-
Analiza e DW: Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?
Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me Bashkimin Europian janë më të varfër se anëtarët ekzistues. Do e boshatisnin buxhetin anëtarët e rinj?
28 Prill, 10:09 -
Bletët 'shtegtare' infektojnë kosheret në Kukës, bletërritësi: Ilaçet janë të skaduara, s'japin efekt
Reshjet e dendura në pranvere nuk ka dëmtuar vetem bujqësinë por dhe bletarinë. Bletërritësi nga Kukësi, Avdi Gjadri thotë se kosheret e tij kanë pësuar dëme nga moti dhe sëmundjet që prekin bletet në këtë stinë. Ai thotë se ilaçet që blen në farmaci bujqësore nuk japin efekt.
27 Prill, 16:19 -
TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë
Mes kundërshtimeve të opozitës dhe protestës së një grupi banorësh, Këshilli Bashkiak i Roskovecit miratoi ndryshimet në planin vendor që hap rrugë ndërtimit të një TEC-i. Bashkia thotë se sot vetëm është ndryshuar destinacioni i tokës
26 Prill, 19:15 -
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnje, të cilin e konsideroi tregues të partneritetit të prodhuesve shqiptarë me ata të huaj, si dhe arritje të konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.
26 Prill, 15:28 -
Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet
Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.
25 Prill, 07:32 -
80% e kredive për fermerët jepen nga mikrofinanca, presidentja e shoqatës Muja: Për bujqësinë interesa të ulëta dhe pa kolateral
Mbi 38 milionë € kredi ka dhënë vjet sektori i mikrofinancës për sektorin bujqësor në vend. Presidentja e shoqatës Arlinda Muja tregon për Report TV se fermerët u drejtohen atyre për kredi për shkak të normave të favorshme të interesit, nuk kërkojnë kolateral dhe u caktojnë këste të favorshme për kthimin e huasë.
23 Prill, 16:31 -
Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa
Më shumë se 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë njofton se numri më i madh i aplikimeve ka qenë për të marrë naftën pa taksa, me mbi 54 mijë aplikime.
23 Prill, 11:40 -
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%
Reshjet e dëborës gjatë fundjavës, shoqëruar me ngrica në qarkun e Dibrës kanë sjellë dëme për pemëtarinë. Prodhimi këtë vit pritet të jetë 20 për qind më i ulët, tha për ‘Report TV’, agronomi Arshi Beqiri.
22 Prill, 16:19 -
Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve! Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt
Çmimet për pesticidet dhe plehrat kimikë që përdoren akualisht në bujqësi dhe pemtari janë rritur deri në 10 për qind. Kjo ka sjellë kosto të shtuar për fermerët, dhe pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve për frutat e perimet.
22 Prill, 15:05 -
Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)
Thonë se blegtor të bën vendlindja. Të bën tradita e të pareve. Dashuria për tokën dhe fshatin. Blegtori nuk njeh moshë. Është i gatshëm të qëndrojë prej mëngjesit në mbrëmje në shërbim të dhenve e gjedhëve. Por pasioni e dëshira nuk mjaftojnë për t’u siguruar jetesën e përditshme këtyre njerëzve.
20 Prill, 18:17 -
Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!
Rënia e çmimit të qumështit po i çon në falimentim blegtorët në Maliq të cilët ankohen se qumështi po shitet më lirë se uji. Tjetër shqetësim për ta është mungesa e subvencioneve.
19 Prill, 16:25 -
Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon
Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet në datat 24-26 Prill në Lushnje nën organizimin e Iceberg Exhibitions dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnje dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera.
19 Prill, 15:49 -
Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren
Mbi 66 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, dhe interesi më i madh ka qenë për naftën pa taksa. Zëvendësministri i Bujqësisë shpjegon se këtë vit kanë aplikuar të bashkuar 272 grupe fermerësh sidomos për prodhimin në sera, por edhe blegtorët. Jaupllari sqaron se fondet do tu jepen fermerëve në llogarinë bankare pasi të jenë bërë verifikimet dhe të jenë shpallur fituesit.
18 Prill, 16:33 -
‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon
Një shqiponjë gjigande është krijuar me fara orizi që po mbillen në Zadrimë të Lezhës si një mesazh sensibilizues për fermerët për të kultivuar tokën. Iniciativa është e vëllezërve fermerë Altin dhe Anton Prenga, të cilët rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi.
14 Prill, 14:48 -
'Veri Jug' - 'Bujqësia drejt rënies së lirë!' Çmimet e importit po çojnë bujkun drejt falimentit
Fermeri i vogël Agim Cani në fshatin Rrotull, thotë se bujqit dhe fermerët ndjehen të braktisur nga shteti. Vitin e kaluar, thotë ai, pjesa dërrmuese e bujqve dhe traktoristëve nuk e morën karburantin sipas premtimit. Çmimet e produkteve bujqësore që vijnë nga importi janë më të ulta se ato të prodhimeve vendase dhe kjo gjë p
14 Prill, 14:53 -
Protesta e banorëve të 2 fshatrave në Fier për ujin e ndotur, reagon Agjencia Rajonale e Mjedisit
Nisur nga shqetësimi i fermerëve të Povelcës dhe Darëzezës për ndotjen e kolektorit te Levanit, Agjencia Rajonale e Mjedisit është duke vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare për të kryer inspe
11 Prill, 20:00 -
Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë
Dhjetëra banorë të fshatrave Povelcë dhe Darëzezë në Fier janë ngritur në protestë për ndotjen e ujit të kolektorit. Sipas tyre uji i ndotur nuk po dëmton vetëm të mbjellat, por po u ngordhin edhe bagëtitë nga konsumimi i tij. Fermerët thonë se këtë shqetësim e kanë ngritur prej 20 vitesh, nuk kanë marrë zgjidhje.
11 Prill, 17:18 -
Protesta e fermerëve në Lushnje, s'kanë mbështetje, mbulojnë autostradën me qumësht (VIDEO)
Fermerët thonë se çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar dhe në shenjë proteste një bot derdhi qumështin në autostradë.'Ja ku shkoi gjaku i fermereve' thotë një protestues. Policia ka lejuar makinat t
8 Prill, 12:56 -
Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit
Dhjetëra blegtorë nga disa zona të jugut protestuan sot në Lushnje dhe në shenje demonstrative derdhen qumështin në rrugë. Protesta merr shkas nga çmimi i ulët i qumështit, që sipas tyre vjen si pasojë e monopolit dhe jo tregtisë së lirë.
8 Prill, 12:33 -
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
Në afërsi të Tepelenës një hapësirë agroturizmi prej 20 mijë metrash katrorë, është një kënd i veçantë frymëmarrje mes natyrës, që mban emrin e veçantë të shkrimtarit anglez të periudhës së romantizmit, dhe dashamirësit të shqiptarëve, Lord Bajronit.
7 Prill, 22:19 -
Sektori që punëson 33% të shqiptarëve në krizë! Qeveria parashikon rritje me vetëm 11 mln euro të buxhetit për bujqësinë deri në 2027
Prej vitesh bujqësia po pëson rënie, dhe nuk po zhvillohet. Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe punësimit, në fund të vitit 2023 u tkurr me më shumë se 3% krahasuar me 2022-shin. Edhe pse në krizë, qeveria është optimiste pasi pret rritje në katër vitet në vijim, edhe pse mbështetja me fonde do të jetë thuajse në të njëjtin nivel.
7 Prill, 22:27 -
Veri Jug - Kooperativat private si alternativë (VIDEO)
Xhoxh Nako, fermer në fshatin Daullas, flet për mbështetjen nga Ministria e Bujqësisë për fermerët që mbjellin grurë dhe misër dhe mundësinë e ngritjes së kooperativave dhe fermave private, si një alternativë për zhvillimin e bujqësisë.
7 Prill, 14:22 -
La emigrimin për të kultivuar shalqi, ‘Një nga Ne’ sjell historinë e fermerit fierak: Leku i madh këtu, por varemi nga tregtarët
Në Kallm të Fierit kanë nisur përgatitjet e para për kultivimin e shalqirit. Lulzimi la emigrimin për të investuar në këtë kulturë. "Një nga Ne" në Report Tv sjell historinë e fermerit
3 Prill, 11:46 -
Zbardhen dokumentet e deklasifikuara të CIA-s të vitit 1951: Roli i Mehmet shehut në vdekjen e ministrit të Transporteve!
CIA ka zbardhur detajet e kongresit të Sigurimit të Shtetit të mbajtur më 1952. Përmes një artikulli të deklasifikuar, tregohen fjalimet e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut
2 Prill, 20:04 -
Vëzhgim i Report Tv, duhani i grirë informal shitet në rrugët e kryeqytetit, kreu i AKDC: Duhen ndryshime ligjore
Për të luftuar fenomenin e tregtimit të duhanit informal kërkon ndryshime ligjore dhe koordinim më të madh të institucioneve. Për Report Tv drejtori i Agjencisë së Duhan Cigareve Gentian Selami thotë se edhe procesi i negociatave me Bashkimin Evropian do të kërkonte një sjellje të re, ndërsa ligji i mbetur prej vitesh në Kuvend kërkohet sa më shpejt të merret në shqyrtim.
1 Prill, 10:35 -
VIDEO/ Luleshtrydhja e Fierit nën 50 lekë/kg! Fermerët në protestë, derdhin arkat në rrugë
Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë në protestë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.
30 Mars, 10:20 -
S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit
Në serat e Lushnjës dhe Beratit po prodhohen me tonelata zarzavate, kryesisht kastravecë që përfundojnë në kanal, pasi fermerët nuk arrijnë ta shesin prodhimin. Prodhuesit ankohen se pikat e grumbullimit e tërheqin me çmim tejet te ulët, por kjo nuk reflektohet në tregun e pakicës! Prodhuesit kërkojnë ngritjen e një task-force për monitorimin e çmimeve
29 Mars, 14:15 -
Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro
28 Mars, 12:05