Falë një grupi shqiptarësh, emigrant në Gjermani u arrit në gjurmët e të riut nga Durrësi. Pasi kishin parë emisionin ‘Pa Gjurmë’ identifikuan 27-vjecarin në një kamp në Lajpcig. Dy vite pas zhdukjes së durrsakut, mundësohet komunikimi live i Elsit nga Gjermania, me nënën dhe motrën në studio. Shenja jete për elbasanlliun Bashkim Xhina, humbur 22 vite më parë. Pas kërkimeve zbulohet emri i restorantit në Nice të Francës, dhe foto ekskluzive e Bashkim Xhinës që punon prej kohës si shef kuzhine aty. Kjo foto ishte shkrepur në 2015 dhe u publikua për herë të parë në emisionin “Pa gjurmë. Familjarët konfirmojnë ngjashmërinë me Bashkimin. Falë mjaft informacioneve, që mbërritën në studion e emisionit 17-vjeçari , i cili humbi gjurmët nga Tirana, në zonën e "Ali Demit", që prej datës 13 qershor të këtij viti u gjet në qytetin e Durrësit. Nëna dhe vetë Lorenci mbërritën në studion e emisionit për të dhënë lajmin e mirë. Një rast urgjent u trajtua në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë, për një 36-vjeçar nga Elbasani, i cili kishte humbur kontaktet nga Gjermania, 13 korrikun e këtij viti. Motra e tij Teuta Shehu në një lidhje telefonike tregoi se i vëllai, Gentian Uruçi, u nis më datë 11 korrik nga Shqipëria, me destinacion Londrën. Pas transmetimit live të gjitha pikpyetjet e ngritura në lidhje me fatin e të riut morën një përgjigje, pas një telefonate nga vetë Gentian Oruçi. Ky rast gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live. Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gëzime Lamaj ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio. Pas disa minutash “Pa Gjurmë” u rilidh më nënën, e cila jeton në Ballsh dhe ajo tregoi se i biri i saj kishte kaluar një siklet të madh në shtetin anglez. U zhduk në vitin 2011, transmetohet për herë të parë imazhi që tregon transformimin e 39-vjecarit dibran. “Pa Gjurmë” gjatë investigimit që bëri mësoi se dibrani nga marsi 2011 që kishte humbur e deri në fund të vitit 2012 kishte jetuar në jug të Shqipërisë. Më pas Muiz Balaj kishte emigruar drejt Greqisë. Nga 2013 e deri më sot ai jetonte i vetëm në një fshat shumë pranë Edesës së Greqisë. Ai kishte probleme me shëndetin mendor, por ndihmohej shumë nga emigrantët shqiptar në Greqi, ku disa prej tyre jo vetëm e kanë strehuar, por i kanë premtuar familjes Balaj që shumë shpejt do ta rikthejnë në Shqipëri. U kërkua në emisionin ’Pa Gjurmë’ si i zhdukur në Turqi në 2018, gjendet shqiptari i Kosovës Roland Zeka. Mësohet se 27-vjecari, kishte përfunduar në një burg të Sigurisë së Lartë, në provincën Kilis, kufi me Sirinë, arsye kjo që humbi kontaktet me familjen 2 vite me radhë. Rolandi është kthyer nga autoritetet më 9 korrik të këtij viti dhe aktualisht ndodhet në Kosovë, ku do të përballet me togat e zeza, ndërsa ende nuk dihet akuza që rëndon mbi të, pasi nuk ka mundur të takohet me familjarët. Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena. Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot.Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit. Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj.Stafi i "Pa Gjurmë" nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Pa Gjurme trajtoi 150 të humbur, ku 38 persona u gjetën në një vit
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22

