Në kërkim të të riut që u zhduk në Siri, gruaja iu martua me shokun e ngushtë: Ishte amanet i tij

24 Dhjetor 2019, 20:17 | Përditesimi i fundit: 2019-12-24 20:51:41

TIRANË- La Kosovën 3 javë pasi u martua, niset drejt Shqipërisë me bashkëshorten. 4 ditë më pas Granit Xhaferri përfundon në Siri. Lajmin për vendndodhjen e 26-vjecarit ua solli familjarëve një prej shokëve të tij.

Rrëfehet kjo histori në ''Pa gjurmë'', si e dhjetëra shqiptarëve që kanë përfunduar në kampet siriane, rasti i këtij 26-vjeçari nga Kosova, që telefonatën e fundit e pati me motrën më 6 shtator të vitit 2015. Besimtari i devotshëm i fesë myslimane, Graniti ishte frekuentues i rregullt i xhamisë bashkë me të vëllanë dhe babanë. Ai la fakultetin dhe u martua me Sara Sulejmanin. Nuk dihet me siguri kush i ndihmoi të merrnin vendimin për të ikur në Siri. Për të riun nga Drobeshi i Kosovës, 3 ditë pas telefonatës së fundit më 9 shtator, familjes i erdhi një tjetër mesazh, kësaj here nga e-maili i Granitit, ku thuhej se ai ishte mbytur. Por asgjë nuk u konfirmua pas kësaj.


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv