Misteri i një përshëndetje në RTSH/ Familjarëve i rikthehet shpresa për gjetjen e djalit

5 Korrik 2019, 20:30 | Përditesimi i fundit: 2019-07-05 22:37:10

Pjesa e dyte e Pa Gjurme dt 5 KORRIK Pa Gjurme- Misteri i nje pershendetje ne RTSH/ Familjareve i rikthehet shpresa per gjetjen e djalit te tyre 

Me historinë e sotme jemi zhvendosur në shtetin norvegjez. Në kërkim të Kristo Dajkos i cili u nis në fillim të muajt prill të vitit 2015 sëbashku me djalin e tij. Sipas familjarëve, 44-vjeçari kishte përgatitur dokumentat me qëllim për të përfituar azil në Norvegji. Pasi i refuzohet e drejta në këtë vend, babai me djalin shkon nisen drejt Suedisë, ku qëndrojnë për pak ditë dhe më pas Kristo e lë djalin në një kamp atje dhe vetë udhëton për në Itali. Gjatë qëndrimit në Itali, ai u kërkuar një shumë parash familjes, që të paguante biletën për t’u rikthyer më pas në Shqipëri.

Sipas bashkëshortes, 44-vjeçarit i janë dërguar dy herë para me postë. Pasi ka marrë sasinë e parave, ky ka qenë momenti kur Kristo shkëput çdo lloj kontakti me familjen e tij. Kristo Dajko I zhdukur pa lënë asnjë gjurmë tashmë ka lënë në pritje bashkëshorten me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit është pranë familjes dhe jeton në qytetin e Korçës me nënën dhe dy motrat e tij.

Të gjithë janë në kërkim të Kristo Dajkos, i cili ka emigruar qysh herët prej shumë vitesh edhe në shtetin fqinj Greqi. Familjarët deklarojnë se në dijeninë e tyre Kristo nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd.Ata bëjnë thirrje për këdo që mund të ketë informacion duke e bërë publik rastin në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’.