Këtë të mërkurë, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ vijmë me histori suksesi, që nga gjetjet e dhjetra të humburve, e deri në informacionet ‘bombë’, që japin shenja jete për të tjerë të zhdukur. Ndërsa stafi po investigon në vijim, për të ardhur me lajme të mira në sezonin e ardhshëm. Gjendet trupi i pajetë i 34-vjeçarit Martin Seleni Ai u gjet rreth orës 17:50 në një banesë të braktisur , gjysmë i dekompozuar. 34-vjeçari, banues në Vlorë ishte larguar nga banesa në datën 4 maj të këtij viti. Kthehet në shtëpi Jonilda Metaj 32-vjeçarja Jonilda Metaj me profesion avokate u zhduk papritur më datë 12 maj. Jonilda u gjet 4 ditë pasi u deklarua e humbur, ndërsa kishte marrë furgonin dhe kishte mbërritur në kryeqytet. Sipas nënës së saj vajza së fundmi kishte shfaqur problem të shëndetit mendor. E diplomuar për drejtësi, ajo ka një zyrë avokatie në qytetin e Vlorës. Pas 5 vitesh bëhet e gjallë nëna e një vajze Anita Tafani Pasi u njoftua se po kërkohej në ‘Pa gjurmë’, Anita Tafani që humbi kontaktet me familjen në vitin 2015 i telefonoi menjëherë motrës. Anita jeton në Athinë të Greqisë. Gjendet Rexhina Behaj, përballet live me tezen pas 9 muaj. 'Pa Gjurmë' e lidh me babanë nga Kolumbia 27-vjeçarja humbi kontaktet pasi u largua nga banesa në lagjen ‘21 Dhjetori’, në Tiranë, tetorin e vitit 2019. Rexhina dërgoi në redaksinë e emisionit fillimisht një mesazh, ndërsa pasi u vu në kontakt me stafin mbërriti në ambientet e Report TV. Ajo u përball live me tezen nga Italia, duke zbuluar arsyet e largimit, kur nëna dhe tezja i bënë presion të linte shtëpinë. Gjatë minutave në vijim, 'Pa Gjurmë' e lidh me të atin nga Kolumbia, 3 vite pasi kishte humbur çdo kontakt me të. Gjen familjen biologjike, 44 vite më pas! 2 motrat përloten në studio. Pasi ia besoi historinë e jetës, emisionit ’Pa gjurmë’ Lindita Nelku gjen 44 vite pas, familjen e saj. Pasi kjo histori u bë publike një telefonatë e papritur i kërkonte nëse do të njihte familjen e saj biologjike. ‘Pa gjurmë’ i mundësoi komunikimin në skype me motrën më të madhe, që jeton në Itali. U zhduk katër ditë pasi doli nga spitali, ’Pa Gjurmë’ gjen për herë të dytë gardistin Ervin Dërguti Gardisti Ervin Dërguti humbi gjurmët për herë të dytë, pasi doli nga banesa në Sauk. Familjarët denoncuan sërish në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, paraditen e 4 qershorit. Një telefonatë ka mjaftuar për të gëzuar zemrën e një nënë, e cila kontaktonte çdo ditë me stafin e emisionit. Ajo ka mbërritur vetë në zonën ku u gjet i biri, për ta kthye më pas në banesë. Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Një javë pasi u zhduk nga Fieri gjendet në Vlorë 35-vjecari! I riu kishte përfunduar në spital. Humbi gjurmët më 8 qershor të këtij viti, nga shtëpia e tij në Roskovec të Fierit gjendet pas një javë në qytetin e Vlorës Klodian Myftaraj. Falë shumë telefonatave live u lokalizua vendndodhja e 35-vjecarit në qytetin bregdetar të Vlorës. Stafi i emisionit, në bashkëpunim me policinë e qytetit verifikuan informacionet duke arritur në gjurmët e 35-vjeçarit, i cili kishte përfunduar në spitalin psikiatri. Gjendet i pajetë trupi i Vasil Banos. Trupi i pajetë i 72 vjecarit u gjet pak orë pasi u denoncua si i humbur. Një person njoftoi familjen, pasi kishte identifikuar 72-vjecarin pranë një banese të braktisur, jo shumë larg banesës në Lushnjë, ku jetonte me vajzën e tij. 'Menduam se ishte një kukull'...Shokët gjetën në kanal trupin e pajetë të 5-vjeçarit! 'Pa Gjurmë' në familjen e Klodian Hashimit Klodian Hashimi u gjet i mbytur më 29 shkurt. Vogëlushi rezultonte i humbur në 17 shkurt të këtij viti, nga parku i lodrave pranë banesës në Shkozë. Pikërisht në një kanal kullues pranë lumit të Lanës tek banesat sociale në Shkozë, ku banon familja e tij, djali u gjet i mbytur.
37 persona të gjetur në një sezon/ Emocionet që përjetuam gjatë një viti në “Pa Gjurmë”
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
