-
Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri
Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.
8 Dhjetor 2020, 11:59 -
Lleshaj takim në një biznes të sekuestruar në Durrës, ministri kërkon që asetet e konfiskuara t'i jepen Policisë dhe SPAK
Një një bar kafe librari e kthyer në qendër trajnimi për të rinjtë në qytetin e Durrësit, e ndërtuar mbi një pronë krimi të sekuestruar, u kthye sot në vend takimi për përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe autoriteteve të tjera kundër krimit.
7 Dhjetor 2020, 18:26 -
SPAK urdhëroi arrestimin e Indrit Taullait! 3 vite pasi fitoi lirinë në 2017, u prangos në Prizren për llogari të Shqipërisë
Ka zgjatur vetëm tre vite liria të cilën Indrit Taullai, ish anëtari i bandës së Durrësit e fitoi me kusht me motivin se gjendja shëndetësore në qeli i rrezikonte jetën.
7 Dhjetor 2020, 15:29 -
“Llalla”, nga mllefi në indiferencë dhe SPAK që nuk kap dot as “peshqit e mëdhenj” në …akuarium
Po ta llogarisim, edhe me matematiken e Lul Bashës, duhen mijëra vjet për të dërguar para drejtësisë vetëm të korruptuarit e drejtësisë që paguheshin për të vënë drejtësi e ishin (janë?) më të padrejtët. Po të tjerët? Vetëm t’i listosh si tituj, kryeministra, ministra, drejtorë, politikanë, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, shefa, inspektorë, kryepolicë, kontrollorë…mbaron boja e printerit.
7 Dhjetor 2020, 14:25 -
Për një shtëpi në Tiranë duhen 20 vite, 'rrogtari' Basha bën 4 vila e 1 supermakinë në 9 muaj! Pse SPAK nuk heton?!
Rastësisht po lexoja tabelën e çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Nuk isha i interesuar, por më tërhoqi vëmendjen fakti se çmimet janë tepër të larta duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave.
6 Dhjetor 2020, 15:33 -
-
Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4 Dhjetor 2020, 16:39 -
PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja
Partia Demokratike i kthen reston ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.
4 Dhjetor 2020, 15:29 -
Akuzat për përdorimin e helikopterëve të FA për fushatë zgjedhore/ Ministrja Xhaçka çon në Prokurori Gjunkshin, Vokshin dhe Strazimirin! PD i përgjigjet me tjetër padi
Pas akuzave të PD-së për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për qëllime elektorale, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ngritur padi ndaj tyre. Ajo ka dorëzuar kërkesë padinë ndaj ish deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.
4 Dhjetor 2020, 14:07 -
Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin
Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit. Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit. Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.
4 Dhjetor 2020, 11:03 -
GJKKO i sekuestron pasurinë Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO-së për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kim shkruan se SPAK po jep rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe se SHBA është në mbwshtetje të plotë të zbatimit të Reformën në Drejtësi.
3 Dhjetor 2020, 18:18 -
Pas kërkesës së SPAK/ GJKKO i sekuestron me ligjin Antimafia 5 pasuri të paluajtshme ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla! Vijojnë hetimet
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.
3 Dhjetor 2020, 16:51 -
-
Korrupsioni në burgun 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe 2 punonjësit: Kërkoi para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes
Kundrejt parave do firmoste kontratën e qirasë për makinetat e kafes brenda paraburgimit 313, përfundon i pandehur ish-kreu i burgut ‘Jordan Misja” Eduart Strugaj. SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Strugës dhe ish-vartësit të tij Florin Ahmetaj e biznesmenit Ervin Kurtalla dhe kërkon dënimin e tyre për korrupsion e shpërdorim detyre.
2 Dhjetor 2020, 11:50 -
U dënua me 6 muaj burg, që iu konvertua në shërbim prove/ Ish- gjyqtari: Do apelohet! S'kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën (VIDEO)
Pasi u dënua me 6 muaj burg, që do i konvertohen në 12 muaj shërbim prove, ish- gjyqtari Luan Daci ka deklaruar se vendimi do të apelohet." Do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën", tha Daci.
1 Dhjetor 2020, 12:32 -
Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97! Vendimi për ta dënuar i gabuar dhe kontradiktor (VIDEO)
Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.”Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit. S’po flasim p&
1 Dhjetor 2020, 12:48 -
-
Fshehu shkarkimin në '97/ SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO e dënon me 6 muaj, i konvertohet në shërbim prove! Luan Daci: Do e apeloj!
Ish-gjyqtari Luan Daci është zyrtari i parë i cili dënohet nga GJKKO. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjyqtari ka dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në shërbim prove, ndonëse SPAK kërkoi 1 vit burg.
1 Dhjetor 2020, 10:00 -
Shkresa/ GJKKO-Gjonajt: Ndryshoni Aktin Normativ për OFL, të sekuestrojmë vetëm pasuri të krimit të organizuar e korrupsionit, të tjerat në rrethe
Gjykata e Posaçme e njohur si GJKKO, i kërkon ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që të ndryshojë disa nene të aktit normativ Operacioni Forca e Ligjit, e njohur si OFL, për sekuestrimin e pasurive.
27 Nëntor 2020, 11:09 -
Dosje korrupsioni e denjë për rekordin Guinness, SPAK dënon korçarin se i dha ryshfet policit! Gjykata: 500 lekët t'i kalojnë shtetit
Një tjetër çështje “suksesi” kundër korrupsionit është dhënë nga prokuroria e posaçme SPAK. Gjykata: Kartëmonedha 500 lekëshe të kalojë në favor të shtetit.
26 Nëntor 2020, 15:47 -
Ligji i ri/ Personat që do mbikëqyren dhe gjurmohen nga polica pa lejen e prokurorisë, pse është trembur Presidenti Meta
Policia merr për herë të parë kompetencën e survejimit dhe gjurmimit të peronave të dyshuar në vende publike pa lejen e prokurorisë në vendet publike, do lokalizojë vendndodhjen e njerëzve të krimit, përgjimet vetëm me leje të organit të akuzës.
25 Nëntor 2020, 15:58 -
OFL drejt 'shkrirjes', Lleshaj 'ndërron' mendje: Do të kërkojmë shtyrje të afatit të vlefshmërisë së ligjit
Afati i përfundimit të "misionit" të OFL si duket nuk do të jetë 1 janari, siç është lajmërur më herët, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se ligji do të amendohet.
25 Nëntor 2020, 08:23 -
Kuvendi nuk i jep SPAK krimet zgjedhore, shtyhen votimet! Ministria e Drejtësisë kundër që Prokurori të raportojë në KQZ
Sot Komisioni i Ligjeve shtyu miratimin e një tjetër ligji pjesë e dakordësisë së 5 qershorit, i cili i detyron prokurorin e përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK të informojë KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Kundër këtyre ndryshime doli Ministria e Drejtësisë me argumentin se cenohet Reforma në Drejtësi.
24 Nëntor 2020, 16:57 -
Berisha, dhëndri Jamarbër dhe Imami kallëzohen në SPAK për ‘rrëmbimin’ e ish-Klubit Partizani, historia e skandalit dhe veprat penale që akuzohen
Jamarbër Malltezi arriti të bëhej pronar i 17 kullave duke trashëguar vetëm 144 m2 tokë, ish-pronarët e Klubit Partizani janë dëmshpërblyer 80 vite më parë, dyshohet për falsifikim dokumentesh, i gjithë shteti i Berishës në shërbim të tjetërsimit të pronës publike. SPAK para një prove të fortë.
24 Nëntor 2020, 16:35 -
-
Të përfshirë në trafik droge e gjobëvënie nga burgu/ SPAK nis hetimet për sjelljen e 3 të dënuarve
ReportTv mëson se pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe burgjet, SPAK ka nisur verifikimet për 3 të dënuar për sjelljet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtar të grupeve kriminale.
24 Nëntor 2020, 12:05 -
Akuzat e fshehjes së viktimave me COVID, Spahia: Heshtja dhe mos hetimi nga prokuroria shton dyshimet se qeveria po manipulon të vërtetën
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se heshtja e prokurorisë dhe SPAK dhe mos nisja e hetimeve për denoncimin e kryedemokratit se po fshihen shifrat e vërteta të viktimave me COVID-19, shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.
21 Nëntor 2020, 13:28 -
Hetimet për Bushatin/ Mister fati i 430 dosjeve të tjera për fshehje pasurie, asnjë çështje në gjykatë në 2019, u fshehën emrat e zyrtarëve të kallëzuar
Gjatë periudhës 2014-2019 ILDKP ka kallëzuar 430 zyrtarë për fshehje dhe mashtrim me pasurinë, 115 dosje vetëm në 2019, prokuroria regjistroi 11 çështje në 2019, asnjë pushtetar në gjykatë
16 Nëntor 2020, 15:54 -
-
-
-
-
-
OFL 'shkrihet' më 1 janar, avokati Vishaj: Ishte ligj i nxituar dhe i dështuar! Sfumoi punën e SPAK
Avokati Saimir Vishaj në një intervistë për Report Tv ka folur për operacionin e OFL, i cili embyll veprimtarinë më 1 janar ndonëse pas 9 muajsh aksion ende nuk ka asnjë pasuri të konfiskuar.
13 Nëntor 2020, 11:24 -
OFL 39 ditë afat/ Çdo të ndodhë pas 31 dhjetorit... Policia dhe prokuroria dy versione për zgjatjen! Report Tv zbardh bilancin e SPAK
OFL ka më pak se 39 ditë afat dhe për këtë arsye Policia e Shtetit, institucionet e hetimit dhe politika janë duke diskutuar disa versione mbi fatin e kësaj strukture. Deri në vendimmarrjen finale, Report Tv sjell një bilanc ku nga shkurti i 2020 deri në 5 nëntor 101 kërkesa kanë kaluar për sekuestro, 22 janë refuzuar, 30 i janë kthyer policisë për plotësim dosjesh e të tjerat janë në proces.
12 Nëntor 2020, 17:20 -
-
SPAK koordinim me antimafian për hetimet italo-shqiptare, Arben Kraja takim me Cafiero de Raho
Në takim u theksua se pas memorandumit të mirëkuptimit mes DNA dhe SPAK që u nënshkrua në Romë në 7 shkurt janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, të cilat kanë ndikuar në rritje të efektiviteti në luftën ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar në Itali dhe Shqipëri.
11 Nëntor 2020, 16:09 -
'Kallëzim për fshehje pasurie', PD tre kërkesa për SPAK: Në 2 vite zvarriten hetimet për Ervin Bushatin
Ish-deputeti Gazment Bardhi kërkon nga SPAK, informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin, datën e regjistrimit të çështjes dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot, si dhe informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.
8 Nëntor 2020, 12:55 -
-
U kthye dje në atdhe, SPAK do marrë në pyetje Floresha Rashën për udhëtimin, financuesit dhe rekrutuesit për në Siri! Ballafaqim me të dënuarin për terrorizëm në Shqipëri
Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje Floresha Rashën. Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.
28 Tetor 2020, 11:29