Çomlek me mish
Përbërësit:
4-6 racione mish viçi
2 qepë mesatare
1 kg qepë të vogla
2 kokërr hudhër
Dafinë
1 lugë gjelle salsë (konsentrat)
1 gotë verë e kuqe
Piper i zi kokërr
Vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato duke i lënë të plota nëse janë të vogla, sa një arrë e madhe, në rast të kundërt i presim në katërsh.
2 qepët mesatare i grijmë shumë hollë.
Vendosim pak vaj në tigan dhe skuqim mishin derisa të marrë pak ngjyrë dhe shtojmë qepët e grira hollë, i kavardisim së bashku me mishin derisa qepa të fillojë të zverdhet dhe të shkrihet pak.
Paralel në një tigan tjetër me pak vaj kavardisim qepët e vogla (sa një arrë) derisa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në një tenxhere ku kemi mishin, qepët, shtojmë hudhrat, i përziejmë së bashku dhe i shuajmë me verë. E lëmë sa vera të avullojë dhe shtojmë dafinën. Hollojmë salsën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë 5-6 kokrra piper të zi, kripë dhe piper nga mulliri dhe një gotë ujë të valuar. Mbyllim kapakun. Ulim temperaturën në nivel mesatar dhe e lemë të ziejë derisa mishi dhe qepa të kenë zier plotësisht. Kjo recetë mund të përfundojë në tenxhere, por në momentin e fundit që bashkojmë përbërësit mund t’i vendosim në një tavë dhe pasi ta kemi mbuluar me letër alumini mund ta vendosim për dy orë në temperaturë 190 gradë Celsius.