Fërgesë me vezë të ziera nga zonja Vjollca

16 Mars 2021, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 10:28:45

Fërgesë me vezë të zjerë

Përbërësit

4 vezë ( të zjera)

2 domate ( mesatare)

1/2 spec I kuq

1/2 spec jeshil

2 lugë gjelle vaj

1 lugë gjelle gjalp

kripë dhe piper të zi

pak piper të kuq

125 gr mozzarella

Përgatitja:

Presim domatet në feta rrumbullake. Në një tigan shkrijmë gjalp, vaj dhe shtojmë në të specat të prerë në kubikë me brinjë 1 cm kaurdisim specat sa të zbuten për 3-4 minuta. Mbi specat vendosim domatet në feta dhe i lëmë dhe ato të skuqen pak. Qërojmë vezët dhe I presim ato në gjysma për së gjati dhe i vendosim ato mbi domatet me prerjen nga posht I spërkatim me pak kripë, piper të zi, piper të kuq në fund I mbulojmë me mozzarella të grirë në rende i mbulojmë me kapak për 2-3 minuta deri sa shohim që djath shkrin dhe gati për servirje.