-
PDIU del vetëm për 'Vendoret', Idrizi: S’përfshihemi në përçarjen e PD-së, u kërkojmë të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën
Një ditë pasi Berisha e cilësoi PDIU-në në ‘zonën gri’, pra të pa vendosur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, kryetari Shpëtim Idrizi ka sqaruar se do të dalë i vetëm për vendoret. Përmes një postimi në rrjete sociale, Idrizi thotë se nuk do të bëhet me asnjë prej partive të mëdha ndërsa nënvizoi se ka qenë i qartë lidhur me përçarjen e PD-së.
25 Shkurt 2023, 09:36 -
3 marsi/ Debate në Report Tv, përfaqësuesi ligjor i PD: Berisha po del për vulën, s’njihet si kryetar! Burimi: S'ka lidhje! Non Grata, nocion politik, Evropa nuk mendon njëlloj si SHBA
“3 marsi” është kthyer në kryefjalën e diskutimeve për selinë blu. Në ditën kur Berisha ka paralajmëruar protestën siç e quan ai, më të madhen do të “vuloset” edhe fati i partisë demokratike. Të ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Besart Logu u shpreh se Berisha po përdor 3 marsin për të ‘trembur’ Apelin, është protestë për vulën e PD-së.
24 Shkurt 2023, 14:12 -
‘Qetësohuni’, Alibeaj mesazh grupit të Berishës për 3 marsin: E drejta do të fitojë! Zhukri i korruptuar
Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjatë diskutimit, Alibeaj është ndalë edhe tek ‘lufta’ për vulën e Partisë Demokratik, ku ka pasur një mesazh për grupin e Sali Berishës.
23 Shkurt 2023, 21:19 -
Ylli Pata: Çfarë tregon 'sulmi final' për ta marrë PD në tavolinë?
Ka një perceptim jo të plotë në opinion, kur zhvillohet debati mbi gjendjen në Partinë Demokratike. Njerëzit që përgjithësisht komentojnë në televizione, janë më së shumti deputetë, apo përfaqësues të atashuar të foltores.
23 Shkurt 2023, 19:05 -
Alibeaj prezanton kandidatin për Korçën: S'ndihem fajtor për gropën në PD, është distancim nga e kaluara! Kaosi në Kuvend i intereson vetëm Ramës
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, nga Korça ka prezantuar sot mjekun Gjergji Gjata si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit
22 Shkurt 2023, 19:29 -
10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Enkelejd Alibeaj: Më 3 mars flet ligji, vula dhe sigla na takojnë neve! Opozita s’mund t’i kthejë tytat drejt Perëndimit
Enkelejd Alibeaj thotë se më 3 mars gjykata do të flasë në emër të ligjit se kujt do i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike, duke ftuar Rithemelimin të pranojë vendimin e drejtësisë.
22 Shkurt 2023, 14:38 -
PD rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje? Haklaj në ‘Repolitix’: Presion i Celibashit! Roshi: Do ishte fatale, ky skenar do i interesonte vetëm Ramës
Lufta mes PD në gjykatë mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.
21 Shkurt 2023, 22:46 -
Enveri brenda Berishës, Saliu brenda demokratëve dhe egzorcizmi i Bashës
Është konstatim fatalist historik që ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, të bësh një bilanc të “enverizmit” mes nesh. Fryma, metodologjia e tij për të mbajtur pushtetin me çdo mjet në rrethanat e “demokracisë dhe pluralizmit”, ka vdekur apo është ende gjallë?!
21 Shkurt 2023, 19:26 -
Revolucion për ‘McGonigal’? Elvis Iljazaj: Shqiptarët e shohin më shumë si hall të politikës e jo të tyrin! Hasimja: Asnjë problem elektoral për Ramën, s'ka puritanizëm
Sali Berisha e ka marrë çështjen ‘McGonigal’ dhe ka nisur një varg protestash të cilat thotë se janë një revolucion për të larguar Ramën. Për analistët Ermal Hasimja dhe Elvis Iljazi, të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kjo çështje nuk shikohet nga shqiptarët që t’i prekë drejtpërdrejtë apo akoma edhe më shumë të jenë të gatshëm për revolucion për këtë.
21 Shkurt 2023, 19:24 -
Absurdi berishian i revolucionit dhe utopia e regjimit
Aksioni politik, që ka ndërmarrë javët e fundit Sali Berisha, kryetari i grupit politik brenda PD-së njohur si “Rithemelimi”, është mbiquajtur prej tij revolucion. Pa dashur t’u përsëritet koncepti i revolucionit, e marrë apriori prej mbështetësve të afërt, tashmë ky koncept ligjërohet nga e gjithë piramida e tyre.
21 Shkurt 2023, 18:37 -
Ylli Pata: Qeveria teknike: Flamuri i Sali Berishës kur është në opozitë, e kur është në qeveri ble opozitën
Gazetari i njohur Robert Goro, shpërndau sot në faqen e tij në rrjetet sociale numrin e gazetës së parë “Tribuna” e cila është një nga mediat më serioze në gjuhën shqipe. E që pasqyron problemet e shqetësimet e emigrantëve tanë në Greqi si dhe politikën mes dy vendeve. Në faqen e parë të “Tribunës” së parë, që i përket vitit 2004 spikat titulli: “Opozita kërkon qeveri teknike”
21 Shkurt 2023, 17:49 -
14 maji dhe fati i PD, Celibashi në Report Tv: S’duhet që konflikti gjyqësor të sjellë mos regjistrimin në zgjedhje! Presim vendimin e Apelit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, u shpreh se çështja nuk është për PD-në, pasi është vetëm një PD, por diskutimi bëhet për organin drejtues të kësaj forcë politike. Sipas Celibashit, KQZ do të presë kërkesën për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor
21 Shkurt 2023, 17:33 -
Dy kandidatë opozitarë edhe në Korçë, konfirmohet mjeku Gjegji Gjata për PD! Garoi në ‘Primaret’ e Berishës, kalon me Alibeajn
Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar.
21 Shkurt 2023, 14:55 -
32 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Ceka për Report Tv: Ka përparuar populli, jo politika! Opozita duhet, por pa Berishën
Dita e djeshme shënoi plot 32 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, që zyrtarisht shënoi dhe shembjen e komunizmit në Shqipëri, si vendi i fundit që e kreu këtë akt në pjesën e Europës lindore
21 Shkurt 2023, 14:48 -
Kandidati i Berishës dhe Metës për Himarën sfidon sovranitetin e Shqipërisë, bën fushatë me flamurin e 'Vorio Epirit'
Fredi Beleri është kandidati i përbashkët i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Himarë në zgjedhet lokale të 2023. Dhe pikërisht që në nisje të fushatës së tij nuk ka 'zhgënjyer'. Ai e ka nisur me flamurin e Vorio Epirit. Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale. Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jetonë në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen
20 Shkurt 2023, 21:39 -
Mero Baze: Përse nuk bëjnë fushatë kandidatët e “Foltores”?
“Foltorja” e Sali Berishës ishte e para që u angazhua në zgjedhjen e kandidatëve për bashki, për zgjedhjet e 14 majit. Në një proces gjysmë qesharak, që më shumë kërkonte të "vinte në jetë” mësimet e “Foltores”, se sa të bënte garë brenda opozitës, të gjitha bashkitë e vendit u kompletuan me kandidatët e tyre në emër të “Foltores” së Berishës, qysh në fillim të këtij viti
20 Shkurt 2023, 19:48 -
Në aleancë me Shehin për zgjedhjet e 14 majit, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do kryqëzoheni nga të dyja palët
Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se aleanca me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, të kryesuar nga Dashamir Shehi, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit opozitar në Shqipëri dhe nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me PD-në, nëse dy palët arrijnë të gjejnë një kandidat të përbashkët.
20 Shkurt 2023, 18:55 -
Minxhozi: E shkruar më 3 mars (në darkë)
Dita ka qenë e lodhshme, e zhurmshme dhe plot tallaze në rrugët e Tiranës, mbi të gjitha në ekranet e saj. Një protestë e lidhur me një vulë ka vënë edhe një herë në lëvizje më shumë policinë sesa vetë kryeqytetin dhe ka ofruar spektaklin banal të radhës për sytë dhe veshët e qytetarëve të lodhur me politikën.
19 Shkurt 2023, 21:06 -
Një debat absurd për vulën!
Të dyja palët në konflikt në PD prej mëse 1 viti e gjysmë kanë ngritur një furtunë debatesh lidhur me “vulën” dhe simbolet e PD! Pra, të drejtën e përfaqësimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Por a varet realisht rezultati i zgjedhjeve nga fakti se kush përfaqëson zyrtarisht PD?
19 Shkurt 2023, 18:41 -
Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën më të madhe! 100 mln lekë shkojnë për PD, 3 marsi vendos nëse do i marrë Berisha apo Alibeaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka gati ndarjen e parave për 2023 për partitë politike. PS, si forca me numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare merr pjesën më të madhe. PD përfiton 100 milionë lekë, por 3 marsi do të vendosë nëse arkën do ta mbajë PD e Alibeajt apo e merr Berisha. Ndonëse pa mandat deputeti, para përfiton nga buxheti I shtetit edhe ‘Nisma Thurje’.
19 Shkurt 2023, 17:39 -
Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë
Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji, në Aleancën Progresiste. Sipas tyre, nëse opozita do të dalë me 2, 3 kandidatë edhe grupimi i tyre do të nxjerri kandidat për zgjedhjet lokale. “Të largojmë kryetarokracinë”, deklaruan Shehi e Patozi
17 Shkurt 2023, 11:26 -
Zgjedhjet vendore, Çollaku në ‘Real Story’: Kemi gati kandidatët për Tiranën e Shkodrën
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv se do të dalin me kandidatë në 61 bashki të vendit për zgjedhjet vendore. Ai tha se edhe grupi i Alibeajt do të ketë kandidatët e tyre. Teksa Sali Berisha i ka prezantuar në të gjitha bashkitë, grupi i Alibeajt ka bërë publikë ve
16 Shkurt 2023, 22:53 -
Çollaku në ‘Real Story’: Nuk marrë pjesë në protesta ku sulmohet SHBA! Çupi: PD nuk del dot nga hija e Berishës
Kreshnik Çollaku ka qenë në grupin e atyre deputetëve që ka bojkotuar protestat e Sali Berishës, ndonëse disa nga grupi i Enkelejd Alibeajt ishin të pranishëm. Çollaku tha në Report Tv se nuk do të marrë pjesë kurrë në protesta ku sulmohet aleati më i madh i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
16 Shkurt 2023, 22:45 -
Gjekmarkaj: Delet humbasin padashje, arsyeja jo! Bashkimi i PD s’ mjafton, duhet lidership i ri
Për arsye objektive personale nuk mund të jem sot në sallën e Kuvendit ambient në të cilin arsyeja po humbet çdo ditë e më shumë kuptimin. Ajo nuk humbet si delet në pyll padashje e me pas kthehet në vathë. Ne që konsiderohemi politikanet e Shqipërisë e kemi shndërruar politiken në nocion të perbuzshëm për qytetaret për gjërat që themi, për mënyrën si i themi, për gjërat që bëjmë dhe mënyrën si i bëjmë
16 Shkurt 2023, 10:03 -
'Lufta' për vulën e partisë/ Kalaja: Protesta nuk është presion ndaj gjykatës! Avokati i PD në Apel: Nëse rrëzohet vendimi i Zhukrit, partia i mbetet Bashës dhe Alibeajt
E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.
15 Shkurt 2023, 21:54 -
Mero Baze: Opozitën e bashkon gjyqi ndaj Berishës, jo gjyqi ndaj vulës
Mitingu i fundit i Sali Berishës për ti bërë Gjykatës së Tiranës presion përmes protestave të dhunshme për vulën, tani nuk është më një kontribut për mos përçarjen e opozitës, por një përpjekje për të rrëmbyer ç'të mundesh prej saj
15 Shkurt 2023, 20:05 -
Tritan Shehu për Report Tv: Nëse gjykata e Apelit s’i jep PD-në Berishës do të ishte grusht shteti
Nëse gjykata e Apelit më 3 mars do të caktojë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, duke zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për t’i dhënë partinë Sali Berishës, grupimi i drejtuar nga ky i fundit nuk do ta njohë vendimin. Tritan Shehu, deputet në grupin e Rithemelimit, për Report Tv se do të ishte një gjykatë e çmendur nëse do të merrte një vendimkundër atij që ka dhënë Zhukri
15 Shkurt 2023, 18:02 -
Presion gjykatës më 3 mars? Ilir Meta: Drejtësia merr urdhër nga Surreli, solidaritet të plotë me demokratët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se më 3 mars të gjithë do të jenë solidarë me demokratët ditën kur merret vendimi për fatin e PD. Meta tha se drejtësia merr urdhër nga ‘drejtësia e Surrelit’."Çështja e Partisë demokratike nuk ë
15 Shkurt 2023, 14:08 -
Berisha sërish akuza Yuri Kim për vulën e PD: S'mund të bëjnë palë AliBashën se përmbyset sistemi i drejtësisë! Protesta e 3 marsit, objektiv ka vetëm Ramën
Sali Berisha ka bërë sërish thirrje që qytetarët të mos mungojnë në protestën e 3 marsit, kur do të merret vendimi për fatin e PD. Ish kryeministri nuk kurseu sërish akuzat për Yuri Kim që ka ndërhyrë në drejtësi për cështjen e vulës së Partisë Demokratik
15 Shkurt 2023, 13:56 -
Berisha: Autoritetet italiane të ndërmarrin hetim për Lallën! Rama i hedh njerëzit në rrugë se nuk i zbatojnë urdhrat
Sali Berisha ka përshëndetur faktin që prokurori Adriatik Llalla ka fituar statusin azilant politik ndërsa kërkon nga autoritetet italiane që të nisin hetim për rastin e tij.“Së fundmi dua të përshëndes autoritetet italiane, të cilat i dhanë azil politik, Adriatik Llallës, Prokur
15 Shkurt 2023, 13:48 -
Ish-zyrtari në kërkim ndërkombëtar për mashtrim 2.4 mld euro me ‘call center’, Berisha: Edi Rama takoi në Dubai Amant Josifin
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama gjatë takimit vizitës së tij në Dubai ka takuar Amant Josifin. Ky i fundit është një ish-zyrtar i shpallu në kërkim pasi ka qenë pjesë e një skeme me Call Center përmes së cilën mashtruan qytetarë me një vlerë prej 2.4 mld euro<
15 Shkurt 2023, 13:39 -
Berisha: Ortaku i McGonigal s’mund të jetë me kryeministri i Shqipërisë, ngritja e komisionit hetimor është jetike
Sali Berisha thotë se është jetike ngritja e komisionit hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama duhet të ikë pasi ortaku i agjentit të FBI nuk mund të udhëheqë Shqipërinë.“Ne s’kemi bërë gj&
15 Shkurt 2023, 13:38 -
Opozita presion gjykatës më 3 mars? Berisha dhe Meta: Protestë epike, gjyqtarë urdhërohen nga Rama! Alibeaj s'mund të pranohet, bie sistemi i drejtësisë
Dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se po i ushtrojnë presion gjykatës për vendimin që do të japë më 3 mars për fatin e PD. Me thuajse të njëjtat argumente, të dy ishin në një linjë teksa thonin se do të jetë protestë epike dhe artikuluan akuza ndaj Edi Ramës se jep urdhra për gjyqtarët.
15 Shkurt 2023, 13:28 -
Ku dallon Aldo Bumçi nga një patronazhist?!
Sigurisht që kur lexon titullin duket sikur në rreshtat e këtij shtjellimi ka diçka që nuk shkon. Se pyetja që lind natyrshëm është çfarë lidhje ka Aldo Bumçi një figurë e njohur politike në Partinë Demokratike me një patronazhist anonim i cili në përfytyrimin e gjithkujt prej nesh është dikush që të ndjek si hije për të të gjurmuar jetën që bën apo gërmon për të dhënat personale?
14 Shkurt 2023, 17:56 -
Xhaferaj për Report Tv: Revolucioni kulturë e majtë, i bie të kërkojnë asistencë tek vende si Rusia! Me Berishën në krye s’jemi alternativë fituese
Revolucioni që kërkon Sali Berisha bashkë me aleatin e tij të ngushtë Ilir Meta, është një kostum që s’i rri të djathtës! Kështu deklaroi deputeti i Partisë e Demokratike, Ferdinand Xhaferraj i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili nënvizoi se revolucionet janë kultura të majta, e që i bie për të realizuar një të tillë, duke të kërkosh asistencë në vende si Rusia
14 Shkurt 2023, 14:10 -
Sot Dita e Dashurisë, Korreshi ka një mesazh për të gjithë demokratët: Energjinë ta drejtojmë nga Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë thirrje për më shumë dashuri mes demokratëve në këtë 14 shkurt, Dita e të Dashuruarve.“Të ulim gjuhën përçarëse mes njëri-tjetrit sepse kam harxhuar kaq shumë energji duke sharë nj&
14 Shkurt 2023, 10:36 -
Protesta e Berishës, Korreshi për Report Tv: Ishte si me regji, mungon nervi qytetar! Fjala revolucion në kohë demokracie e frikshme
Për deputetin Saimir Korreshi, në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit, mungonte nervi qytetar. Në një interviste për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti demokrat u shpreh se protesta ishte si me regji dhe se në momentin që Sali Berisha u largua nga protesta, të gjithë qytetarët avulluan brenda pak sekondash
14 Shkurt 2023, 09:12 -
Zbardhen bisedat! Berisha s’pranoi pjesëmarrjen e Alibeajt, kush janë tre deputetët që do bojkotojnë protestën: Ai s’na vë dot kushte
Çështja McGonigal ishte e vetmja ‘betejë politike’ që deri më tani kishte bashkuar dy kampet e Partisë Demokratike. Një pjesë e deputetëve të grupit të Enkelejd Alibeajt kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në protestë për shkak të skandalit me agjentin e FBI-së, por qëndrimi i Sali Berishës ditën e sotme ka tërhequr nga kjo lëvizje tre deputetë.
10 Shkurt 2023, 17:12