#reportTV #lajmeshqip #lajme Ai humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se kishin hyrë në Shqipëri. Që në vitin 2015 ka shfaq probleme të shëndetit mendor, depresioni. Merrte mjekime. Në 2018 Departamenti i fëmijëve të familjes më thanë që të paraqitem se Mirela më kishte denoncuar se une kam tentuar të vrasë djalin. Mora djalin tek shtëpia. Mirela qëndroi atë natë në spital të nesërmen u kthye në shtëpi. Nuk kishim konflikte. Unë kujdesesha për të. E kam dit gjendjen e saj prandaj nuk kam bërë asnjë akuzë. Unë fitova kujdestarinë e djalit pasi ajo iku për 3 javë me djalin tek një banesë tjetër dhe më shkëputi cdo kontakt. Letra e vendimit të gjykatës është marrë nga Mirela. Gjykata i kishte lënë 7 ditë afat. Më 13 gusht ka marrë letrën, më 15 ka prerë biletën dhe më 16 ka hyrë në Shqipëri. Mirela ka lenë mesazh zanor se ka hyrë në Shqipëri dhe të mos e kërkojmë. Besoj se ajo ndodhet në Shqipëri ende. Mendoj se dikush e mbështet, nuk mundet ta bëj gjithë këtë e vetme. Dyshime kam por nuk di kujt t’ja vendos gishtin. Shumë informacione kanë mbërritur gjatë dhjetra puntatave në emisionin ’Pa Gjurmë’, të cilat kanë treguar një vendndodhje të mundshme të tyre. Stafi i emisionit ka investiguar në terren, për të mbërritur në gjurmët e nënë e bir, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Sa herë jemi munduar të zbulojmë të dhëna të rëndësishme, aq herë dyshohet se kanë ndryshuar koordinatat. Këtë të shtunë u përcoll live dëshmia më e fundit, ku dyshohet se të dy janë parë në zonën e Kamzës në Tiranë, më 16 mars të këtij viti. Unë po shkoja në drejtim të shkollës në Kamëz më datë 16 mars të këtij viti. E kam parë, në momentin kur ishte orari që dilnin fëmijët nga shkolla. Tek Rruga Rilindja, u përballa me të dhe e kam fiksuar mirë, sepse sa e pashë ajo mbuloi fytyrën. Flokët i kishte errësuar pak. 100% ajo ishte. Por stafi nuk është mjaftuar me kaq, pasi siguroi dhe një numër telefoni në emër të 35-vjeçares Mirela Zefit. Moderatorja Odeta Dume e provoi live këtë numër, me shpresën se ajo do të përgjigjej, por kjo nuk ndodhi edhe pse zilja ra. Pas kësaj pati dhe një reagim nga prokuroria e Shkodrës, ndërsa u kërkua një komunikim privat me moderatoren Odeta Dume, në përfundim të programit. Të shqetësuar janë dhe familjarët e Mirelës, ndërsa Marin Zefi u detyrua të lë punën dhe gjithcka në SHBA, vetëm për të mbërritur në Shqipëri, aty ku mendon se ndodhet ende djali bashkë me nënën. Mirela duhet të dijë çfarë falje të kërkoj, se nuk ka ikur dje. Ajo duhet të dalë e të kërkoj falje, të tjerat vijnë me rradhë. Kur ka ikur, në dijeni time nuk ka pasur para me vete. Përveç një karte bankare, por unë nuk e kontrolloj dot se ishte në emrin e saj. Nuk e kuptoj se çfarë mendon. Unë kam të njëjtin numër telefoni që kam patur, të më marrë se kjo që po bën nuk është zgjidhje.
Mbërrin nga SHBA në ‘Pa Gjurmë’. Marin Zefi në kërkim të djalit që u zhduk me nënën nga Shkodra
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
