Barbun me lime e spec djegës dhe supë peshku me perime e makarona / Pjesa e parë

12 Prill 2019, 15:21

Receta e parë: Barbun me lime dhe spec djegës

Përbërësit:

8 fileto barbuni

lëngu i 1 lime

1 spec djegës i kuq

70 gr miell

4 lgj vaj ulliri

1 lgj kaperi

1 lgj majdanoz

1 lime në feta të holla

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Pudrosim lehtë duke i shkundur me miell filetot e barbunit. Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe vendosim filetot e barbunit për tu skuqur 3 minuta. I vendosim nga ana e lëkurës poshtë. Hedhim kripë dhe piper, i spërkatim me kaperi dhe majdanoz të grirë hollë.  Shtojmë specin e prerë në kuba të vegjël, lëngun e një lime dhe vazhdojmë gatimin për 5 minuta. Vendosim filetot në një pjatancë dhe i shoqërojmë në feta lime të holla. E shërbejmë peshkun të nxehtë.