Kreu burg për trafik droge, 4 vite më parë kontaktet me familjen, babai në kërkim të djalit të humbur 27-vjeçar

5 Shkurt, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2019-02-05 23:08:52

Pjesa e dyte Dt 5 shkurt Pa Gjurme - Perfiton nga amnistia por zhduket pasi del nga burgu/ Lidhja mes Ergest Rrapajt dhe te humburit Lavdosh Avdulaj

Astrit dhe Kujtime Rapaj nga Tepelena janë prindër të dy fëmijëve. Alma vajza e madhe dhe Ergesti më i vogli. Familja jetonte në harmoni të plotë ndërsa prindërit punon mes sakrificave për të rritur dy fëmijët e tyre. Ergesti ishte fëmija më i shkathët, ndërsa që herët pati emigruar në Greqi me të mbaruar shkollën 8-vjeçare. Në Neho-Mesollonjë nisi punë tek një pronar grek me emrin (Mako), si coban ndërsa merrej edhe me punë bujqësore. Pas 6-muaj nga largimi i të birit në Greqi emigroi dhe i ati Astriti për ta parë e takuar, por edhe për të punuar bashkë me të birin. Rruga drejt Greqisë ishte bërë më e shpeshtë për babain. Ai shkonte e vinte, ndërsa Ergesti rritej dhe njëhkohësisht vazhdonte të punonte.Vitet kaluan Ergesti pajiset me dokumenta pune.

Në vitin 2010 kur në Shqipëri kishte filluar tashmë trafiku i lëndëve narkotike Ergesti mbjell kanabis në banesë në Zhulaj të Tepelenës. 3 vite më pas në vitin 2013, pasi dëgjon sirenat e policisë që kishin mbërritur për ta arrestuar Ergesti arratiset drejt Greqisë. Pronari grek merr në telefon Astritin, të atin e Ergestit duke e njoftuar se nuk mund ta mbante më djalin e tij për shkak se ai tashmë ishte i kërkuar për trafikun e lëndëve narkotike. Me tu kthyer në Shqipëri në vitin 2014 Ergesti arrestohet nga policia dhe dënohet me 4 vite burg. Kësaj here destinacioni i takimeve mes të atit dhe të birit nuk ishte më Greqia, por qelia e burgut në Tepelenë.   Në studion e emisionit "Pa Gjurmë" vëndosi të rrëfej historinë e trishtë të familjes së tyre , ku tregoi se për shkak të problemeve shëndetesore në prill të vitit 2015, djali  Ergesti bën një tentativë arratisje nga burgu por kapet përsëri ndërsa sot pas 4 vitesh  ai dhe familje e kërkon për të rënë në gjurmë të birit të humbur. 

"Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ai ka humbur në datën 23 janarit  të 2016. Mbrëmjen e 23 janarit ai është largua nga shtëpia.  Nuk e dimë në iku me paramendim pa paramendim. Prita datën 24 të vinte në Greqi,  djali nuk erdhi. U detyrovë të kthehesha ne Tepelenë.  Djali u kap në shkurt të 2014-ës , me trafik droge për kanabis se mbolli rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë në  Tepelenë dhe e dënuan me 4 vite burgim por më pas e liruan me gjykim të shkurtuar. Më datë 26 jam paraqitur në burgun e Krujës. Në 2015-tën mësova se ka tentuar të arratiset nga burgu në mesditë. Doktori i burgut, më tha që gjëndja psikologjike e djalit ishte përkeqësuar dhe ai trajtohej pasi ishte sëmurë.Kam shkuar madje jam intersuar edhe në morg, madje gjithnjë  më shkon mendja tek e keqja se unë shoqërisë keqe unë i trembem.I bëj thirrje Ergesit nëse na ndjek, të komunikojë me familjen . Si prind nëse është gjallë, unë dua vetëm ta ndihmoj fëmijën dhe më pas të shikojë jetën e tij.Më 28 janar të 2018-ës , unë rastësisht takoj kushuririn shkoj për t'u interesuar pasi marrë vesh se ishte nisur në drejtim të Delvinës".

 Astrit Rapaj,  babai i 27-vjeçarit të humbur

Në vitin 2016 fiton nga amnistia dhe Ergesti del nga burgu. Ishte fillim janari i 2016 kur nëna e pa për herë të fundit Ergestin ndërsa po pinte cigare dhe po shihte tv në shtëpinë e tyre. 30 minuta më pas Kujtimja nuk e gjen më djalin e saj. Ajo dëgjon vetëm një zile telefoni që vinte përtej gardhit të shtëpisë, por Ergesti ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Familjarët bëjnë denoncimin në polici, ndërsa mësojnë se nga burgu ai kishte dalë i vetëm. Nga kërkimet që ata bënë mësuan se dikush e kishte parë Ergestin ditën që përkonte me largimin e tij, teksa kishte marrë autobuzin e Delvinës i cili ndalon edhe ne Pocen-Mallakaster, me destinacion Tiranën por edhe sot familja nuk di asgjë për fatin e tij.

Programe të tjera

Shiko të gjitha