-
Bashkia e Skraparit tender për drekë në nder të Pëllumb Piperos, mjeku: Anullojeni, lekët të shkojnë për personat në nevojë
Sipas dokumentit të bashkisë, tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30, dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata, pije e fruta dhe do të mbahet në datën 19 qershor. Mjeku Pipero u shpall “Qytetar Nderi” i Skraparit më 28 maj me propozim të kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema.
10 Qershor 2020, 18:38 -
Denoncimi i ish-deputetit të PD: Albpetrol po vidhet, njerëzit po hiqen nga puna!
Ish-deputeti Luan Baçi me anë të një postimi në 'Facebook' akuzon administratorin e Albpetrol, Gent Gazheli se vazhdon ti paguajë punonjësit me pagën 26,000 lekë dhe me sigurime shoqërore jo të plota.
7 Qershor 2020, 20:11 -
-
Hapet tenderi për lotin 3 të rrugës Porto Romano Durrës, afati i ofertave deri më 25 maj
Gjatësia e rrugës është 8 kilometra dhe vepra duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë kompanitë e interesuara kanë afat deri më 25 maj për të paraqitur ofertat.
27 Prill 2020, 21:09 -
Dështon sërish tenderi për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, asnjë kompani s’plotësoi kërkesat
Dështon përsëri tenderi i shpallur më 31 dhjetor 2019 për marrjen me koncesion të Termocentralit të Vlorës për 20 vite. Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara. Kompania që do të fitonte tenderin duhet ta vinte TEC-in në punë duke bërë gazifikimin e tij. Që prej përfundimit, në vitin 2011, TEC nuk është vënë asnjëherë në punë pasi rezultoi difektoz.
17 Shkurt 2020, 11:46 -
-
Bashkëshorti në kërkim, gruaja e ish-kryebashkiakut Kajmaku fiton tenderin nga Ministria e Brendshme
Tenderi është dhënë nga drejtoria e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Pronari i firmës deri në 17 korrik ka qenë vetë Agim Kajmaku, por pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Vorës ia kaloi pronësinë gruas.
20 Janar 2020, 13:42 -
Aeroporti i Vlorës/ Nëse koncensionari nuk merr fitimin e parashikuar, paguan shteti...nëse tejkalohet ndahet 50 me 50
Kompania që do të fitojë tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, dhe do të operojë për 35 vite, e ka fitimin të garantuar. Sipas studimit të fizibilitetit, në vitin 2022 numri i pasagjerëve do të jetë rreth 370 mijë, ndërsa në 2048 do të arrijë në 18 milionë pasagjerë. Shteti merr përsipër që për 10 vitet e paratë operimit të garantohet minimumi i të ardhurave edhe kur këto shifra nuk do të arrihen.
25 Dhjetor 2019, 13:44 -
Denoncimi i PD-së për tenderin e druve për shkollat, kryebashkiaku i Gramshit pezullon kontratën me firmën fituese
Kryetari i Bashkisë së Gramshit reagoi duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, që denoncoi se tenderi iu dha një kompanie që ishte nën sekuestro që preu pyjet.
3 Nëntor 2019, 14:23 -
Përfundon 'Odiseja' e Unazës së Re, shpallet fituesi për Lotin e parë
Me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” ka arritur të shpallet fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë. Fondi limit në këtë segment ishte 2.25 miliardë lekë.
28 Tetor 2019, 15:55 -
Tenderi për Unazën e Madhe, Komisioni i Prokurimit rrëzon ARRSH dhe fituesin “Vëllezërit Hysa”
Vendimi i KPP lidhet saktësisht me procedurën “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja”, Loti I” ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka s’kulaifikuar pesë kompani nga tetë që morën pjesë në procedurën e ofertimit.
26 Shtator 2019, 13:37 -
Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Hetime për rektorin dhe dy zv/rektorët e Universitetit Bujqësor në Kamëz
“Shqiptarja.com” mëson se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte ne Universitetit Bujqësor në Kamëz. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim.
8 Prill 2019, 18:26 -
SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)
Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
5 Prill 2019, 18:55 -
-
Rruga e re Qafë Thore-Theth, hapet gara për ndërtimin
Projekti për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale i mbështetur nga Banka Botërore është tashmë në fazën e prokurimit të disa prej komponentëve të saj. Fondi Shqiptar i Zhvillimit si insitucioni zbatues i saj njoftoi se tashmë ka hapur garën për rrugën e re Qafë Thore-Theth, e cila pritet të zgjidhë çështjen e transportit më komod në një nga zonat më të frekuentuara turistike malore në vend. Referuar të dhënave rruga do të jetë 16 kilometra e gjatë dhe synohet rikonstrukrimi i plotë i saj.
15 Mars 2019, 09:14 -
-
Hidrokarburet/ Anulohet koncesioni për naftë në det, do të hapet tenderi për ‘Joni 5’
Kjo ka të bëjë me zonën e njohur si “Joni 5”, e cila ndodhet në pjesën jugore të ujrave tona, pikërisht atje ku po diskutohet ndarja e kufijve detare më Greqinë. Gjiknuri tha se kontrata me shoqërinë Capricon Albania nuk është më në fuqi.
17 Nëntor 2018, 07:23 -
9 milionë euro në tre vjet/ Ministria e Brendshme rihap tenderin për uniformat e policëve
Ministria e Brendshme ka rihapur tenderin për uniformat me vlerë afro 9 milionë euro. Prokurimi është i shtrirë për blerjen e uniformave për 3 vitet e ardhshme ndërsa vetëm për këtë vit vlera shkon mbi 2 milionë euro.
18 Gusht 2018, 14:50 -
-
