur një indicie se numri i të infektuarve po rritej me shpejtësi, prandaj bëri studimet, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur një tregues të tillë.
22 Dhjetor 2020, 22:33 -
Sallabanda për Report Tv: Varianti i ri i COVID-19 problematik, mund të sjellë kolaps në spitale! Bëni një sforco morale, shmangni grumbullimet për festa (VIDEO)
Prof. Kita Sallabanda nga Spanja ka bërë me dije se fakti që varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm, nuk paraqet një rrezikshmëri më të ulët. Kjo sepse sipas tij, fakti që ai transmetohet më shpejt, do të thotë një numër më i lartë i të infektuarve që mund të sillte një kolaps në spitale. Ai tha se një problem i thekuar në këto momente është edhe mungesa e testeve për ta identifikuar këtë virus.
22 Dhjetor 2020, 22:01 -
Dy ditë të bllokuara, Franca vendi i parë që hap kufijtë me Britaninë e Madhe
Vetëm 2 ditë kanë kaluar dhe Franca do i rihapë kufijtë e saj për pasagjerët që vijnë nga Anglia. Kufijtë do të hapen ditën e nesërme (23 dhjetor) duke i dhënë fund bllokadës që synonte parandalimin e përhapjes së variantit të ri të COVID.
22 Dhjetor 2020, 20:38 -
Varianti i ri i COVID, mjeku shqiptar në Itali: Vaksina është aktive dhe ndaj këtij mutacioni! (VIDEO)
Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci tha se vaksina aktuale për koronavirusin është funksionale edhe për mutacionin e ri që është shfaqur në ditët e fundit në Britani. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se edhe nëse ajo nuk do të kishte të njëjtin ndikim mbi këtë mutacion, brenda 6 javëve do të bëhej e mundur prodhimi i një vaksine të re.
22 Dhjetor 2020, 18:07 -
Analizë, një varg dështimesh i qeverisë britanike krijoi terren për virusin për të pësuar mutacione
Gjatë valës së parë të Covid-19 në Britani, shumë shkencëtarë, thanë se qeveria duhet të ndiqte një strategji "zero Covid". Një nga shumë arsyet për këtë ishte ndalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit. Kur një virus lejohet të përhapet, duke infektuar persona dhe grupe të ndryshme, virusi evoluon dhe shndërrohet.
22 Dhjetor 2020, 14:30 -
Varianti i ri i COVID/ Nga sot Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për të ardhurit
Shqipëria ka marrë vendimin për të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.
22 Dhjetor 2020, 07:56 -
Varianti i ri i COVID-19, OBSH: Nuk duhet të alarmohemi! Nuk shkakton simptoma më të rënda
Këtë të hënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mutacioni i ri i shfaqur në Britaninë e Madhe shkakton simptoma më të lehta dhe vdekshmëri më të ulët se sa koronavirusi.
21 Dhjetor 2020, 21:07 -
Varianti i ri i COVID-19, Brataj: Mutacionet që pëson virusi janë më të ngadalta! Masat e vendosura janë të arsyeshme, gjatë festave rritet përhapja e infeksionit (VIDEO)
Drejtori i Urgjencës, Skndër Brataj tha se versioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britani gjatë kohëve të fundit ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra dëmtimit që ajo shkakton në trupin e njerëzve. Sipas Brataj, mutacionet që pëson COVID-19 janë më të ngadalta se sa viruset e tjera, duke e bërë më pak shqetësues. Ai thotë se momentalisht Shqipëria e ka vendosur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
21 Dhjetor 2020, 17:14 -
Greqi, karantinë nga 3 në 7 ditë për të gjithë ata që vijnë nga Britania e Madhe
Për shkak të shfaqjes së variantit të ri të COVID-19 shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe, megjithatë Greqia nuk ka vendosur anulimin e plotë të fluturimeve por ka ndryshuar masat. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ka lajmëruar ditën e sotme se i vetmi ndryshim qe do t&am
21 Dhjetor 2020, 16:04 -
Lloji i ri i COVID, Bino: Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë, ende s'kemi të dhëna të tjera
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino ka folur për llojin e ri të COVID që është shfaqur ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Ajo shtoi se deri më tani nuk paraqiten të dhëna se ky lloj virusi është më i rëndë se i pari, duke shtuar se ka të njëjtën sjellje si viru
21 Dhjetor 2020, 15:09