Taulandi dhe Leonardi kishin njohje te vjetër familjare. Të dy takoheshin pothuajse cdo ditë. Zhdukja e tyre është një mister për dy familjet nënën e Taulandit, Tatjana Cerenishtin dhe nënën e Leonardit Ferzilete Senkaj. 24-vjeçari Taulandi punonte si kamarier në një lloto afër Kalit të Trojës, në pronësi të Aleksander LLanaj, në Vlorë. Ditën e zhdukjes kishte dalë nga banesa. Mbrëmjen e 27 dhjetorit të vitit 2015 ishte nisur për në punë, kur në orën 23:00 merr në telefon nënën duke i thënë se do të qënseonte për darkë tek një miku i tij me emrin Jetmir Alia. Më vonë nëna e rimerr në telefon, por celulari i del i fikur. Pas kësaj dite familjarët bëjnë denoncimin në polici. Ata pohojnë se i vetmi person që mund të dijë rreth fatit të Taulandit është pronari i llotos Aleksandri. Familjarët shkuan në vendin ku punonte djali i tyre, ndërsa nga aty mësuan se të dy djemtë ishin larguar me skaf. Ferzilete Senkaj është një tjetër nënë zemra e së cilës rreh fort për fatin e djalit të saj Leonardin. 38-vjeçari merrej me peshkim në qytetin e Vlorës, ndërsa ishte i martuar me Irmën me të cilën kishin një vajzë dhe një djalë, Iliridën dhe Luisin. Ata jetonin sëbashku në një banesë private. Ditën e zhdukjes Leonardi doli nga shtëpia duke i thënë bashkëshortes se do të ikte për peshkim. Kaluan tri ditë ankthi për familjarët dhe babai i dy fëmijëve nuk u kthye më. Por edhe pas denoncimit në policinë e Vlorës asnjë informacion për 38-vjeçarin. Zhdukja pa lënë gjurmë e dy të rinjve nga Vlora i mban ende pezull zemrat e familjarëve. Njohja e vjetër që kishin bashkë 24 dhe 38-vjeçari, si edhe zhdukja në të njëjtën kohë e tyre lë vend për dyshime duke ngritur shumë pikëpyetje të mëdha. A ishin bashkë djemtë atë ditë ? Apo ishte krejt rastësi zhdukja e tyre në mënyrë te mistershme në të njëjtën kohë ? A kishte fati i tyre të njëjtin destinacion ? Nga ana tjetër nëna e 38-vjeçarit Leonardit, Ferzilete Senkaj mohon qw djali i saj të ketë pasur miqësi me 24-vjeçarin Tauland Cerenishtin. Gjithsesi dy zemra nëne janë në studion e ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të gjurmëve dhe fatit të dy shokëve. Taulandi ka lënë në pritje nënë a babë, ndërsa Leonardi edhe bashkëshorten me dy fëmijë. Irma tashmë është larguar drejt Greqisë tek i vëllai, bashkë me dy fëmijët.
Historia e dy vlonjatëve të zhdukur/Nënat:I nisën me drogë në Itali, të na tregojnë nëse kanë vdekur
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
