-
Mero Baze: Poshtërimi i Berishës në raport me Ilir Metën/aj
Ka disa gjëra për të cilat Berisha tani ka zili dhe Ilir Metën/aj. Ja për shembull sikleti që ka në përvjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Sali Berisha ka bërë një dedikim të gjatë një faqe duke folur aq sa dhe vet nuk e beson kundër agresionit dhe pro Ukrainës, duke lavdëruar SHBA që mbështet Ukrainën dhe duke e këshilluar të bëj dhe më shumë.
25 Shkurt 2023, 19:41 -
Mero Baze: Dy beteja shqiptare që ngjalli lufta e Ukrainës
Një vit pas agresionit rus mbi Ukrainën, ka dy zhvillime të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë që lidhen me të. Agresioni rus ka ri dimensionuar qëndrimin ndaj raporteve Serbi Kosovë , ndërsa në Shqipëri shpartalloi fraksionin opozitar antiperëndimor që po merrte jetë nën drejtimin e Sali Berishës dhe Ilir Meta/j.
24 Shkurt 2023, 19:46 -
Mero Baze: Me Berishën janë të kënaqur të gjithë armiqtë e tij
Sot Sali Berisha e konfirmoi para sallës së Kuvendit, se nëse vendimi I Gjykatës së Tiranës më 3 Mars, nuk është në anën e tij ai do hyj me njerëz brenda në parlament dhe pastaj do marshoj drejt shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.
23 Shkurt 2023, 18:51 -
Mero Baze: Skandali CEZ-DIA që ka dërrmuar Ilir Metën për një dekadë
Ilir Meta është paraqitur sot në dyert e SPAK për tu marrë në pyetje rreth një historie të rënd korrupsioni që lidhet me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, i përfshirë në një skemë mashtrimi për mbledhjen e borxheve të ish kompanisë CEZ në Shqipëri, realizuar fal mbështetjes politike nga Ilir Meta në kohën që qeveriste në koalicion me Sali Berishën.
22 Shkurt 2023, 19:36 -
Mero Baze: Përse nuk bëjnë fushatë kandidatët e “Foltores”?
“Foltorja” e Sali Berishës ishte e para që u angazhua në zgjedhjen e kandidatëve për bashki, për zgjedhjet e 14 majit. Në një proces gjysmë qesharak, që më shumë kërkonte të "vinte në jetë” mësimet e “Foltores”, se sa të bënte garë brenda opozitës, të gjitha bashkitë e vendit u kompletuan me kandidatët e tyre në emër të “Foltores” së Berishës, qysh në fillim të këtij viti
20 Shkurt 2023, 19:48 -
Mero Baze: Dy dëmet e verifikueshme të 'revolucionit' ndaj opozitës
Sondazhi i fundit i Euronews për garën e Tiranës tregojnë realisht dëmin që i ka bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta/j me revolucionin e tyre, opozitës. Shifrat 54 me 27 në favor të Veliaj, tregojnë se Sali Berisha ka përgjysmuar opozitën dhe ka dëmtuar kandidatin e tij Belind Këlliçi, i cili si për nga profili që ka natyrisht që duhet të kishte më shumë mbështetje.
19 Shkurt 2023, 20:18 -
Mero Baze: Të gjitha gënjeshtrat e Berishës mbi Yuri Kim dhe McGonigal
Sali Berisha ka sulmuar në daljen e tij të fundit tek ish kolegia e tij Grida Dume, ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI McGonigal dhe kryeministrin Edi Rama për të komplotuar ndaj tij dhe mbështetësve të tij në opozitë.
18 Shkurt 2023, 19:07 -
Mero Baze: Një përpjekje, për të hyrë në trurin e një përdhunuesi plak
Sot Sali Berisha ka kërcënuar se nëse televizionet do ftojnë Edi Ramën, ai do t’iu çojë njerëzit e vet të hyjnë në studio, ta nxjerrin me dhunë. Natyrisht është thjesht një vegim i pafuqisë së tij, mënyra se si ai e ëndërron betejën me kundërshtarin e vet.
17 Shkurt 2023, 19:32 -
Mero Baze: Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
Dy fije te bardha letre kishin modifikuar tabelat e dy dyerve të tualetit në një restorant qëndror në Prishtinë. Në vend të fjalës “Burra” dhe “Gra” i zoti restorantit kishte ngjitur dy copa letre të bardhë, ku shkruhej “I pavarur” “E Pavarur”. Ky detaj, sa me humor, aq dhe domethënës për të përkufizuar kënaqësinë e lirisë, mund t’i nxirrte pijen çdo klienti që kishte festuar deri pas mesnate të shtunën, duke gdhirë e diela e 17 shkurtit.
17 Shkurt 2023, 19:09 -
Mero Baze: Opozitën e bashkon gjyqi ndaj Berishës, jo gjyqi ndaj vulës
Mitingu i fundit i Sali Berishës për ti bërë Gjykatës së Tiranës presion përmes protestave të dhunshme për vulën, tani nuk është më një kontribut për mos përçarjen e opozitës, por një përpjekje për të rrëmbyer ç'të mundesh prej saj
15 Shkurt 2023, 20:05 -
Mero Baze: Seksi dhe Saliu
Pasi ka menduar gjatë se çfarë e ka shtyrë McGonigal “të tradhtoj” SHBA dhe çfarë e ka detyruar Edi Ramën të “tradhtoj” Shqipërinë, Sali Berisha ka arritur në përfundimin se këta dy maskarenj kanë tradhtuar vendet e tyre, sepse kanë tradhtuar gratë e tyre dhe kanë bërë orgji.
13 Shkurt 2023, 20:13 -
Mero Baze: Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave
Ka vetëm një mënyrë që jehona e poshtërimit që i bënë qytetarët thirrjes së Berishës për protestë më 11 shkurt, të relativizohet. Dhe ajo është që tani e tutje të kalojë nga protestat masive që paralajmëronte në aksionet guerile me çeta, ku numri nuk përbën më lajm.
12 Shkurt 2023, 19:53 -
Mero Baze: Keqardhje për ata që u poshtëruan në bulevard
Të gjithë ata që duan të bëjnë sikur nuk e kuptojnë misionin e protestës së Sali Berishës, duke dashur ta lexojnë si një protestë kundër qeverisë, sot e morën një përgjigje përfundimtare. Disa prej deputetëve opozitarë që refuzojnë Sali Berishën si kryetar të PD pro bëjnë sikur pranojnë aksionin e tij opozitar, sot kanë qenë njerëzit më të poshtëruar në bulevard.
11 Shkurt 2023, 18:03 -
Mero Baze: Pse Berisha mendon se tërbimi i tij ndaj SHBA, frymëzon shqiptarët?
Zakonisht është në traditën e PD që një ditë para protestave të lajmëruara përpiqet të mos i trembë njerëzit e vet. D.m.th heq dorë nga thirrjet për dhunë dhe fokusohet më shumë tek objektivi i protestës. Zakonisht objektivi gjithmonë ka qenë i lidhur me kryeministrin, dhe turmat frymëzoheshin nën sloganin “të shporrim Fatos Nanon”, “të shporrim Ilir Metën”, “të shporrim Edi Ramën”.
10 Shkurt 2023, 19:39 -
Mero Baze: Përse ka vlerë rihapja e dosjes së Gërdecit nga drejtësia?
Gjykata Speciale Antikorrupsion do të marr në dorë gjykimin e përgjegjësisë që ka ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe bashkëpuntorët e tij në historinë tragjike të Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
8 Shkurt 2023, 18:16 -
‘Jam e dëshpëruar për para’, Ironia e Mero Bazes: Ish të dashurës së Mcgonigal i detyrohemi thotë Berisha, duhet ta pranojmë
Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të FBI—së që ka trazuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe klasën politike të Tiranës ka sqaruar në Tëitter një intervistë të dhënë prej saj në median shqiptare
8 Shkurt 2023, 09:59 -
Mero Baze: Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi publikisht se e pranon planin franko gjerman duke e konsideruar atë një bazë për të çuar më përpara problemin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe një gënjeshtër e re për mbështetësit e Albin Kurtit, të cilët shpresojnë se lideri i tyre ka një plan sekret kundër Perëndimit dhe do ti mund në finale.
6 Shkurt 2023, 19:26 -
Fatmir Mediu viziton NASA-n, ironia e Mero Bazes: Do e çojnë në hapësirë nëse dënohet nga SPAK, Interpol se ekstradon dot
Deputeti Fatmir Mediu ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social ‘Facebook’ teksa ka zhvilluar një viztë në NASA. Këtë vizitë e ka ironizuar gazetari Mero Baze.
3 Shkurt 2023, 19:14 -
Mero Baze: Një fushatë hakmarrëse ndaj 'SHBA së korruptuar', nga 'non gratat' shqiptare
Stuhia në gotë e krijuar nga nisja e një hetimi në SHBA ndaj një ish- zyrtari të lartë të FBI, po kthehet me gjakftohtësi nga liderë politikë të distancuar nga SHBA në Tiranë, në një fushatë hakmarrëse ndaj SHBA, për të krijuar perceptimin e një “Amerike të korruptuar”, që ka marrë më qafë liderët e “ndershëm” në Tiranë.
3 Shkurt 2023, 18:20 -
Mero Baze ironizon Sali Berishën: Tani që ndërroi mendje për New York Times, të dorëzojë djalin para drejtësisë
Gazetari Mero Baze ka ironizuar Sali Berishën, i cili në konferencën e së premtes ka përdorur prestigjozen The New York Times, si një mbështetëse për akuzat e tij ndaj Edi Ramës.
3 Shkurt 2023, 15:47 -
Mero Baze: Pse Berisha nuk duron dot të flasë drejtësia amerikane?
Është për t’u çuditur se disa deputetë që kanë firmosur që çështja të hetohet nga SPAK, kanë firmosur po ashtu dhe për Komision hetimor parlamentar, ndoshta të kompleksuar nga Berisha, që ka gjetur rastin të shfryjë dufin kundër SHBA, duke bërë sikur e mbron nga një ish- zyrtar i korruptuar, i cili ende nuk është gjykuar.
2 Shkurt 2023, 19:15 -
Mero Baze: Berisha nga ithtar i 'bashkimit', në ithtar të vulës
Sali Berisha nisi betejën kundër Lulzim Bashës në Shtator 2022, me premtimin e madh se do ta bënte PD më të madhe më të bashkuar më të fort. Në emër të këtij slogani, ai në të vërtet pas një viti e gjysmë e ka bërë PD më të vogël më të përçarë dhe më të dobët. E ka kuptuar dhe vet dhe e ka ndërruar me sloganin “Shqipëria në rrezik”
1 Shkurt 2023, 20:18 -
Mero Baze: Pse Berisha po e degradon “kauzën Charles McGonigal”?
Skandali që ka shkaktuar në SHBA historia e Charles McGonigal, ish- zyrtarit të lartë të FBI, po vazhdon të ndiqet me vëmendje nga shtypi amerikan për shkak të peshës që ka infiltrimi rus në institucionet amerikane, por dhe për mundësinë e përfshirjes së tij në një konflikt interesi dhe të ardhura të padeklaruara nga Shqipëria
30 Janar 2023, 20:40 -
Mero Baze: Kreu i Kongresit amerikan fotografohet me një të pandehur për korrupsion në Tiranë! Nuk dihet fati i tij nëse shqiptari arrestohet
Botuesi i gazetës ''TemA'', Mero Baze ka komentuar një fotografi të shpërndarë nga Fatmir Mediu me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy, të cilin duket qartë që e ka kapur në një restorant duke ngrënë me veshje sportive.
30 Janar 2023, 14:11 -
Mero Baze: Opozita që nuk duhet të gjunjëzoj Sali Berisha!
Ndarja e opozitës është përtej Partisë Demokratike. Populli opozitar në Shqipëri është realisht i ndarë rreth të ardhmes së opozitës dhe Sali Berishës. Pra sot opozita shqiptare nuk është e ndarë në ide, ideologji apo programe të ndryshme, por është e ndarë pro dhe kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës.
29 Janar 2023, 20:13 -
Mero Baze: Debatet tinëzare mbi Kadarenë si qytetar
Ka një përpjekje për të shpikur dy tema debatesh mbi Kadarenë. Ngaqë nuk e kundërshtojnë dot si shkrimtarin tonë më të madh dhe si identitetin tonë perëndimor, përpiqen të ngjallin paralel me këtë debat dhe debatin mbi personalitetin e Kadaresë dhe sjelljen e tij me regjimin, pas të cilit ai ka shpëtuar i gjallë.
28 Janar 2023, 20:20 -
Mero Baze: Shkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare
Në vitin 2010 një nga televizionet më të shikuara në botë, Al Jazera, realizoi një dokumentar mbi tragjedinë e Gërdecit. Ky është dokumentari i parë në një media të njohur botërore që përmend Shkëlzen Berishën si njeriu që qëndron pas biznesit të demontimit në Gërdec. Pasi dokumentari u shfaq, Berisha nisi presionet.
27 Janar 2023, 21:07 -
Mero Baze: Përralla e përdorimit të FBI kundër opozitës shqiptare
Ka një nxitim të kuptueshëm të Berishës për ta paraqitur aferën e ish zyrtarit të lart të FBI, si një komplot kundër tij dhe opozitës në Shqipëri, por që në fakt rezulton e kundërta. I vetmi që ka të drejt të thotë se hetimet ndaj tij, i ka nxit qeveria shqiptare është Lulzim Basha jo Sali Berisha.
25 Janar 2023, 19:07 -
Mero Baze: Një amerikan 'tradhtar' dhe një operativ që paska sfiduar dhe Xhorxh Sorosin kundër Berishës!
Më në fund Berisha e gjeti një mënyrë si ta vërë në siklet SHBA me dashurinë e tij. Ka 24 orë qyshkur lajmi për arrestimin e zyrtarit të lart të FBI ka dalë në rrjet, që po mbron SHBA nga Edi Rama. Po i tregon SHBA që këta të dy kanë qenë miq, dhe mbi të gjitha që këta të dy e kanë prishur SHBA me Berishën, se nuk do ishin prishur kurrë
24 Janar 2023, 20:42 -
Mero Baze: Berisha reagoi si njeri i rrezikuar prej përgjimeve të reja të 21 janarit
Normalisht Sali Berisha duhet ta kishte injoruar daljen e përgjimeve të reja rreth urdhrave që komandanti i Gardës ka dhënë më 21 janar për të vrarë. Për t’u dukur i qetë dhe i sigurtë, mund të thoshte që kjo është brenda ligjit apo broçkulla të tjera që thotë gjithmonë.
23 Janar 2023, 20:42 -
Mero Baze: Përse 6 Marsi, u kthye nga ditë ‘fitoreje’ në një ditë humbje për Berishën?
Ka disa ditë që ndërsa paralajmëron mos futjen në zgjedhje dhe kërcënon me revolucion, Berisha përsërit se nuk do ta përsërisë më gabimin që bëri më 6 Mars duke hyrë në zgjedhje me sigël tjetër
22 Janar 2023, 20:10 -
Ibrahim Rugova, misionari që mundi luftën me paqe
Jeta në një familje të madhe, pa gjyshin dhe babain, me xhaxhallarë që ndiheshin tani zotër të fisit dhe pronave të tij, përballë një gruaje mbetur pa burrë në moshë të re, ka lënë gjurmë të thella në karakterin e tij të ndjeshëm dhe në brumosjen e përjetshme kundër dhunës, si e vetmja mënyrë për të përballuar një autoritet përballë të cilit ndihesh i pafuqishëm
21 Janar 2023, 16:17 -
Mero Baze: Pse ‘Foltorja’ po detyrohet të bëj ‘sekondaret’?
Në Dibër më në fund rezultati i “primareve” u shkërmoq. Edhe pse Berisha këmbënguli që rezultatet e primareve do të respektohen, ndodhi anulimi i parë. Palët në garë rezistuan në akuzat e tyre për manipulim dhe tani në degën e “Foltores” në Dibër do të ketë sekondare, për të parë cili do të jetë kandidati.
18 Janar 2023, 21:29 -
Mero Baze: Dëshpërimi i një plaku gërnjar që nuk e pranon familja e tij
Ka gati një muaj që Enkelejd Alibeaj është nën agresion nga grupi i Berishës për t'u zëvendësuar me Ervin Salianjin, nën motivacionin se bashkëpunon me Edi Ramën. Edhe pse banal, diskursi i Berishës i drejtohej PD, me shpresë se do të ngjallte brenda saj reaksion duke e besuar atë.
16 Janar 2023, 19:52