Habit babai:Fëmijëve u them nënën e kanë k…/Revoltohet juristja Beqiri:Ti s’i meriton ata

9 Qershor 2022, 19:18

 

Një baba në kërkim të fëmijëve të tij. Besnik Gega vjen në emisionin “Pa Gjurmë” për të rrëfyer jetën plot vuajtje dhe sakrifica, si dhe për të kërkuar ndihmë, me shpresën se do të mund të rilidhë kontaktet me dy djemtë e tij adoleshentë. 48-vjeçari nga Lezha nuk i sheh ata që prej vitit 2018 kur dha prokurën që ata të udhëtonin jashtë-shtetit me nënën e tyre. Sot kjo familje është e ndarë, pasi Besniku dhe ish-bashkëshortja e tij u divorcuan në vitin 2015 duke I dhënë fund martesës 13-vjeçare.