Pa Gjurme- Zhduket i riu vlonjat, zbulohen mesazhet e fundit në celularë

26 Shkurt 2021, 18:01

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Merr 30 mijë euro borxh, duke i lënë të gjitha në kazino zhduket pa gjurmë i riu nga Vlora. Dashamir Mehmetaj, i riu futbollist i cili luante me skuadrën e Juventusit në kategorinë e tretë, vjen për pushime shkurtin e vitin 2015, në Vlorë dhe humbet pas nje muaj. Kjo ishte historia që u prezantua këtë të premte në programin ‘Pa Gjurmë” në Report TV. Nëna e të humburit, Marjeta Mehmetaj, në një lidhje skype nga Torino e Italisë rrëfeu mes lotësh kontaktet e fundit, që kishte pasur me të birin dhe çfarë ka zbuluar në këto 5 vite humbje. Kërkimet vazhduan nga ana e familjarëve edhe brenda qytetit, ku nëpërmjet shokëve të futbollistit, ata kishin mësuar se i riu kishte marrë shumë para borxh dhe të gjitha këto shuma i kishte shpenzuar në lojërat e fatit. Pas denoncimit në polici u verifikua nga sistemi TIMS se, djali nga Vlora nuk kishte dalë nga Shqipëria dhe fati i tij mbetet enigmë, që prej mëngjesit të atij marsi, kur doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Dashamir Mehmetaj sot është 30 vjec dhe është i gjatë rreth 1:75 cm. I riu nga Vlora ka një tatuazh në kraharor dhe në pjesën e barkut, si dhe gjithë krahun e majtë e ka të mbuluar me tatuazhe