Fileto gici e patate furre me mustardë dhe sallatë me panxhar e rukola / Pjesa e dytë

19 Prill 2019, 11:56

Receta e dytë: Sallatë me panxhar dhe rukola

Përbërësit:

3-4 panxhar

1 tufë e vogël rukole

Parmixhan

½ limon

Salca

1 ½ uthull balsamike

3 lgj vaj ulliri

½ hudhër e shtypur

Kripë

Përgatitja:

Shpëlajmë panxharin dhe e vendosim atë për të zier me ½ limon për 25 minuta(aldente). E vendosim në ujë të ftohtë me akull që të ftohet. Pasi të ketë rënë temperatura e qërojmë dhe e presim në feta rrumbullake duke i vendosur ato si bazë në një pjatë. Në qendër të pjatës vendosim një grusht rukola e mbi të, vendosim feta të holla parmixhani.Në një tas vendosim uthullën balsamike, pak hudhër, kripë, vaj ulliri, i përziejmë mirë dhe marinojmë sallatën e më pas e shërbejmë.