U radikalizua në moshë të vogël dhe u ekzekutua në 1 prill të vitit 2015 nga militantët e ISIS, është ky fundi tragjik i Ervin Hasanaj, i njohur si (Ebu Ahmed, 23-vjecarit nga Kopliku i Shkodrës. Babai i tre fëmijëve u largua nga Shqipëria drejt Sirisë më 16 janar 2013, së bashku me Diamant Rashën,bashkëshortin e Floresha Rashës dhe babain e 2 fëmijëve që u rikthyen në Shqipëri pak ditë më parë. Diamandi u vra më 27 dhjetor 2013, ndërsa për Ervinin dyshohet se ai luftonte përkrah militantëve të Shtetit Islamik, por ndryshe nga shqiptarët e tjerë, që kanë humbur jetën në Siri, ai u ndëshkua pasi u zhgënjye nga xhihadi.Dhembja e nënës së tij pas kësaj ngjarje është e madhe. E ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv Xhyhere Hasanaj thotë se djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë.Nëse të tjerë familjarë kërkojnë kthimin e njerëzve të tyre të gjallë, nëna e Ervin Hasanaj kërkon të kthejë eshtrat e djalit në atdhe. E veshur me të zeza 57-vjecarjanga studio e emisionit ‘Pa gjurmë’kërkon të kryejëçregjistrimin e djalit të vrarë në Siri, duke e deklaruar të vdekur. ‘U nis me Diamant Rashën. Me Diamant Rashën kanë patur kontakt që në Shqipëri. Dhe nusja e djalit ka patur shoqëri me gruan e tij Floresha Rashën. Fëmija mban atësinë e Ervinit dhe të treja vajzat janë të regjistruaranë njësinë nr. 4 në Tiranë. Certifikata e vdekjes së djalit mungon, ne nuk kemi mundur të bëjmë ende cregjistrimin,deklariminin të vdekur për shtetasin Ervin Hasanaj. Kërkesën time e kthyen mbrapsht, me pretendiminse këtë duhet ta kërkonte bashkëshortja. Ajo e bëri kërkesën dhe letrat janë në gjyq, por kanë ngelur në mungesë të avokatit, nuk kemi mundësi. Kush mundet të më ndihmojë të kthej eshtrat e djalit, që mos të mbeten në vend të huaj. Fëmijët kanë mbetur pa strehë. Lajmin e vdekjes së Ervinit për familjarët e dhabashkëshortja e tij, Nexhmie Beka, nga një kamp në Siri, kur u tha se pasi u plagos Ervini kishte ndërruar jetë në spital dhe më pas e kishin varrosur pa praninë e saj. Ajo kishte mbërritur bashkë me dy vajzat më të mëdha dy vite më pas, me kërkesë të vetë Ervinit. Gjyshja e fëmijëve thotë se nuk kishte dijeni se djali do shkonte në Siri, nënjë vend për të cilin ata nuk kishin dëgjuar kurrë më parë. ’Më tha që kam bërë letrat për 5 vjet. Ishte 22 vjec kur iku. Ditën që u largua nuk e mora vesh. Ai më tha do shkoj në europë për të studiuar për Islam. E mora vesh nga njerëzit e nuses që kishte ikur në Siri. Fillimisht u nis pa gruan. Pastaj kërkoi të merrte dhe nusen bashkë me fëmijët. Dy vajza kishte në atë kohë. Pas dy vitesh nusja u nis tek Ervini. Ai thoshte se ishte mirë dhe punonte. E morëm vesh se ishte në Siri, por se cfarë ndodhte atje nuk e dinim. Kam komunikuar me djalin shpesh, ai nuk e dinte se do të shkonte për luftë, ai u nis të studionte. Ai nuk na tregonte asgjë. Djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë. Gjithmonë na thonin se janë mirë. Nusen e dërguan prindërit. Kur erdhi krushku më thanë se djalin e kanë varrosur atje. Lajmin e vdekjes na e tha nusja, pas një jave. Ata i kishin kërkuar Ervinit të luftonte por ai nuk kishte pranuar.Pak muaj pasi Ervini vdiq, Nexhmija u kthye pak muaj me pas në Shqipëri Ervin Hasanaj, i identifikuar nga autoritetet shqiptare si një nga 90 xhihadistët shqiptarë në konfliktin sirian u vra mbrëmjen e 1 prillit, në rrethana ende të paqarta zyrtarisht. Bashkëshortja e Ervinit, Nexhmie Hasanaj u rikthye në Shqipëri në vitin 2018 bashkë me tre vajzat e madhja 10, e dyta 7 dhe mëe vogla 5 vjece, të mbetura jetime. Pas kthimit në Shqipëri ajo jeton tek prindërit e saj në fshatin të Tiranës, ndërsa nëna e Ervinit, Xhyhere jeton e vetme në një shtëpi me qira në Tiranë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
Flet nëna e xhihadistit të vrarë:Nusja ishte shoqja e Floresha Rashës,ata ma morën djalin në Siri
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
