Receta e ditës - Byrek me presh e patate dhe çorbë me oriz dhe kos / Pjesa e dytë

12 Shkurt 2019, 14:17

Receta e dytë: Çorbë me oriz dhe kos

Përbërësit:

1 litër lëng pule

2 filxhan kafe oriz

1 tas kos

2 të verdha veze

Kripë dhe piper i zi

40 gr gjalp

1 lugë kafe piper i kuq

2 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Vendosim ujin të valojë. Shtojmë copët e pulës dhe e lëmë të ziejë deri sat ë shkëputet mishi nga kocka. Kullojmë atë në sitë.

Shtojmë në lëngun e pulës orizin e shpëlarë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta bashkë me copat e mishit.

Trazojmë të verdhat e vezëve dhe kosin e më pas shtojmë pak nga pak nga lëngu i mishit. Më pas i trazojmë të gjitha së bashku duke shtuar edhe mjadanozin. Më pas fikim zjarrin dhe e lëmë të ziejë ngadalë.

Në fund shkrijmë gjalpin, shtojmë në të ½ lugë kafe piper të kuq dhe ia shtojmë sipër supës. Më pas e servirim të ngrohtë.