Receta e ditës - Birjan me pulë dhe Hasude / Pjesa e dytë

29 Janar, 14:39

Receta e dytë: Hasude

Përbërësit:

250 gr niseshte

250 gr sheqer

450 ml ujë

80 gr yndyrë(gjalp+vaj)

Arra ose bajame

Kanellë

Përgatitja:

Në një tas ku vendosim ujin shtojmë niseshten të trazuar me ½ e masës së sheqerit. E trazojmë mirë derisa sheqeri dhe niseshtja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.

Ndërkohë në një tenxhere vendosim pjesën tjetër të sheqerit me pak ujë, e trazojmë atë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë karamel. Më pas shtojmë niseshten e trazuar me sheqer dhe gjalpë dhe vazhdojmë trazimin ngadalë derisa fillimisht masa të trashet e më pas të lidhet. E trazojmë me kurrizin e lugës së drurit duke e pjekur atë derisa hasudeja të bëhet transparente, të lëshojë gjalpin dhe të shkëputet nga luga. E përziejmë në fund me pak kanellë, me bajame ose arra sipas preferencës dhe e vendosim në një tavë, e spërkasim me pak sheqer dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Por mund të serviret dhe direkt nga tenxherja lugë-lugë si hallvë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha