Receta e ditës - Bullgur me mish viçi dhe zupë / Pjesa e dytë

3 Dhjetor 2019, 15:02

Zupa

Përbërësit:

1 litër qumësht

4 të verdha veze

2 lugë gjelle niseshte

2 lugë gjelle miell

4 lugë gjelle sheqer

Vanilje

4 lugë gjelle arra të grira

4 lugë çaji liker

1 lugë gjelle kakao

4 lugë gjelle reçel

10 biskota savoiard

Përgatitja:

Vendosim qumështin për tu ngrohur dhe lëmë mënjëanë një gotë me qumësht të ftohtë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, miellin, niseshten, qumështin e ftohtë  dhe I përziejmë mirë. Kur të ngrohet qumështi, i shtojmë në tenxheren me qumësht dhe I trazojmë me tel dore. Shtojmë vaniljen dhe sa të marrë valë, e largojmë.

Ndajmë pak krem që ërgatitëm dhe e përziejmë më një lugë gjelle kakao.

Vendosim në fillim të çdo tasi pk krem të bardhë.
Njohmim biskotat me liker ose shurup portokalli dhe I vendosim mbi krem. Shtojmë 1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe pak arra të copëtuara, I mbulojmë më krem. Mund të vendosim dhe pak krem të përzierë me kakao dhe në fund mbushim tasat. I lëmë të ftohen dhe mund t’I dekorojmë me pak krem panna ose thjesht me arra të copëtuara. I ftohim dy orë në frigorifer dhe më pas I shërbejmë.